Marko 4

4
Krie e katërtë
1E përsëri nisi të dhidhaks mb’anë të detit, e u mbëjuadhë nde ai shumë turmë, kaqë sa hiri ai mbë një varkë, e rrijte mbë det, e gjithë turma rrijnë mbë dhe mb’anë të detit.
2E i dhidhaks ata shumë me paravolira, e u thosh ature mbë dhidhahi të tij:
3Digjoni, na, dolli bujku për të mbjellë.
4E u bë tek mbillte, ca farë ra mb’udhë, e erdhë zogjt’ e Qiellit e e hangrë atë.
5E tjatër ra mbë vënd që qenë gurë, atje tek s’qe bajtë shumë, e sepse nukë kish dhe të thellë biu menjëherë.
6E si leu Dielli, u shkrumbua nga vapa, e sepse nukë kish rrënjë, u tha.
7E tjatër ra mbi gjëmba, e u madhuanë gjëmbatë, e e mbitnë atë, e nukë zuri bukë.
8E tjatër ra mbi dhe të mirë, e dha farë që hipën, e u shtua, e bëri ku një tridhjetë, e ku një gjashtëdhjetë, e ku një njëqind.
9E u thosh ature: Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
10E kur mbeti vetëmë, e pien’ atë ata që qenë pranë tij bashkë me të dimbëdhjetë paravolinë.
11E u thosh ature: Juvet u është dhënë të njihni të fshehurat’ e mbretërisë. E mb’ata të jashtësmitë të gjitha me paravolira bënenë.
12Që tuke parë të shohënë, e të mos kupëtojënë, e tuke ndierë me veshë të ndiejënë, e të mos digjojënë, që të mos vijënë ndë mënd, e t’u ndëjenenë fajet’ e ture.
13E u thot’ ature: Nuk e dini këtë paravoli? E po qish do të njihni gjithë paravolitë?
14Ai që mbjell fjalënë, është bujku.
15E ata që u mbuallë mb’anë t’ udhësë, jan’ ata që mbilletë fjala, po si e digjojënë, atë çast vjen satanai, e ua mer fjalënë që është mbjellë ndë zëmëra të ture.
16Ashtu jan’ edhe këta që u mbuallë mbë vënd që qenë gurë. Ata kur digjojënë fjalënë, e marrënë menjëherë atë me gëzim.
17E nukë kanë rrënjë mbë vetëhe të ture, po janë për pak kohë, e kur bënetë shtrëngim, a ndjekëjë për fjalë, skandhalisenë menjëherë.
18E këta që janë mbjellë mbë gjëmba, jan’ ata që digjojënë fjalënë.
19Po të lakëmuarit’ e kësaj jetet, edhe të gënjierit’ e gjërit, edhe dëshërimetë që kanë mbë të tjera, si ju hijënë brenda, e mbitjënë fjalënë, e bënetë e pavëjierë.
20E këta që janë mbjellë mbë dhe të mirë jan’ ata, që digjojënë fjalënë, e marënë, e bëjënë farë, cili tridhjetë, e cili gjashtëdhjetë, e cili njëqind.
21E u thosh ature: Mos vjen fotía që të vihetë ndënë shinik, a ndënë shtrat? Nukë vjen për të vënë mbi shambdan?
22Se nuk’ është ndonjë e fshehurë që të mos dalë mbë mejdan, a u bë ndonjë e fshehurë që nuk’ u çfaq.
23Ai që ka veshë për të digjuarë, le të digjojë.
24E u thosh ature: Viri re mirë mb’ato që digjoni. Me atë matës që matni, me atë do t’u matetë edhe juvet, edhe do t’u shtonetë juvet që digjoni.
25Se atij që ka do t’i ipetë edhe tjatër, e atij që s’ka, edhe ajo që ka do t’i mirretë prej si.
26E thoshte: Kështu është mbretëria e Perndisë, si një njeri që të shtjerë farënë mbë dhe.
27E flë, e ngrihetë nat’ e ditë, e fara bin e rritetë, kur ai s’e di.
28Sepse vetiut dheu pjell, më përpara bar, pastaj kalli, e më pastaj plot me koqe.
29E si të zërë bukë, atëherë dërgon drapërinë, se erdhi të korrëtë.
30E thoshte: Me çfarë njeri ta bëjëmë të gjajë mbretëria e Perndisë? A me ç’paravoli ta barabarisjëmë atë?
31Posi me një koqe të sinapit, që ajo kur mbilletë mbë dhe, është m’e vogëlë nga gjithë farëtë që janë mbi dhe.
32E kur të mbilletë, rritetë, e bënetë m’e madhe nga gjithë lakëratë, e bën dega të mëdha, kaqë që mundjënë zogjtë e Qiellit të bëjënë folera ndënë hie të saj.
33E me shumë paravolira të tila u flit ature dhidhahinë, sikundrë mundnë të digjoijnë.
34E pa paravoli nuk u flit ature; e kur mbetejnë vetëmë, ua ksijiste të gjitha mathitivet së tij.
35E si u err atë ditë, u thot’ ature: Le të hidhemi mb’anë të tejme të detit.
36E si lanë turmënë, e muarrë atë ndë varkë sikundrë ish, e me atë bashkë qenë edhe të tjera varka.
37E bënetë thëllim i madh mbë det nga era, e këceijnë tallazetë, e hijnë brënda ndë varkë, kaqë që për një çikëzë të mbushej.
38E ai qe mb’anë të prapësme të varkësë mbi një jastëk, e flijte, e e zgjuanë atë, e i thonë: Dhaskal, nukë të pret tij që mënjënd humbasëmë?
39E si u ngre, qërtoi erënë, edhe detit i tha: Pusho, mos u ndiej. E mbeti era, e u bë bunac’ e madhe.
40E u thot’ ature: Pse ini kështu trëmbëlakë? Qish nukë kini besë?
41E u frikuanë frikë të madhe, e thoshnë njeri me jatërinë: Vallë cili është kij, që edhe era, edhe deti e digjojënë?

المحددات الحالية:

Marko 4: ALTMK27

تمييز النص

شارك

نسخ

None

هل تريد حفظ أبرز أعمالك على جميع أجهزتك؟ قم بالتسجيل أو تسجيل الدخول