Mattheo 28

28
Krie e njëzetetetëtë
1E të shëtunë mbrëma, kur nisi të kdhihej e Diela, e para ditë e javësë, erdhi Magdhalini Maria edhe tjatëra Maria të shihnë varrë.
2E na, e u bë tërmet i madh, se ëngjëll’ i Zotit zbriti nga Qielli, e erdhi e rrukullisi gurë nga dera e varrit, e rrij sipër mbi të.
3E qe bukuria e tij posi vetëtimë, e të veshurit’ e tij të bardhë posi zbora.
4E nga frik’ e tij u druadhë ata që ruaijnë, e u bënë posi të vdekurë.
5E ëngjëlli u përgjegj, e u thotë gravet: Mos u trëmbni ju, se un’ e di që kërkoni Iisunë të mbërthierinë ndë Kruq.
6Nuk’ është këtu, po u ngjall, sikundrë tha. Ejani e shihni vëndnë tek qe Zoti.
7E hajdeni këtë çast, e thoi mathitivet së tij, se u ngjall nga të vdekuritë, e ja vete më përpara nga juvet ndë Galileë, atje do ta shihni atë. Ja, ua thaçë juvet.
8E duallë atë çast nga varri me frikë edhe me gaz të madh, e vanë me vrap t’u rrëfeijnë mathitivet së tij.
9E tek veijnë t’u rrëfeijnë mathitivet së tij, na, e u duall përpara nd’ato Iisui, e u tha: Gëzoni. Edhe ato u qasnë e i zunë këmbët’ e tij, e ju falë.
10Atëherë u thot’ ature Iisui: Mos u trëmbni, po hajdeni, e rrëfeni vëllazëret së mi, të vijënë ndë Galileë, e atje do të më shohënë.
11E kur veijn’ ato, na ca nga trimatë që ruaijnë, si erdhë ndë qutet, dëftuanë ndë të parët’ e priftëret gjith’ ato që u bënë.
12E si u mbëjuadhë bashkë me pleqësinë, e bënë mushavere, u dhanë trimavet shumë asprë.
13E u thanë: Të thoi se mathitit’ e tij erdhë natënë, kur flërëm navet, e e vuadhë atë.
14E nd’u digjoftë këjo nde igjemoni, nevet e çutjëmë atë, e juvet u bëjëmë të mos keni ndonjë të keq.
15Edhe ata si muarë asprëtë bënë sikundr’ i mpsuanë, e dolli këjo fjalë nga çifutë ngjera sot.
16E të dimbëdhjetë mathitetë vanë ndë Galileë, ndë mal që u tha Iisui ature.
17E si e panë atë, ju falë, e ca qenë me di mënd.
18E si erdhi afër Iisui, u foli ature, e u tha: M’u dha çdo urdhër ndë Qiell edhe ndë dhe.
19Hajdeni adha, e dhidhaksni gjithë filitë, e t’i pagëzoni ata nd’ëmër të Jatit, edhe të Birit, edhe të Shënjtit Sh(p)irt.
20E dhidhaksni ata të ruajënë gjithë sa u porsita juvet, e ja, unë jam me juvet gjithë ditë, ngjera ndë të sosurë të jetësë. Vërtet.

المحددات الحالية:

Mattheo 28: ALTMK27

تمييز النص

شارك

نسخ

None

هل تريد حفظ أبرز أعمالك على جميع أجهزتك؟ قم بالتسجيل أو تسجيل الدخول