YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 48

48
1Pas këtyre punëve, i thanë Josifit: Na yt atë tek është sëmurë. Edhe mori me vetëhe të dy të bijt’ e ti, Manassehunë edhe Efraiminë. 2Edhe i dhanë zë Jakovit, e i thanë: Na yt bir Josifi tek po vien te ti. Israili mori fuqi, edhe ndenji mbi shtrat. 3Edhe Jakovi i tha Josifit: Perëndia Fuqimadhi m’u duk ndë Lluz ndë dhe të Hanaanit, edhe më bekoi, 4edhe më tha: Na unë tek do të shtonj ty, e do të shumonj ty, edhe do të bënj ty për shumë gjëndëje, edhe do t’i ap këtë dhé farësë sate pas teje, për gjë të saj të përjetëshime. 5Tashi pra të dy bijt’ e tu, që të kanë lindurë ndë dhe të Egjyptërisë, pa ardhur’ unë te ti ndë Egjyptëri, janë të mitë, Efraimi edhe Manassehu do të jenë tek unë, posi Ruvini edhe Simeoni, 6edhe djemt’ e tu që të lintnjënë pas këtyre, do të jenë të tutë, do të kluhenë ndë trashëgim të tyre pas emërit vëllezëret tyre. 7Edhe unë kur po vinjam nga Padani, më vdiq Rahila mb’udhë ndë dhet të Hanaanit, kur na mbetej edhe pak udhë të harrinim ndë Efratha, edhe e kalla ndë varr atie ndë udhët të Efrathasë, e cila (është) Vithleema.
8Edhe Israili kur pa të bijt’ e Josifit, tha: Cilëtë (janë) këta? 9Edhe Josifi i tha t’et: Këta (janë) bijt’ e mi, që më dha Perëndia këtu. Edhe ay tha: Të lutem, bieri tek unë, që t’i bekonj. 10Edhe syt’ e Israilit shihninë rëndë nga pleqëria, nukë munt të shihte. Edhe i afroi ata tek ay, edhe (ay) i puthi ata, edhe i rroku mbë qafë ata. 11Edhe Israili i tha Josifit: Nukë shpërenjam të shihnjam syt’ e tu, edhe na Perëndia tek më dëfteu edhe farënë tënde. 12Edhe Josifi i nxori ata nga mezi i gjunjvet ati, edhe u unj me faqe përdhe. 13Edhe Josifi mori ata të dy, Efraimnë mbë të diathtë të ti, (e) mbë të mëngjërë të Israilit, edhe Manassehunë mbë të mëngjërë të ti, (e) mbë të diathtë të Israilit, edhe ja afroi ati. 14Edhe Israili ndejti të diathtën’ e ti, edhe e vuri mbi kryet të Efraimit, i cili (ishte) më i vogëli, edhe të mëngjërën’ e ti, mbi kryet të Manassehut, tuke shkëmbyerë duart’ e tia, sepse Manassehu (ishte) i paralinduri.
15Edhe bekoi Josifnë e tha: Perëndia, përpara të cilit ecnë atërit’ e mi Avraami edhe Isaaku, Perëndia i cili më kulloti që nga të linduritë tim gjer mbë këtë ditë,
16ëngjëlli që më shpëtoi nga gjithë të ligatë, bekoftë (këta) djem, edhe u kluajtë emëri im mbi ata, edhe emëri i atëravet mi Avraamit e Isaakut, edhe u shumofshinë shumicë e madhe mbi dhet!
17Edhe Josifi kur pa se i ati vuri dorën’ e diathtë mbi kryet të Efraimit, i erdhi rëndë, edhe rroku dorën’ e t’et, që t’ia hiqte nga kryet’ e Efraimit, e t’e vinte mbi kryet të Manassehut. 18Edhe Josifi i tha t’et: Mos kështu ata im, sepse ky (ësht’) i paralinduri, vërë të diathtënë mbi kryet t’ati. 19Po i ati nukë deshi, edhe tha: E di diali im, e di, edhe ky do të bënetë një gjëndëje, edhe ky do të bënet’ i math, po i vëllai ati më i vogëli do të jetë më i math se ay, edhe fara e ati do të bënetë shumicë kombesh. 20Edhe atë ditë i bekoi e tha: Perëndia të bëftë posi Efraimnë e posi Manassehunë! Edhe vuri Efraimnë përpara Manassehut.
21Edhe Israili i tha Josifit: Na unë tek po vdes, edhe Perëndia do të jetë bashkë me ju, edhe do t’u bierë juve përsëri ndë dhe të atëravet tuaj, 22edhe unë po të ap ty një piesë për vëllezërit’ e tu, të cilën’ e mora nga dora e Amoritëvet me kordhënë time e me harkunë tim.

Currently Selected:

të bërëtë 48: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in