YouVersion Logo
Search Icon

të bërëtë 50

50
1Edhe Josifi ra mbi faqet t’et, e klau mbi atë, edhe e puthi. 2Edhe Josifi urdhëroi shërbëtorët’ e ti miekësitë, të vallsamosinë t’anë, edhe miekësit’ e vallsamosnë Israilinë. 3Edhe u mbushnë dyzet dit për atë, sepse kështu mbushenë dit’ e të vallsamosurit, edhe Egjyptianëtë mbajtnë zi për atë shtatëdhietë dit.
4Edhe passi shkuanë dit e zisë ati, Josifi foli ndë shtëpi të Faraonit, e tha: Tashi ndë paça gjeturë hirë përpara jush, u lutem, flitni ndë veshët të Faraonit, e thoni: 5Im atë më vuri mbë be, tuke thënë: Na unë tek po vdes; ndë varrt tim, që e rëmova për vetëhenë time, ndë dhe të Hanaanit, atie do të më kallç ndë varr; tashi pra, le të ngjitem, u lutem, e le të këllas ndë varr tem atë, edhe do të kthehem. 6Edhe Faraoni tha: Ngjitu, e kall ndë varr tët atë, sikundrë të vuri mbë be.
7Edhe Josifi u ngjit për të kallë ndë varr t’anë, edhe u ngjitnë bashkë me atë gjithë shërbëtorët’ e Faraonit, më të vietërit’ e shtëpis’ ati, edhe gjithë pleqësia e dheut Egjyptërisë, 8edhe gjithë shtëpia e Josifit, edhe të vëllezërit’ e ati, edhe shtëpia e t’et, vetëmë fëmijët’ e tyre, e dhënt’ e tyre, e lopët’ e tyre, lanë ndë dhe të Goshenit. 9Edhe u ngjitnë bashkë me atë edhe qerre e kalori, kaqë sa u bë një shoqëri e madhe fort, 10edhe erdhë ndë lamët të Atadit, që (është) përtej Jordhanit, edhe atie klanë me ulërimë të madhe e shumë të fortë, edhe (Josifi) mbajti zi shtatë dit për t’anë. 11Edhe Hanaanitëtë, vëndësit’ e ati vëndi, kur panë zinë ndë lamët të Atadit, thanë: Zi e madhe (qënëka) këjo ndër Egjyptianëtë, përandaj u kluajti emëri i ati (vëndi) Abel-mizraim [Zia e Egjyptianëvet], i cili (është) përtej Jordhanit.
12Edhe të bijt’ e ati bënë për atë, sikundrë i porositi ata, 13edhe të bijt’ e ati si e prunë atë ndë dhe të Hanaanit, e kallnë ndë varr ndë shpellët të arësë Mahpellahut, që bleu Avraami bashkë me arënë për vënt varri nga Efron Hittiti, kundruell Mamresë. 14Edhe Josifi passi kalli ndë varr t’anë, u kthye ndë Egjyptëri, ay edhe të vëllezëritë, edhe gjith’ ata që ishinë ngjiturë bashkë me atë për të kallë ndë varr t’anë.
15Edhe të vëllezëritë’ e Josifi kur panë se vdiq i ati tyre, thanë: Mbase Josifi do të na mbajë mënt të keqenë, edhe do të na e shkëmbenjë me të tepërë për gjithë sa të këqia që i bëm ati. 16Edhe i dërguanë fialë Josifit, edhe thanë: Yt atë urdhëroi që pa vdekurë, edhe tha: 17Kështu t’i thoni Josifit: Fal shtrembërin’ e tyt vëllezëre, edhe fajin’ e atyre, sepse të bënë keq; tashi pra, të lutemi, fal të shtrembëtën’ e shërbëtorëvet Perëndisë tyt et. Edhe Josifi klau kur i folnë (këto). 18Vanë edhe të vëllezërit’ e ati, e i ranë (ndër këmbë) përpara ati, e thanë: Na neve (tek jemi) shërbëtorët’ e tu. 19Edhe Josifi u tha atyre: Mos frikësohi, sos (jam) unë ndë vënt të Perëndisë? 20Ju bëtë këshillë të ligë kundrë meje, po Perëndia bëri ndër mënt (edhe e ktheu) për të mirë, që të bënej sikundrë sot, që shpëtoi jetën’ e shumë gjëndëje, 21tashi pra mos frikësohi, unë do t’u ushqenj juve, edhe fëmijëtë tuaj. Edhe ngushëlloi ata, e u foli pas zemërës’ atyre.
22Edhe Josifi ndenji ndë Egjyptëri ay edhe gjithë shtëpia e t’et, edhe Josifi rroi një qint e dhietë viet. 23Edhe Josifi pa djem nga Efraimi, gjer mbë të tretinë (bres), edhe të bijt’ e Maqirit, të birt Manassehut, lintnë mbi gjunjt të Josifit.
24Edhe Josifi u tha të vëllezëret ti: Unë po vdes, po Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe do t’u ngjisë juve nga ky dhe, nd’atë dhe që i bëri be Avraamit, e Isaakut, e Jakovit. 25Edhe Josifi vuri mbë be të bijt’ e Israilit, e u tha: Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe do të ngreni eshtërat’ e mia së këtejmi. 26Edhe Josifi vdiq një qint e dhietë vieç plak, edhe e vallsamosnë atë, edhe u vu ndë një arkë ndë Egjyptëri.

Currently Selected:

të bërëtë 50: AL1884

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in