YouVersion Logo
Search Icon

Marko 13

13
Krie e trembëdhjetëtë
1E kur dilte ai nga Ieroi, i thot’ atij një nga mathitit’ e tij: Dhaskal, shih çfarë gurë, edhe çfarë të dërtuara janë!
2Edhe Iisui u përgjegj, e i tha atij: Sheh këto binara të mëdha? Do të mos mbetetë gur mbi gur, që të mos gremisetë.
3E si rrijte ai ndë mal t’Ullinjet, karshi Ieroit, e pietn’ atë mbënjanë Petrua, edhe Iakovoi, edhe Ioanni, edhe Andhrea.
4Thuajna navet kur do të bënenë këto, e cili është nishani ahiere që do të bënenë gjithë këto?
5Edhe Iisui si u përgjegj mbë ta, nisi t’u thosh: Vështroni të mos u gënjejë juvet njeri.
6Se shumë do të vijënë mb’ëmër tim, e do të thonë se: unë jam, e do të gënjejënë shumë.
7E kur të ndieni luftëra, edhe zë të luftëravet, mos u trëmni, se duhetë të bënenë këto, po s’ësht’ edhe të sosurit’ e jetësë.
8Se do të ngrihetë fili sipër mbi fili, e mbretëri sipër mbi mbretëri, e do të bënenë tërmete ndë ca vënde, edhe do të bënetë ujë edhe nakatosira.
9Këto jan nisëjat’ e pikëllimit, po juvet ruajni vetëhenë tuaj; se do t’u apënë juvet ndë gjukatës, e ndë mbëjedhëja do të rriheni, e do të dili përpara zotërinjet e mbretëret për mua, që t’u jetë martiri ature.
10E do të qiriksetë më përpara Ungjilli ndë gjithë filira.
11E kur t’u apënë juvet, e t’u shpienë ndë hapsanë, mos u mëndoni më përpara ç’do të thoi, as mos u silloisni; po ajo që t’u ipetë juvet mb’atë kohë, atë thoi; se nukë ini juvet që flitni, po është Shënjti Shpirt.
12E do të apë ndë vdekëjë vëllai vëllanë, e jati birë, e do të ngrihenë djelmtë sipër mbi përinj, e do t’i vrasënë ata.
13E do të keni gjithë botënë armiq për ëmër tim; po ai që të durojë ngjera mb’anë, ai do të sosetë.
14E kur të shihni Idhollënë që dëfton të shkretuaritë, që tha profiti Dhaniil, që të rrijë tek nukë kish vënd (ai që dhiavas le të noisjë) ahiere ata që gjëndenë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male.
15Edhe ai që është mbi taracë, le të mos zbresë mbë shtëpi, as të mos hijë brënda të marrë gjë nga shtëpi e tij.
16Edhe ai që të gjëndetë ndë arë, le të mos kthenetë prapa të marrë rrobat’ e tij.
17E ve mb’ato gra që janë me barrë, edhe mb’ato që kanë djelm ndë sisë mb’ato dit.
18E lutuni të mos u bënetë t’ikuritë tuaj mbë dimër.
19Se mb’ato dit do të jetë shtrëngim i madh, kaqë që i tilli nuk’ u bë kurrë, që ndë të nisurë të diniasë që bëri Perndia ngjera ndashti, as mos u bëftë.
20E të mos kish shkurtuarë Zoti ditë, do të mos shpëtonte njeri, po për të zgjedhuritë, ata që zgjodhi, shkurtoi ditë.
21E ahiere ndë ju thashtë njeri juvet: Ja, këtu është Krishti a ja atje, mos besoni.
22Se do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane e çudira, për të gënjierë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.
23Po juvet vështroni, ja që ua thaçë juvet të gjitha më përpara.
24Po mb’ato dit, pas atij shtrëngimit Dielli do të erretë, edhe Hënëza do të mos apë dritën’ e saj.
25Edhe Ullet’ e Qiellit do të bienë, edhe fuqitë që janë ndër Qiell do të tundenë.
26E ahiere do të shohënë të bir e njeriut që vjen mbi mjergulla me shumë fuqi, edhe lëvdim.
27E atëherë do të dërgojë Ëngjejt’ e tij, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë nga an’ e dheut, ngjera mb’anë të Qiellit.
28E nga fiku mpsoni paravolinë: kur zbutenë degat’ e nxjer fletatë, e kupëtoni se afër është vera.
29Kështu edhe juvet, kur të shihni këto që të bënenë, njihni se afër është mbë dier.
30Me të vërteta u thom juvet, që do të mos shkojë kij brez, ngjera sa të bënenë gjithë këto.
31Qielltë edhe Dheu do të shkojënë, e fjalët’ e mia do të mos shkojënë.
32Po për atë ditë, edhe për atë sahat nukë di njeri, as ëngjëjtë që janë mbë Qiell, as i biri, përveçme jati vetëmë.
33Vështoni, mos flijni, e lutuni, se nukë dini kur është koha.
34Posi një njeri që vete ndë kseniti, e që la shtëpin’ e tij, e dha ndë kopij të tij urdhërinë, edhe nde cilido punën’ e tij, e portarë e porsiti të rrijë zgjuarë.
35Rriji dha zgjuarë (se nukë dini ç’kohë vjen i zoti shtëpisë, mbrëmanet, a ndë mes të natësë a kur thërret kokoshi, a ndë mëngjes).
36Se mos vijë papandehurë, e u gjejë juvet mbë gjumë.
37Këto që u thom juvet, ua thom gjithëvet, rriji zgjuarë.

Currently Selected:

Marko 13: ALTMK27

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in