të dalëtë 10:21-23
të dalëtë 10:21-23 AL1884
Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde mbë qiell, edhe do të bënet’ errësirë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, një errësirë që ndihetë. Edhe Moisiu ndejti dorën’ e ti mbë qiell, edhe u bë një errësirë e dëndurë mbë gjithë dhen’ e Egjyptërisë tri dit. Edhe nukë shihte njëri jatrinë, as nuk’ u ngre njeri nga vëndi i ti tri dit, po ndër të gjithë të bijt’ e Israilit ishte dritë ndëpër vëndet e atyreve.