YouVersion Logo
Search Icon

Lluka 10

10
Krie e dhjetëtë
1Pasandaj zgjodhi Zoti edhe shtatëdhjetë të tjerë, e i dërgoi ata përpara faqesë tij, nga di e di, ndë çdo qutet e vënd që duan të vij ai.
2E u thosh ature: Të korrëtë është shumë, po korrësitë janë të pakë; lutuni adha zotit të së korrit, që të dërgojë argatë ndë të korrë të tij.
3Hajdeni, ja, u dërgoj juvet unë posi shtjera ndë mes të ujqet.
4Mos mbai me vetëhe as kuletë, as trajstë, as këpucë, e as të mos hjeretisni ndonjë mb’udhë.
5E ndë çdo shtëpi që të hini, protoparë thoi: Paqia qoftë ndë këtë shtëpi.
6E ndë qoft’ atje ndonjë bir i paqit, do të prëhetë me të paqia juaj, e ndë mos, do të kthenetë paqia mbë juvet.
7E mb’atë shtëpi mbeti, e hai, e pii, nga ajo që kanë, sepse argati ësht’ i zoti për pagë të tij; e mos ngrihi nga shtëpi mbë tjatër shtëpi.
8E mbë çdo qutet që të hini e që të u dheksjënë juvet, hai nga ato që t’u vënë përpara juvet.
9E shëroni të sëmurët’ e saj, e thoi ature, që u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë.
10E ndë çdo qutet që të hini e të mos u dheksjënë juvet, si të dili ndë rrugëra të saj thoi:
11Edhe pluhurinë që qe kolisurë ndë navet nga quteti juaj, ua shkundjëmë juvet; po që të diji se u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë.
12E u thom juvet, se më i leh është mundimi i Sodhomësë mb’atë ditë, se atij qutetit.
13E ve mbë tij, o Horazin, ve mbë ti o Vithsaidha, se të qenë bërë ndë Tiro e ndë Sidhonë çuditë që u bënë ndër ju, që njëherë do të qenë pushtruarë me thes, e do të rrijnë ndë hi të metanoisnë.
14Po Tirosë edhe Sidhonësë më i leh do t’u jetë mundimi ndë ditë të gjuqit, se juvet.
15Edhe ti Kapernaum, që u ngrijte ngjera mbë Qiell, do të dërmoç ngjera mbë pisë.
16Ai që u digjon juvet, digjon mua, e ai që ksenderon juvet, ksenderon mua; e ai që ksenderon mua, ksenderon atë që më dërgoi mua.
17E u kthienë të shtatëdhjetë me gëzim, e i thonë: Zot, edhe të paudhëtë na digjojënë navet mb’ëmër tënd.
18E u thot’ ature: E shohë satananë që bij nga Qielli posi shkrepëtimë.
19E ja u ap juvet eksusi të shkelni mbi gjërpinj, e mbi sfurqe, edhe mbi gjithë fuqi të armikut, e do të mos u dëmëtojë juvet ndonjë punë.
20Po për këtë mos u gëzoni se ju digjojënë juvet të paudhëtë, po të gëzoneni më tepër se ëmëretë tuaj u janë shkruarë ndë Qiell.
21E atë çast u mbush gëzim prej Shënjtit Shpirt Iisui, e tha: Lëvdim mbë ti, baba, Zot i Qiellit edhe i dheut, sepse i fshehe këto nga sofotë e të kupëtuaritë, e i zbulove ato ndë të vogjëj. Kështu ësht’ o Jat, se ashtu të pëlqeu ti.
22M’u dhanë gjithë punëratë nga babai im; e ndonjë nukë njeh ç’është i biri, përveçme jati, edhe ç’është i jati, përveçme biri, edhe ai që të dojë biri të ja zbulojë.
23E si u kthie prej mathitivet u thotë mbënjanë: Lum ato si që shohënë ato që shihni juvet.
24Se u thom juvet, që shumë profitër e mbretër deshnë të shihnë ato që shihni juvet, e nuk’ i panë; e të digjoijnë ato që digjoni, e nuk’ i digjuanë.
25E ja, e u ngre një dhaskal i nomit, për të guciturë atë, e i thotë: Dhaskal, ç’të bëj që të marr pjesë jetën’ e pasosurë?
26Edhe ai i thot’ atij: Ndë nom ç’është shkruarë? Qish dhiavas tij?
27Edhe ai u përgjegj, e i thotë: Të duaç Zotnë Perndinë tënde me gjithë zëmërë tënde, edhe me gjithë Shpirt tënd, edhe me gjithë fuqi tënde, edhe me gjithë mëndie tënd; edhe gjitonë tënd si edhe vetëhenë tënde.
28E i thot’ atij: Mirë u përgjegje. Këtë bën e do të rroç.
29Edhe ai si duan të dëfton vetëhen’ e tij të drejtë, i thot’ Iisuit: E cili është gjitoni im?
30Edhe Iisui mori fjalënë, e i thotë: Një njeri zbrit nga Ierusalimi ndë Ieriho, e ra mbë kusarë; e ata e ropn’ atë, e si e bënë gjithë plaga, e lanë të vdekurë përgjismë, e iknë.
31E u ndodh të shkon mb’atë udhë një prift, e si e pa atë, la udhënë, e shkoi.
32Ashtu edhe një Levit, si erdhi mb’atë vënd e e pa, shkoi përpara.
33Ma një Samarit që shkon udhësë tij, arriu tek ai, e si e pa atë, i erdhi keq për të.
34E ju qas e i lidhi plagat’ e tij, e i derdhi mbi to vaj edhe verë; e si e hipi atë mbë kafshë të tij, e shpuri ndë han, e e pati kujdes.
35E ditën’ e pastajme nxori di dhinarë, e ja dha hanxhiut, e i tha: Kije kujdes atë, e ç’të priç më tepër, kur të kthenem unë do të t’i ap tij.
36Cili dha nga këta të tre të duketë tij se ju bë gjiton atij që ra mbë kusarë?
37Edhe kij i thotë: Ai që bëri mbë të të mirëtë. Edhe Iisui i thot’ atij: Hajde dha, e bën edhe ti të tilatë.
38E u bë kur ecëijnë ata mb’udhë, e ai hiri ndë një fshat, e një grua që quhej Marthë, e priti atë mbë shtëpi të saj.
39E këjo kish një motrë që quhej Marië, e këjo si ndënji mbanë këmbëvet së Iisuit, digjon fjalën’ e tij.
40E Martha mundonej shumë ndë punë të shtëpisë; e dolli përpara, (e) thotë: Zot, nukë ke kujdes që motra ime më la vetëmë të punoj? Thuaj dha asaj të m’apë dorë e të më ndihjë.
41Edhe Iisui u përgjegj, e i tha asaj: Marthë, Marthë, ti holias, e vjen rrotullë për shumë punëra.
42Ndonëse një punë vetëmë lipsetë, e Maria zgjodhi më të mirënë pjesë, që do të mos mirretë nga ajo.

Currently Selected:

Lluka 10: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in