Ioanni 15
15
Krie e pesëmbëdhjetëtë
1Unë jam vështi i vërtetë, e jati im është bujku.
2Çdo dhri që nukë bën tek u pemmë, e hedh posht’ atë. E çdo dhri që bën pemmë, e qëron atë, që të bëjë më shumë pemmë.
3Ju ndashti jini të qëruarë me anë të fjalësë që u thaçë juvet.
4Qëndroni mbë mua, edhe unë mbë ju. Sikundrë dhria nukë mund nga vetëheja të bëjë pemë ndë mos qëndroftë ndë vështë, kështu edhe juvet ndë mos qëndrofi tek u.
5Unë jam vështi e juvet dhritë. Ai që qëndron mbë mua e mb’atë që qëndroj unë, kij bën shumë pemmë, sepse pa mua nukë mundni të bëni fare gjë.
6Ai që të mos qëndrojë tek unë, do të hidhetë poshtë posi dhria e do të thahetë, e i mbëjedhënë ato e i vënë mbë zjar e digjenë.
7Ndë qëndrofçi mbë mua, e fjalët’ e mia të qëndrojënë me juvet, çdofarë punë të doi e të kërkoni, do t’u bënetë juvet.
8Mbë këtë u lëvdua babai im, që të bëni shumë pemmë, e të bëneni mathiti të mitë.
9Sikundrë më deshi mua babai, ashtu edhe unë u desha juvet, qëndroni ndë dashuri time.
10E ndë ruajtishi porsit’ e mia, do të qëndroni ndë dashuri time, sikundrë ruaj unë porsit’ e babait sim, e qëndroj ndë dashuri të tij.
11Këto u thaçë juvet, që të gëzoni ju gëzimnë tim, e gëzimi juaj të jetë i plotë.
12Këjo është porsia ime, që të doi njeri-jatërinë, sikundrë u desha juvet.
13Ndonjë nukë ka më të madhe dashuri se këjo, që të lërë njeri kokënë për miq të tij.
14Juvet miq të mitë jini ndë bëfçi ato që porsit unë juvet.
15Nuk’ u thërres më juvet shërbëtorë, se shërbëtori nukë di se ç’bën zoti i tij, po unë u thaçë juvet miq, sepse gjith’ ato që digjova nga babai im, u dëftova juvet.
16Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
17Këto u porsit juvet, që të doi njeri-jatërinë.
18Ndë u urren juvet bota, e diji që përpara nga juvet më urreu mua.
19Të jeshëtë prej botet, bota duaj të duan punën’ e saj; po sepse s’jini prej botësë, po un’ u kam zgjedhurë nga mesi botësë, andaj u urren juvet bota.
20Mbani mënd fjalënë që u thaçë unë juvet: s’është kopil m’i madh se zoti i tij. Ndë ndoqnë mua, do të ndjekënë edhe juvet. Ndë ruajtinë fjalënë time, do të ruajnë edhe tuajnë.
21Po gjithë këto do t’ua bëjënë juvet për sebep të ëmërit sim, sepse nuk’ e dinë atë që më dërgoi mua.
22Të mos keshë ardhurë e të mos u keshë thën’ ature, do të mos kishnë faj; ma ndashti profas nukë kanë për faj të ture.
23Ai që urren mua, edhe babanë tim urren.
24Të mos keshë pasurë bërë mb’ata punëra të tila që kurrë njeri s’i bëri, do të mos kishnë faj, ma ndashti edhe i panë, edhe më urrenë edhe mua edhe babanë tim.
25Po duhetë të dalë e vërtetë ajo fjalë që është shkruarë ndë nom të ture: Më urrenë pa tutje pa tëhu.
26Ma kur të vijë Paraklitoi, që do t’u dërgoj unë juvet nga babai (Shpirti i së vërtetësë që ekporepsetë nga babai), ai do të a pë martiri për mua.
27Edhe ju ipni martiri, sepse jini me mua që mbë të nisurë.
Currently Selected:
Ioanni 15: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.

: