YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 39

39
1Edhe Josifnë’ e sbritnë ndë Egjyptëri, edhe Potifari i dredhuri i Faraonit, i pari ruanjëset (mbëretit), Egjyptiani, e bleu atë nga duart’ e Ismailitëve, të cilët’ e sbritnë atie.
2Edhe Zoti ishte bashkë me Josifnë, edhe (ay) ishte një njeri i mbarë, edhe gjëndej ndë shtëpi të zot, Egjyptianit. 3Edhe i zoti e pa, se Zoti (ishte) bashkë me atë, edhe Zoti ja bënte mbarë ndë duart t’ati gjithë ç’bënte. 4Edhe Josifi gjeti hirë përpara ati, edhe i shërbente, edhe e vuri atë të parë mbi shtëpit të ti, edhe dha ndër duart t’ati gjithë ç’kishte.
5Edhe që mb’atë herë, kur e vuri atë të parë mbi shtëpit të ti, edhe mbi gjithë ç’kishte, Zoti bekoi shtëpin’ e Egjyptianit për punë të Josifit, edhe bekimi i Zotit ishte mbë gjithë ç’kishte ndë shtëpit e nd’ arat. 6Edhe dha ndë duart të Josifit gjithë ç’kishte, edhe nukë donte asgjë nga gjëj’ e ti, veçe bukënë që hante, edhe Josifi ishte i hieshim, e i bukurë mbë të parët.
7Edhe pas këtyre punëve, gruaja e të zot shtiu syt’ e saj mbë Josifinë, edhe tha: Fli bashkë me mua. 8Po ay nukë donte, edhe i tha gruasë të zot: Na im zot te nukë njeh asgjë nga ato që janë bashkë me mua ndë shtëpit, edhe gjithë sa ka i dha ndë duart të mia,
9edhe s’është tiatërë më i math se unë ndë këtë shtëpi, as nuk’ është mbajturë për mua tietërë gjë përveç teje, sepse je gruaja e ati, edhe qysh të bënj këtë të keqe të madhe, e të fëlenj kundrë Perëndisë? 10Edhe (ajo) ndonëse i fliste përditë Josifit, po ky nuk’ i dëgjonte asaj të flinte bashkë me atë, që të përzihej bashkë me atë.
11Edhe një ditë (Josifi) hyri ndë shtëpi për të bërë punët’ e tia, edhe nuk’ (ishte) atie ndë shtëpi asndonjë nga njerëzit’ e shtëpisë. 12Edhe ajo e rrëmbeu atë prej rrobesh ati, e tha: Fli bashkë me mua, po ay la rroben’ e ti ndë duart t’asaj, edhe iku, e dolli jashtë. 13Edhe (ajo) kur pa, se la rroben’ e ti ndë duart t’asaj, e iku jashtë, 14u thirri njerëzet shtëpisë saj, e u foli edhe tha: Pa shihni, na pruri një njeri Evre të na turpëronjë, hyri tek unë për të fjeturë bashkë me mua, edhe unë klitha me zë të math, 15edhe posa dëgjoi se unë ngrita zën’ e thirra, la rroben’ e ti përpara meje edhe iku, e dolli jashtë.
16Edhe vu rroben’ e ti përanë vetëhesë, gjersa erdhi i zoti ndë shtëpi të ti. 17Edhe (ajo) i tha ati pas këtyre fialëve, tuke thënë: Shërbëtori Evreu, që na prure, hyri tek unë që të më turpëronte, 18edhe kur ngrita zënë, e thërrita, la rroben’ e ti përpara meje, e iku jashtë.
19Edhe i zoti kur dëgjoi fialët’ e së shoqesë, që i foli ati, e i tha: Kështu më bëri shërbëtori yt, iu ndes zemërimi.
20Edhe i zoti Josifit mori atë, edhe e hodhi ndë burk, nd’atë vënt tek ishinë mbyllë brënda të lidhurit’ e mbëretit, edhe mbeti atie ndë burgut. 21Po Zoti ishte bashkë me Josifnë, edhe i derthte përdëllim, e i epte hirë përpara të parit ruanjëset burgut. 22Edhe i pari ruanjëset burgut dha ndë duart të Josifit gjithë të lidhuritë që ishinë ndë burgut, edhe gjithë ç’bëneshin’ atie, ay (i) bënte.
23Edhe i pari ruanjëset burgut nukë vështronte asgjë nga ato (që ishinë) ndë duart t’ati, sepse Zoti (ishte) bashkë me atë, edhe Zoti ja bënte mbarë ati (gjithë) sa bënte.

Currently Selected:

të bërëtë 39: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in