YouVersion Logo
Search Icon

Mattheo 9

9
Krie e nëntëtë
1E si hiri ndë varkë u hodh përtej, e vate ndë qutet të tij.
2E atë çast i prunë një të mbajturë (paralitikò) që lëngon ndë shtrat, e si pa Iisui besën’ e ture, i thotë së mbajturit: Mos u trëmb, bir, të qofinë ndëjierë fajet’ e tua.
3Ahiere ca nga të dhiavasuritë, thanë me vetëhe të ture: Kij njeri vllasfimis.
4Edhe Iisui si kupëtoi ato që mëndoneshinë ata me vetëhe, u tha: Pse juvet kujtoni ato të këqia ndë zëmëra tuaj?
5Cila është m’e kollajtë të thom: Të qofinë ndëjierë fajetë. A të thom: Ngreu, e ecë.
6Po që të shihni se i biri i njeriut ka urdhër mbi dhe të ndëjejë fajetë (atëherë i thotë së mbajturit): Ngreu e merr mbë krahë shtranë tënd, e ecë ndë shtëpi tënde.
7E si u ngre, vate ndë shtëpi të tij.
8E bota gjithë si panë këtë u çuditnë, e lëvdoijnë Perndinë, që dha të tillë eksusia ndë njerëz.
9E si shkon Iisui atje pa një njeri që rrij ndë kumerq, e quhej Mattheo, e i tha: Eja pas meje. Edhe ai si u ngre, vate pas sij.
10E u bë si erdhi Iisui, e ndënji ndë shtëpi t’atij, na, erdhë shumë kumerqarë edhe fajëtorë, e ndejnë bashkë me Iisunë edhe me mathitit’ e tij.
11E si panë Farisejtë, u thanë mathitivet së tij: Pse Dhaskali juaj ha bukë me kumerqarë, e me fajëtorë?
12Edhe Iisui si digjoi, u tha ature: Ata që janë të shëndoshë nukë duhenë jatro, po ata që janë të sëmurë.
13Hajdeni, e mpsoni ç’është: Eleimosin dua, e jo kurban; se nuk’ arçë të thërres ndë metani të drejtitë, po fajëtorëtë.
14Atëherë erdhë nde ai mathitit’ e Ioannit, e i thanë: Pse na edhe Farisejtë agjërojëmë shumë, e ma(thi)tit’ e tua nuk’ agjërojënë?
15E u tha ature Iisui: Mos mundjënë ata që ftonenë ndë dasmë t’agjërojënë, e të helmonenë, ngjera sa gjëndetë me ta bashkë dhëndëri? Po do të vijënë dit, kur të ngrihetë nga ata dhëndëri, e ahiere do t’agjërojënë.
16E ndonjë njeri nukë qep kurrë mbi rrobë të vjetërë mballomë të palarë, e të pafërkuarë, se ajo do të ngrerë anët’ e rrobësë vjetërë e do të bënetë më likshtë të çjerëtë.
17As ndë kaçupe të vjetëra vënë verë të re, ma ndë vufshinë, edhe kaçupetë çirenë, edhe vera derdhetë; po verë të re, vënë ndë kaçupe të ra, e ruhenë që të dia.
18E kur thosh ai këto nd’ata, na, e erdhi një Arhond, e i falej atij, e i thosh, se vashëza ime ndashti më parë më vdiq, po eja e vurë mbi të dorënë tënde, e do të ngjalletë.
19Edhe Iisui u ngre e vate pas tij, edhe mathitit e tij.
20E ja një grua që qe sëmurë dimbëdhjetë vjet nga të rrjedhurit’ e gjakut, erdhi prapazë, e i zu anën’ e rrobësë tij.
21E thosh me vetëhe të saj: Ndë mundça të zë vetëmë rrobën’ e tij do të shëronem.
22Edhe Iisui si u kthe, e pa atë, i tha: Mos u trëmb, bijë, se besa jote të shëroi ti. E u shërua gruaja që atë sahat.
23E si erdhi Iisui ndë shtëpi t’Arhondit, e pa mirollojisratë me fllojere, edhe botënë që bëijnë gjëmë të madhe.
24U tha ature: Ikëni sepse vashëza nukë vdiq, po flë. E ata përqeshnë me të.
25E si duallë jashtë bota, hiri brënda, e zuri dorën’ e saj, e u ngre vashëza.
26E këjo thavmë u digjua mbë gjith’ atë dhe.
27E si shkon atje Iisui vijnë pas si di të verbërë, tuke thirturë, e tuke thënë: O bir i Dhavidhit, eleisna edhe navet.
28E si erdhi ndë shtëpi, erdhë afër tij të verbëritë, e u tha ature: Besoni juvet se unë mund të bëj këtë? Edhe ata i than’ atij: Besojëmë, Zot.
29Ahiere u zu me dorë sit’ e ture, e u tha: Sikundrë besoni juvet, le të bënetë ndë ju.
30E u hapnë sit’ e ture, e Iisui i porsiti me foveri, e u tha: Vështoni, të mos ta digjojë njeri.
31Po ata si iknë ateje, vanë e qiriksnë atë mbë gjith’ atë dhe.
32E si iknë ateje, na, e prunë nde ai një njeri vuv, të shurdhërë, edhe të dhemonisurë.
33E si dolli i paudhi, foli vuvi e gjithë bota u çuditnë, e thoshnë se kurrë nuk’ u duk ndonjë e tillë ndë Israil.
34E Farisejtë thoshnë, se me fuqi të parit së paudhëvet, nxjer të paudhëtë.
35E Iisui gjezdis ndëpër gjithë qutete e ndë fshatëra, tuke dhidhaksurë Ungjilln’ e mbretërisë, e tuke shëruarë çdo sëmundë, e çdo të ligë të llaoit.
36E si pa turmëtë, i erdhi likshtë për ta, se qenë lodhurë e përhapurë posi dhëntë që s’kanë çoban.
37Atëherë u tha mathitivet së tij, se të korrëtë është shumë, e ata që kuarjënë janë të pakë.
38Lutuni dha Zotit të së korrit, që të nxjerë ergatë ndë të korrë të tij.

Currently Selected:

Mattheo 9: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in