1
Ligji i Përtërirë 28:1
Bibla Shqip 1994
"Tani, në rast se ti i bindesh me zell zërit të Zotit, Perëndisë tënd, duke pasur kujdes të zbatosh tërë urdhërimet e tij që sot unë po të urdhëroj, do të ndodhë që Zoti, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi të gjitha kombet e dheut
Compare
Explore Ligji i Përtërirë 28:1
2
Ligji i Përtërirë 28:2
të gjitha këto bekime do të bien mbi ty dhe do të të zënë, në rast se dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd
Explore Ligji i Përtërirë 28:2
3
Ligji i Përtërirë 28:13
Zoti do të bëjë që të jesh koka dhe jo bishti, dhe do të jesh gjithnjë lart dhe kurrë poshtë, në rast se u bindesh urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tënd, që sot të urdhëron t'i respektosh dhe t'i zbatosh në praktikë.
Explore Ligji i Përtërirë 28:13
4
Ligji i Përtërirë 28:12
Zoti do të hapë për ty qiellin, thesarin e tij të mirë, për t'i dhënë tokës sate shiun në kohën e duhur dhe për të bekuar veprën e duarve të tua; ti do t'u japësh hua shumë kombeve, por nuk do të marrësh asgjë hua.
Explore Ligji i Përtërirë 28:12
5
Ligji i Përtërirë 28:7
Zoti do të veprojë në mënyrë që armiqtë e tu, që ngrihen kundër teje, të munden para teje; do të dalin kundër teje nëpër një rrugë, por do të ikin para teje nëpër shtatë rrugë.
Explore Ligji i Përtërirë 28:7
6
Ligji i Përtërirë 28:8
Dhe Zoti do ta urdhërojë bekimin të ndodhet mbi ty në hambarët e tu dhe mbi të gjitha ato gjëra ku ti do të vësh dorë; dhe do të të bekojë në vendin që Zoti, Perëndia yt, të jep.
Explore Ligji i Përtërirë 28:8
7
Ligji i Përtërirë 28:6
Do të jesh i bekuar kur hyn dhe i bekuar kur del.
Explore Ligji i Përtërirë 28:6
8
Ligji i Përtërirë 28:3
Do të jesh i bekuar në qytete dhe në fshatra.
Explore Ligji i Përtërirë 28:3
9
Ligji i Përtërirë 28:4
I bekuar do të jetë edhe fryti i barkut tënd, fryti i tokës dhe i bagëtisë sate, pjelljet e lopëve të tua dhe fryti i deleve të tua.
Explore Ligji i Përtërirë 28:4
10
Ligji i Përtërirë 28:9
Zoti do të të vendosë në mënyrë që të jesh për të një popull i shenjtë, ashtu si të është betuar, në qoftë se do të respektosh urdhërimet e Zotit, Perëndisë tënd, dhe do të ecësh në rrugët e tij
Explore Ligji i Përtërirë 28:9
11
Ligji i Përtërirë 28:5
Të bekuara do të jenë shporta dhe magjja jote.
Explore Ligji i Përtërirë 28:5
12
Ligji i Përtërirë 28:11
Zoti, Perëndia yt, do të të mbushë me të mira, me frytin e barkut tënd, me frytin e bagëtisë sate dhe me frytin e tokës sate në vendin që Zoti u betua t'u japë etërve të tu.
Explore Ligji i Përtërirë 28:11
13
Ligji i Përtërirë 28:10
kështu tërë popujt e dheut do të shohin që ti je i thirrur me emrin e Zotit, dhe do të kenë frikë prej teje.
Explore Ligji i Përtërirë 28:10
14
Ligji i Përtërirë 28:14
Kështu nuk do të shmangesh as djathtas, as majtas nga asnjë prej fjalëve që sot ju urdhëroj, për të shkuar pas perëndive të tjera dhe për t'u shërbyer atyre.
Explore Ligji i Përtërirë 28:14
15
Ligji i Përtërirë 28:15
Por në rast se nuk i bindesh zërit të Zotit, Perëndisë tënd, për të respektuar me kujdes të gjitha urdhërimet dhe të gjitha statutet e tij që sot të urdhëroj, do të ndodhë që të gjitha këto mallkime do të bien mbi ty dhe do të të gjejnë.
Explore Ligji i Përtërirë 28:15
Home
Bible
Plans
Videos