15
1Pas këtyre punëve, erdhi fiala e Zotit te Avrami ndë të faniturë, e i tha: Mos u frikëso, Avram, unë (jam) mburonjësi yt, paga jote (do të jetë) fort e madhe.
2Edhe Avrami tha: O Zot Perëndi, ç’do të më apç, kur unë po shkonj pa dialë, edhe trashëgimtari i shtëpisë s’eme (është) ky Eliezeri nga Dhamaska? 3Prapë Avrami tha: Na tek nukë më dhe farë, edhe na tek do të më trashëgonjë (shërbëtori) i lindurë ndë shtëpi time. 4Edhe na fjala e Zotit (tek erdhi) te ay, e i tha: Nukë do të të trashëgonjë ky, po ay që do të dalë nga zorrët’ e tua, ay do të të trashëgonjë. 5Edhe e pruri atë jashtë, e i tha: Tashi vështro lart ndë qiell, edhe numëro yjetë, ndë munç t’i numëronjç ata; edhe i tha ati: Kështu do të jetë fara jote. 6Edhe ay i besoi Zotit, edhe iu njoh ati për dreitëri.
7Edhe i tha ati: Unë (jam) Zoti që të nxora nga Ura e Halldhevet, që të ap ty këtë dhe për trashëgim. 8Edhe ay tha: O Zot Perëndi, nga do ta njoh se kam për të trashëguar atë? 9Edhe (ay) i tha ati: Merrmë një mështierrë tre vieç, edhe një dhi tre vieç, edhe një dash tre vieç, edhe një turtull, edhe një pëllump. 10Edhe ay mori për atë të gjitha këto, edhe i çau ato ndë mest, edhe vuri gjithë-se-cilënë copë kundruell shoqesë saj, po zoqtë nuk’ i çau. 11Edhe sbritnë shpest’ e egrë mbi kurmat, edhe Avrami i dëboi ato.
12Edhe mbë të perënduarët të diellit, Avrami ra mbë një gjum të rëndë, edhe na një frikë fort e errëtë tek ra mbi atë. 13Edhe (Zoti) i tha Avramit: Ta diç me të vërtetë se fara jote do të rrijë ndë dhe të huajë që nuk’ ësht’ i tyre, edhe do t’i bënjënë shërbëtorë ata, edhe do t’i shtrëngonjën’ ata, katrë qint viet, 14po unë do të gjukonj atë komp që do të bënenë shërbëtorë tek ay, pastaj do të dalënë me gjë të madhe, 15po ti do të shkonjç te atëritë tu me paqtim, do të këllitesh ndë varr me pleqëri të mirë, 16edhe mbë të katrëtinë bres do të kthenenë këtu, sepse edhe nuk’ është mbushurë panomia e Amorrevet.
17Edhe kur perëndoi dielli, e u err fort, na një kuminë tek po nxirte tym, edhe një llambadhe ziarri, e cila depërtoi ndërmest atyre copavet që ishinë çarë dyshë.
18Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Avramnë, tuke thënë: Këtë dhe ja kam dhënë farësë sate, që nga lumi i Egjyptërisë, gjer ndë lum të math, ndë lum’ të Efratit,
19Kenetët’ e Kenezetët’, e Kedhmonetëtë, e Hettetët’, e Ferezetët’, e Rafaimëtë,
20e Amorrejt’, e Hanaanitët, e Gjergjesejt’, e Jevusejtë.