Edhe kur zunë njerëzitë të shumoheshinë mbi faqet të dheut, edhe bija u lintnë atyreve, atëhere të bijt’ e Perëndisë, kur panë të bijat’ e njerëzet se ishinë të bukura, muarrë gra për vetëhen’ e tyre nga të gjitha sa sgjodhë. Edhe Zoti tha: Nukë do të mbetetë përherë fryma ime bashkë me njerinë, sepse është mish; dit e ati do të jenë edhe një qint viet.
Nd’ato dit ishinë gjigantëtë mbi dhet, edhe pastaj si hynë të bijt’ e Perëndisë ndër të bijat e njerëzet, edhe ato u puallnë djem atyre; ata (ishinë) të fortëtë, burra me emër që moti.