1
Jozuehu 1:9
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
A nuk të urdhërova të jesh i fortë e të kesh guxim? Mos ki, pra, frikë, sepse ZOTI, Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh».
Compare
Explore Jozuehu 1:9
2
Jozuehu 1:8
Mos e hiq nga goja librin e këtij ligji. Përsiate ditë e natë, që ta mbash e të bësh gjithçka është shkruar në të. Vetëm atëherë do të kesh mbarësi e begati.
Explore Jozuehu 1:8
3
Jozuehu 1:7
Ti veç ji i fortë e ki shumë guxim, që të mbash ligjin që të urdhëroi Moisiu, shërbëtori im, e të bësh gjithçka sipas tij. Mos iu shmang as djathtas e as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.
Explore Jozuehu 1:7
4
Jozuehu 1:5
Askush nuk do të të bëjë ballë sa të jesh gjallë. Do të jem me ty ashtu siç isha edhe me Moisiun dhe nuk do të të lë e as nuk do të të braktis.
Explore Jozuehu 1:5
5
Jozuehu 1:6
Ji i fortë e ki guxim, sepse ti do t'ia japësh për trashëgim këtij populli këtë tokë, për të cilën iu betova etërve të tyre se do t'ua jap.
Explore Jozuehu 1:6
6
Jozuehu 1:3
Po ju jap çdo vend ku t'ju shkelë shputa e këmbës, ashtu siç i thashë Moisiut.
Explore Jozuehu 1:3
7
Jozuehu 1:2
«Moisiu, shërbëtori im, vdiq. Tani, ngrihu e kalo Jordanin bashkë me gjithë popullin për në tokën që po u jap bijve të Izraelit.
Explore Jozuehu 1:2
8
Jozuehu 1:1
Pas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të ZOTIT, ZOTI foli me Jozuehun, birin e Nunit dhe ndihmësin e Moisiut, e i tha
Explore Jozuehu 1:1
9
Jozuehu 1:4
Që nga shkretëtira e nga Libani e deri në lumin e madh Eufrat, gjithë toka e hititëve deri në detin e madh, ku perëndon dielli, do të jetë toka juaj.
Explore Jozuehu 1:4
10
Jozuehu 1:18
Kush nuk ta dëgjon fjalën e nuk u bindet urdhrave të tu do të vritet. Ji i fortë, pra, e ki guxim».
Explore Jozuehu 1:18
11
Jozuehu 1:11
«Kaloni përmes fushimit e jepini popullit këtë urdhër: “Bëni gati ushqimet, sepse pas tri ditësh do të kaloni Jordanin, për të pushtuar tokën, që ZOTI, Perëndia juaj, po ju jep si trashëgimi”».
Explore Jozuehu 1:11
Home
Bible
Plans
Videos