LUKËSË 14
14
KAPTINA XIV.
1Edhe ai kur erdhi ndë shtëpi të nji nieriu prei të parëvet Farisevet për të shëtunë me ngranë bukë, ata ishinë tue vum’ ore ate.
2Edhe qe nji nieri i idhropikasunë tek ishte përpara ati.
3Edhe Iesui u përgjeq, e u tha ligjëtarëvet edhe Farisevet, tue thanë: Ndë qoftë se asht’ e udhësë me shëndoshunë për të shëtunë?
4Edhe ata s’pëzajtnë. Atëherë ai e kapi, edhe e shëndoshi, edhe e lishoi.
5Mbasandai u përgjeq, e u tha atyne: Kuit prei jush t’i bierë gomari e kau ndë pus, edhe s’ka me e nxierrë përnjiherë për ditë të shëtunë?
6Edhe ata s’muftnë me iu përgjegjunë mbë këto fjalë.
7Edhe u thoshte nji parabull’ atyneve qi ishinë thirrunë (sepse vente ore si sgjithshinë vendet’ e para), tue u than’ atyne:
8Kur të thirresh prei ndonjianit ndë darsmë, mos ulesh me ndenjunë ndë krye të mësallësë; druese mos ashtë thirrunë prei ati ndonji tietër ma i ndershim se ti,
9edhe vien ai qi thirri tyi edhe ate, e të thotë: Epi vendinë këti; edhe atëherë do të fillojsh me turpëni me zanë vendin’ e mbrapëm.
10Por kur të thirresh, shko, e rri mbë vendin’ e mbrapëm; qi, kur të vijë ai qi të ka thirrunë, të thotë tyi: Mik, hip ma përsipër; atëherë ka me qenunë laft për tyi përpara atyneve qi rrinë ndë mësallë bashkë me tyi.
11Sepse kushdo qi ngre nalt vetëvetëhenë, ka me u përvumë; edhe ai qi përven vetëvetëhenë, ka me u ngritunë nalt.
12I thoshte edhe ati qi kishte thirrun’ ate: Kur të bajsh drekë a darkë, mos thirr miqt e tu, as nierëzit’ e tu, as fëqij të pasunë; druese mos të thërrasinë prap edhe ata, edhe bahetë shpagim mbë tyi.
13Por kur të bajsh gostë, thirr të vobeq, ulogë, të çalë, të verbën;
14edhe ke me qenun’ i lumunë; sepse ata s’kanë me ta shpaguem; edhe ka me t’u shpaguem ndë të ngjallunit’ e të dreitëvet.
15Edhe nji prei asish qi kishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, kur ndëgjoi këto fjalë, i tha: Lum ai qi të hajë bukë ndë mbëretënit të Perëndisë.
16Edhe ai i tha: Nji nieri bani nji darkë të madhe, edhe thirri shumë vetë;
17edhe ndë kohë të darkësë dërgoi shërbëtorin’ e vet me u than’ atyneve qi ishinë thirrunë: Ejani, se tashti të gjitha janë gati.
18Por të gjithë filluenë me nji fjalë me u tërhekunë mbë-nj’-anë. I pari i tha, se: Bleva nji arë, edhe kam nevojë me dalun’ e me e pamë, të lutem, lisho-më,
19Edhe nji tietër tha: Bleva pesë pendë qe, edhe po vete me i provuem; të lutem, lishomë.
20Edhe nji tietër tha: Mora grue, edhe përandai nukë mundem me ardhunë.
21Edhe ai shërbëtori erdhi, e i diftoi të zotit këto. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërue, e i tha shërbëtorit vet: Dil shpeit ndëpër rrugat e ndëpër udhët e qytetit, edhe bier këtu mbrenda të vobeqit, e ulogët’ e të çalët’ e të verbënitë.
22Edhe shërbëtori tha: Zot, u ba sikurse urdhënove, por ashtë vend edhe ma.
23Edhe i zoti i tha shërbëtorit: Del ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe nguti me hymë, qi të mbushetë shtëpia eme.
24Sepse po u thom juve, se as ndonji prei atyne nierëzëvet qi qenë thirrunë s’ka me ngranë darkënë t’eme.
25Edhe shumë gjindëje shkojshinë bashkë me ate; edhe ai u këthye, e u tha atyne:
26Ndë arthtë kushi tek unë, e të mos ketë mëni të i atin’ e vet, e t’amën’, e gruen’, e dielmt’, e të vëllazënit’, e të motërat’, edhe jetën’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
27Edhe ai qi s’bar kryqin’ e vet, e vien mbrapa mejet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
28Sepse cilli prei jush do me ndërtuem nji pyrg, edhe nukë rri ma përpara, e mendon qish ka për të prishunë, ndë past’ ato qi lypsenë për me e mbaruem?
29Druese si të vejë themel, edhe të mos mundetë me e mbaruem, atëherë gjithë sa ven’ ore do të fillojnë me qeshunë me atë,
30tue thanë, se: Kyi asht’ ai nieriu qi filloi me ndërtuem, edhe nukë mufti me e mbaruem.
31Apor cilli mbëret, tue votunë me luftuem me nji tietër mbëret, nukë rri ma përpara, edhe mendohetë, ndë qoft’ i fortë me dhetë mijë me i dalunë përpara ati qi vien kundrë ati me njizet mijë?
32Se ndë mos, kur asht’ ai edhe lark, dërgon laimësi, e kërkon me bamë paqtim.
33Kështu pra gjithë-se-cilli prei jush qi nukë mohon gjithë pasëjen’ e vet, nukë mundetë me qenunë dishepulli em.
34Krypa asht’ e mirë, por ndë u prishtë krypa, me se ka me u krypunë?
35Nuk’ ashtë ma e vëjefshime as për plehë; por e hedhin jashtë. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
Currently Selected:
LUKËSË 14: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: