1
Ligji i përtërirë 28:1
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
«Nëse vërtet e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe i mban e i zbaton të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot, ZOTI, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi çdo komb në tokë.
Compare
Explore Ligji i përtërirë 28:1
2
Ligji i përtërirë 28:2
Nëse e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, do të të mbulojnë e do të të përcjellin të gjitha këto bekime
Explore Ligji i përtërirë 28:2
3
Ligji i përtërirë 28:13
ZOTI do të të vërë në krye e jo në fund, do të ngrihesh vetëm lart e nuk do të biesh poshtë, nëse i dëgjon urdhërimet e ZOTIT, Perëndisë tënd, të cilat unë po të urdhëroj sot, që t'i mbash e t'i zbatosh.
Explore Ligji i përtërirë 28:13
4
Ligji i përtërirë 28:12
ZOTI do të ta hapë visarin e tij të begatshëm, qiellin, për t'i dhënë shiun e duhur tokës tënde e për të bekuar çdo punë të duarve të tua. Do t'u japësh hua shumë kombeve, ndërsa vetë nuk do të marrësh hua.
Explore Ligji i përtërirë 28:12
5
Ligji i përtërirë 28:7
ZOTI do t'i mundë armiqtë që ngrihen kundër teje. Nga një rrugë e vetme do të vijnë te ti, por nëpër shtatë rrugë do t'ia mbathin prej teje.
Explore Ligji i përtërirë 28:7
6
Ligji i përtërirë 28:8
ZOTI do ta dërgojë bekimin e tij mbi drithnikët e tu dhe gjithë punët e tua. Ai do të të bekojë në tokën që po të jep ZOTI, Perëndia yt.
Explore Ligji i përtërirë 28:8
7
Ligji i përtërirë 28:6
I bekuar do të jesh kur të mbërrish e i bekuar kur të nisesh.
Explore Ligji i përtërirë 28:6
8
Ligji i përtërirë 28:3
i bekuar do të jesh në qytet e i bekuar në fushë.
Explore Ligji i përtërirë 28:3
9
Ligji i përtërirë 28:4
I bekuar do të jetë fryti i barkut tënd, i dheut e i kafshëve të tua, pjella e qeve dhe të vegjlit e dhenve.
Explore Ligji i përtërirë 28:4
10
Ligji i përtërirë 28:9
ZOTI do të të bëjë popullin e tij të shenjtë, siç të premtoi, nëse i mban urdhërimet e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe ecën udhës së tij.
Explore Ligji i përtërirë 28:9
11
Ligji i përtërirë 28:5
E bekuar do të jetë shporta dhe magjja jote.
Explore Ligji i përtërirë 28:5
12
Ligji i përtërirë 28:11
ZOTI do të ta shtojë mirë frytin e barkut, të kafshëve dhe të dheut, në tokën për të cilën ZOTI iu betua etërve të tu se do të ta jepte ty.
Explore Ligji i përtërirë 28:11
13
Ligji i përtërirë 28:10
Mbarë popujt e tokës do të shohin se thirresh me emrin e ZOTIT e do të të kenë frikë.
Explore Ligji i përtërirë 28:10
14
Ligji i përtërirë 28:14
Mos u shmang as majtas, as djathtas nga të gjitha fjalët që të urdhërova sot e mos ndiq e mos u shërbe perëndive të tjerë.
Explore Ligji i përtërirë 28:14
15
Ligji i përtërirë 28:15
Nëse nuk e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe nuk i mban e nuk i zbaton të gjitha urdhërimet dhe rregullat e tij, të cilat unë po t'i urdhëroj sot, do të të mbulojnë e përcjellin të gjitha këto mallkime
Explore Ligji i përtërirë 28:15
Home
Bible
Plans
Videos