YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 140

140
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Shpëto-më, o Zot, prei njeriut keq, ruei-më prei njeriut shtrembëtë,
2të cillëtë mendojënë të këqia ndë zemërë, gjithë ditënë mbëlidhenë për luftëna.
3Prefnë gjuhën’ e vet porsi të gjarpënit, vëner aspidhe ashtë ndënë buzët t’atyne. Selah.
4Ruei-më, o Zot, prei dorësë të pabesit, shpëto-më prei njeriut shtrembëtë, të cillëtë mendohenë me rrëshqitunë hapat’ e mia.
5Madhështorëtë pshefnë kurth kundrë meje, edhe shtrinë rrieta me tërkuzë ndë kambët të mia, ngrefnë leqe për mue. Selah.
6Thashë Zotit: Ti je Perëndia em, ven’-i vesh, o Zot, zanit lutëjesë s’eme.
7Zot Perëndi, fuqia e shpëtimit t’em, ti më mbulove kryetë ndë ditët të luftësë.
8Mos i apish, o Zot, të pa-besit dëshërimetë, mos lash me u mbaruem mendimi i ati, qi të mos naltohenë. Selah.
9Kryet’ e atyne qi më qarkojënë, e mbuloftë të keqt’ e buzëvet atyne.
10Rafshinë thëngjij të ndezunë mbi ata, u hethshinë ndë ziarrm, ndë gropa të thella, qi të mos ngrihenë ma.
11Njeri gojë-keq mos qindroftë mbi dhet, të keqtë ka me ndiekunë njerin’ e shtrembëtë, për të vdierrë.
12E di, se Zoti ka me bamë gjyqin’ e të vobegëvet, edhe gjyqin’ e të nevojëshimvet.
13Por të dreitëtë kanë me lavduem emëninë tand, edhe të dreitëtë kanë me ndenjunë për-anë faqesë s’ate.

Currently Selected:

Psalteri 140: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in