YouVersion Logo
Search Icon

LUKËSË 5

5
KAPTINA V.
1Edhe gjindëja kur ishte tue shtrënguem ate për me ndëgjuem fjalën’ e Perëndisë, ai kishte ndenjunë për-anë lëqenit Gennesaretit,
2edhe pa dy lundra ndenjunë për-anë lëqenit; edhe peshkatorëtë duelnë prei asosh, e lajshinë rretatë.
3Edhe ai hyni mbë njianënë prei aso lundrash, qi ishte e Simonit, e i lutei me e larguem pak prei toket. Edhe si ndejti, mësonte gjindëjenë prei lundret.
4Edhe si pushoi prei së folunit, i tha Simonit: Çoje lundrënë mbë të thellëtë, edhe hithni rretatë tueja për me gjueitunë.
5Edhe Simoni u përgjeq, e i tha: Mieshtër, gjithë natën’ u munduem, edhe nukë zum gja, por për fjalënë tande kam me hedhunë rretënë.
6Edhe si banë këte, mbyllnë mbrenda nji shumicë të madhe peshqish, edhe rreta e atyne po shqyhei.
7Edhe u banë me shenjë shokëvet qi ishinë ndë lundrët tietër, për me ardhun’ e me u ndimuem atyne. Edhe ata erthnë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqi sa ato po zhyteshinë.
8Edhe Simon Pietri kur pa, ra ndër kambë të Iesuit, tue thanë: Dil prei mejet, Zot, sepse jam nieri fajtuer.
9Sepse u tëmerue ai, edhe gjith’ ata qi ishinë bashkë me ate, prei gjasë peshqvet qi zunë;
10kështu edhe Iakobi edhe Gjionni, të bijt’ e Zebedeut, të cillët’ ishinë shokë me Simoninë. Edhe Iesui i tha Simonit: Mos ki frikë; se për-mbas-këndai ke me zanë nierës.
11Edhe si tërhoqnë lundratë mbë tokë, lanë të gjitha, e votnë mbrapa ati.
12Edhe ai kur ishte ndë nji qytet, qe nji nieri plot me kromë, i cilli kur pa Iesunë, ra me faqe për dhe, e iu lut, tue thanë: Zot, ndë daç, mundesh me më qiruem.
13Edhe ai shtrini dorën’, e preku ate, edhe tha: Due. Qirohu. Edhe përnjiherë shkoi kroma prei ati.
14Edhe ai e porositi mos me i thanë askuit, por: Shko, e difto vetëhenë tande te prifti, edhe bier dhunëtinë për të qiruemit tand, sikurse ka urdhëruem Moiseu, për deshmi mb’ata.
15Por fjala dilte ma tepërë për atë, edhe shumë gjindëje mbëlidheshinë për me ndëgjuem, edhe për me u shëndoshunë prei ati prei sëmundash atyne.
16Edhe ai shtëmangei ndër shkretinat, edhe falei.
17Edhe nji ditë, kur ishte ai tue mësuem, ishin tue ndenjunë Farisei e mieshtra ligje, të cillëtë kishin’ ardhunë prei çdo farë katundi të Galilesë e të Iudesë e të Ierusalemit; edhe fuqia e Zotit ishte për me shëndoshun’ ata.
18Edhe qe disa nierës tek ishinë tue prumë mbi shtrat nji nieri qi ishte ulok, edhe kërkojshinë me e prumë përmbrenda, edhe me e vumë përpara ati.
19Edhe mbassi s’gjetnë prei ç’anet me e prumë mbrenda prei gjindëjesë, hipnë mbi pullas të shtëpisë, edhe e sdripnë bashkë me shtratinë prei tiegullash ndë miedis përpara Iesuit.
20Edhe ai kur pa besën’ e atyne, i tha: O Nieri, t’u kanë ndëjyem fajet’ e tua.
21Edhe Shkruesit’ e Fariseitë filluenë me u menduem, tue thanë: Kush ashtë kyi qi flet vlasfimia; kush mundetë me ndëjyem faje, për veç Perëndisë?
22Por Iesui si muer vesht mendimet’ e atyne, u përgjeq, e u tha atyne: Qish mendoheni ndër zemërat tueja?
23Qish ashtë ma kollai me thanë: T’u kanë ndëjyem fajet’ e tua, a por me thanë: Çohu edhe ecë?
24Por qi ta dini se i bir’ i nieriut ka pushtet mbi dhet me ndëjyem faje (i tha ulogut), të thom: Çohu, edhe ngre shtratinë tand, edhe shko ndë shtëpit tande.
25Edhe përnjiherë u çue përpara atyne, edhe si ngriti shtratinë qi dirgjei mb’ate, shkoi ndë shtëpit të vet, tue lavduem Perëndinë.
26Edhe të gjithë duelnë jashtë menç, e lavdojshinë Perëndinë; edhe u mbushnë me frikë, tue thanë, se: Sot pam punë të mëdha.
27Edhe mbasandai duel, edhe pa nji publikam, qi e kishte emninë Levi, tue ndenjunë mbi duganë, edhe i tha: Më merr mbrapa.
28Edhe ai la të gjitha, edhe u ngrit, e voti mbrapa ati.
29Edhe Leviu e priti me të madhet ndë shtëpit të vet, edhe ishte shumë gjindëje publikanësh, edhe të tierësh qi kishinë ndenjunë ndë mësallë bashkë me ata.
30Edhe Shkruisit’ e atyne edhe Fariseitë murmurojshinë te dishepujt’ e ati, tue thanë: Përse hani e pini bashkë me publikanë e me fajtorë?
31Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Të shëndoshëtë s’kanë nevojë për mjekës, por ata qi kanë keq.
32S’kam ardhunë me thirrunë të dreitëtë ndë pendesë, por fajtorëtë.
33Edhe ata i thanë: Përse dishepujt’ e Gjionnit agjinojnë shpesh, edhe lutenë, kështu edhe të Farisevet, po të tutë han’ e pinë?
34Edhe ai u tha atyne: Mos mundeni të bani me agjinuem ata qi thërrasinë për darsmë, ngjysh sa të jetë dhandërri bashkë me ata?
35Por kanë me ardhunë ditt, kur të mirretë dhandërri prei atyne, atëherë nd’ato ditt kanë me agjinuem.
36Edhe u thoshte atyne edhe nji parabullë, se: Askushi nukë ve arënë petku të ri mbi petk të vietërë; se tietrazi, shqyen edhe të rinë, edhe arna e re s’vien nji me të vietrinë.
37Edhe askushi nukë ve venë të re ndë rrëshiqa të vietërë; se tietrazi, vena e re ka me plasunë rrëshiqatë, edhe ajo ka me u derdhunë, edhe rrëshiqatë kanë me hupunë.
38Por vena e re duhetë me u vumë ndë rrëshiqa të ri; edhe atëherë të dyja ruhenë.
39Edhe askushi kur pi venë të vietërë, do përnjiherë të re, sepse thotë: E vietëra ashtë ma e mirë.

Currently Selected:

LUKËSË 5: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in