YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 38

38
Psallm’ e Davidit: për të përmendunë.
1Zot, mos më qirto ndë zemërimt tand, as mos më mundo ndë mënit tande.
2Se shigjetat’ e tua m’u ngulnë, edhe dora jote po më shtrëngon.
3S’ka shëndet ndë misht t’em, për punë të zemërimit tand, s’ka paqtim nd’eshtënat e mia, për punë të fajit t’em.
4Se pa-udhëniat’ e mia kapërcyenë kryetë t’em, porsi barr’ e randë u randuenë mbi mue.
5Varrët’ e mia u qelpnë e u kalpnë, për punë të marrisë s’eme.
6U bash i ngratë, edhe u ngërmuqa kreit, gjithë ditën’ ecij i vranëtë.
7Se zorrët’ e mia u mbushnë me të nxetë, edhe s’ka shëndet ndë misht t’em.
8U sëmuna edhe u këputa fort, ulurij prei shtrëngimit zemrësë s’eme.
9Zot, gjithë dëshërimi em ashtë përpara teje, edhe shamtima eme s’mpëshifetë prei teje.
10Zemëra eme përzihetë, edhe fuqia eme po më le, edhe drita e syvet mi, edhe ajo s’ashtë bashkë me mue.
11Miqt’ e mi edhe të afërmit’ e mi rrinë përpara varrësë s’eme, edhe ma të afërmit’ e mi rrinë për së largu.
12Edhe ata qi kërkojënë shpirtinë t’em ngrefinë kurth, edhe ata qi kërkojënë të keqenë s’eme, flasinë keq, edhe shkojënë ndër mend gënjeshtra gjithë ditënë.
13Por unë s’ndëgjoishiem porsi shurth, edhe porsi i pagojë, qi s’hap gojën e vet.
14Edhe ishiem porsi nji njeri qi s’ndëgjon, edhe qi s’flet kundrë me gojët të vet.
15Se shpëreva mbë tyi, o Zot, ti ke me ndëgjuem, o Zot Perëndia em.
16Se thashë: Mos u gëzofshin’ anëmiqt’ e mi për mue; kur të rrëshqesi kamba eme, ata mbahenë mbë të math kundrë meje.
17Se unë jam gati për me ranë, edhe të dhimtunitë t’em ashtë përpara meje përherë.
18Se unë kam me rrëfyem pa-udhëninë t’eme, edhe ka me më ardhunë keq për fajinë t’em.
19Por anëmiqt’ e mi rrojënë, edhe janë të fortë, edhe u shumuen’ ata qi më kanë mëni pa udhë.
20Edhe ata qi më bajënë keq ndë vend të së mirësë, jan’ anëmiqt’ e mi, sepse ndiek të mirënë.
21Mos hiq dorë prei meje, o Zot, o Perëndia em, mos u mërgo prei meje.
22Nxito me më ndimuem, o Zot, shpëtimi em.

Currently Selected:

Psalteri 38: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in