YouVersion Logo
Search Icon

Psalteri 40

40
Mbë të parinë kankatuer. Psallm’ e Davidit.
1Tue pritunë prita Zotinë, edhe u ul tek unë, e ndëgjoi klithmënë t’eme.
2Edhe me nxuer prei gropësë mundimit, prei baltësë ndytë, edhe qindroi kambët’ e mia mbi gurë, ndreqi hapat’ e mia.
3Edhe vuni ndë gojët t’eme kankë të re, lavdurim për Perëndinë t’onë; shumë vetë kanë me pamë, edhe kanë me u frikuem, edhe kanë me shpëryem mbë Zotinë.
4Lum ai njeri qi ka vumë shpëresën’ e vet mbë Zotinë, edhe nukë vështron madhështorëtë, edhe ata qi përvarenë mbë rrena.
5Shumë janë mërekullit’ e tua, qi bane ti, o Zot Perëndia em, edhe askush s’mundetë me vumë me rrieshtë mendimet’ e tuqi ke për ne; ndë doishiem me i rrëfyem, e me folunë për ato, kapërcejënë qishdo numërë.
6Kurban e dhunëti nukë deshe, më nxore veshëtë, kurban të gjithë diegun’ edhe dhunëti për faj s’kërkove.
7Atëherë thashë: Qe te po vij, ndë ballë të librit ashtë shkruem për mue:
8më k’anda me bamë dashuniminë tand, o Perëndia em, edhe ligja jotë ashtë ndë miedis të zemrësë s’eme.
9Leçita dreitëni ndë përmbëledhëje të madhe, qe te nukë ndala buzët’ e mia, o Zot, ti e di.
10Nukë mpëshefa dreitëninë tande ndë zemërët t’eme, rrëfeva të vërtetënë tande edhe shpëtesënë tande, nukë mpëshefa përdëlliminë tand edhe të vërtetënë tande prei përmëledhëjesë madhe.
11Ti, o Zot, mos mërgo përdëllimet’ e tu prei meje, përdëllimi yt edhe e vërteta jote më ndimofshinë kur-do.
12Se më qarkuenë të këqia të pa-ngjefuna, më mbërrinë pa-udhëniat’ e mia, edhe s’mundem me i pamë, u shumuenë ma tepërë se qimet e kresë s’eme, edhe zemëra eme po më le.
13Pëlqe, o Zot, të më shpëtojsh; o Zot, nxito me më ndimuem.
14U turpënofshin’ e u marrofshinë bashkë ata qi kërkojënë shpirtinë t’em të ma marrinë; u këthefshinë për së prapi, e u turpënofshin’ ata qi duenë të keqenë t’eme.
15U bierrshinë për shpagim të turpënisë vet, ata qi më thonë: Të lumtë, të lumtë!
16U gëzofshin’ e u gazmofshinë për tyi, gjith’ ata qi të kërkojënë, ata qi duenë shpëtiminë tand, le të thonë kurdo: U madhënoftë Zoti.
17Por unë jam i vobek edhe i nevojëshim, Zoti më ka kujdes, ndifma eme edhe liruesi em ti je, o Perëndia em, mos u vono.

Currently Selected:

Psalteri 40: PSGEKK1872

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in