YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 19

19
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Qijetë tregojënë lavdinë e Perëndisë, edhe qindresa difton punën’ e duervet ati.
2Dita i flet fjalë ditësë, edhe nata i difton mend natësë.
3Nukë janë ligjërata, as fjalë, qi të mos u ndëgjohetë zani.
4Zani i atyneve duel’ mbë gjithë dhenë, edhe fjalët’ e atyneve votnë der mbë kantet të botësë. Ndër ata vuni tendë për diellinë.
5Edhe kyi del’ porsi dhandërrë prei dhomësë dhandërrisë, gëzohetë porsi burr’ i fortë, kur ecën sheshit;
6të dalët’ e ati ashtë prei kantit qiellit, edhe të qarkuemit’ e ati mbarohetë der mbë kand tietërë, edhe s’ashtë gja me u mpëshefunë prei së nxetit ati.
7Ligja e Zotit asht’ e këthiellëtë, qi këthen shpirt, dëshmia e Zotit asht’ e besueme, qi ban të mençim të mituninë;
8urdhënimet’ e Zotit janë të dreitë, qi gëzojënë zemrënë; porosia e Zotit asht’ e ndriçime, qi ndrit sytë,
9frik’ e Zotit asht’ e këthiellëtë, qi mbet ndë jetë të jetësë; gjyqet’ e Zotit janë të vërtetë, edhe të dreitë kreit;
10janë ma të dëshërueshim se ari, por edhe ma tepërë se ar’ i kullutë, edhe ma t’ambëlë se mialta, edhe pikat’ e hojit.
11Shërbëtori yt këshillohetë fort tepërë me anë t’atyneve; ndë të rueitunit t’atyneve ashtë shumë shpagim.
12Kush kupëton fajetë? Qiro-më prei së mpësheftavet punë,
13edhe ruei shërbëtorinë tand prei madhështiash; le të mos zotënojënë mbi mue, atëherë kam me dalë faqe-bardhë, edhe kam me u qiruem prej fajit math.
14Le të jenë të pëlqyeshime fjalët’ e gojëse s’eme, edhe mendimi zemrësë s’eme përpara teje, o Zot, shkrepi em, edhe shpërblimtari em.

Currently Selected:

Psalteri 19: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in