GJIONNIT 10
10
KAPTINA X.
1Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi nukë hyn ndëpër derët ndë oborr të dhenvet, por hypën gjetiu, ai ashtë viedhës edhe kursar.
2Por ai qi hyn ndëpër derët, asht’ bariu i dhenvet.
3Portari i çel derënë këti; edhe dhentë ndëgjojnë zanin’ e ati; edhe thërret dhent’e vet me emënë, edhe i nxier.
4Edhe kur të nxierri dhent’ e vet, vete përpara atyneve, edhe dhent’ e marrinë mbrapa, sepse ngjofinë zanin’ e ati.
5Por të huejinë s’kanë me e marrë mbrapa, por kanë me ikunë prei ati, sepse nukë ngjofinë zanin’ e të huejvet.
6Këte parabull’ u tha atyne Iesui, por ata nukë muernë vesht qish ishinë këto qi u fliste atyne.
7Iesui pra u tha atyne prap: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se unë jam dera e dhenvet.
8Gjithë sa erthnë para mejet, janë viedhësa edhe kursarë, por dhentë nuk’ u ndëgjuen’ atyne.
9Unë jam dera: ndë hyftë kushi prei anësë s’eme, ka me u shpëtuem, edhe ka me hym’ e ka me dalunë, edhe ka me gjetunë të kullotunë.
10Viedhësi nukë vien për tietër gja, veç për me viedhun’ e me therun’ e me prishunë; un’ erdha qi të kenë jetë, edhe ta kenë tepërë.
11Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë ve jetën’ e vet për dhent.
12Por punëtori, edhe ai qi s’ashtë bari, të cillit s’janë dhent’ e vet, ve ore ujkunë tue ardhunë, edhe le dhentë, e ikën; edhe ujku i rrëmben, edhe shpërdan dhentë.
13Edhe punëtori ikën, sepse ashtë punëtuer, e s’ka gaile për dhent.
14Unë jam bariu i mirë: edhe ngjof të miratë, edhe ngjifem prei së mijash.
15Sikurse Ati më ngjef, edhe unë ngjof Atinë, edhe ve jetënë t’eme për dhent.
16Kam edhe të tiera dhen, qi s’janë prei këti oborri, më duhetë t’i mbëleth edhe ato; edhe kanë me ndëgjuem zaninë t’em; edhe ka me u bamë nji tufë, e nji bari.
17Përandai Ati më do, sepse unë ve jetënë t’eme, qi ta marr për-së-ri.
18Askushi nuk’ e ngre prei mejet, por un’ e ve prei vetiut; kam pushtet me e vumë, edhe kam pushtet me e marrë prap. Këte porosi e mora prei t’im et.
19Për-së-ri pra u ba të shqierrë ndërmiet Iudevet për këto fjalë.
20Edhe shumë vetë prei atyneve thoshinë: Ka diallinë, edhe asht’ i çëmendunë; përse i ndëgjoni?
21Të tierë thoshinë: Këto fjalë nukë janë fjalë të diallosuni; mos mundetë dialli me u çelunë sytë të verbënavet?
22Edhe u ba festa e të përtërimevet ndë Ierusalem.
23Edhe Iesui ecëte ndë tempull, ndë kamaret të Solomonit.
24Iudeitë pra e qarkuenë, edhe i thoshinë: Qysh kurë mba lidhunë shpirtinë t’anë? Ndë je ti Krishti, na thuei mballa-faqe.
25Iesui u përgjeq atyne: U thashë juve, edhe nukë besoni. Punëtë qi baj unë mb’emënit të t’im et, këto deshmojnë për mue.
26Por ju nukë besoni, sepse nukë jeni prei dhenvet mia, sikurse u thashë juve.
27Dhent’ e mia ndëgjojnë zaninë t’em, edhe un’ i ngjof, edhe më marrinë mbrapa.
28Edhe un’ u ap atyne jetën’ e pasosëme; edhe s’kanë me hupunë për gjithë jetënë, edhe askushi s’ka me i rrëmbyem prei dorësë s’eme.
29Em Atë qi m’i ka dhanë ashtë ma i madh se të gjithë, edhe askushi s’mundetë me i rrëmbyem prei dorësë t’im et.
30Un’ edhe Ati jemi nji.
31Prap pra Iudeitë kapnë gurë për me hedhunë mbi atë.
32Iesui u përgjeq atyne: U diftova juve shumë punë të mira prei t’im et; për çfarë pune prei asosh më rrifni me gurë?
33Iudeit’ iu përgjeqnë, tue thanë: Nukë të rrafimë me gurë për punë të mirë, por për vlasfimi; sepse edhe ti, tue qenunë nieri, ban vetëhenë tande Perëndi.
34Iesui u përgjeq atyne: A nuk ashtë shkruem ndë ligjët tuei - “Unë thashë: Jeni perëndina”?
35Ndë qoftë se u tha perëndina atyneve, mbë të cillët u ba fjala e Perëndisë, edhe shkronja s’mundetë me u prishunë;
36ate qi shenjtënoi Ati, edhe e dërgoi ndë botët, ju thoni, se vlasfimon, sepse thashë: Jam i Bir’ i Perëndisë?
37Ndë mos bafsha punët’ e t’im et, mos më besoni.
38Por ndë bafsha, e ndë mos besofshi mue, besoniu punëvet, qi të ngjifni edhe të besoni, se Ati ashtë tek unë, edhe unë tek ai.
39Kërkojshinë pra prap me e zanë, por duel prei dorës atyne.
40Edhe shkoi prap përtej Iordanit, ndë vend ku ishte Gjionni përpara tue pagëzuem; edhe mbeti atie.
41Edhe shumë vetë erthnë tek ai, edhe thoshinë, se: Gjionni nukë bani as ndonji mërekulli, por gjithë sa tha Gjionni për këte, ishinë të vërteta.
42Edhe shumë vetë i besuan’ atie.
Currently Selected:
GJIONNIT 10: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: