YouVersion Logo
Search Icon

MATTHEUT 11

11
KAPTINA XI.
1Edhe Iesui kur mbaroi tue porositunë të dy-mbë-dhetë dishepujt’ e vet, sdrypi prei andej për me mësuem e me predikuem ndëpër qytetet e atyneve.
2Edhe Gjionni kur ndëgjoi ndë burgut punët’ e Krishtit, dërgoi dy vetë prei dishepujvet vet, e i tha:
3Ti je ai qi ka me ardhunë, apor presimë nji tietër?
4Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Shkoni e nepni za Gjionnit për ato qi ndëgjoni, e shifni:
5Të verbëtë shofinë, e çala ecinë, të kromosunë qirohenë, e shurdha ndëgjojnë, të vdekunë ngjallenë, e të vobegjivet u diftohet’ ungjilli.
6Edhe i lumun’ asht ai qi të mos shkandalizohetë mbë mue.
7Edhe këta tue votunë, Iesui filloi me i thanë gjindëjesë për Gjionninë: Ç’dueltë me vum’ ore ndë shkreti? Kallam qi përkundetë prei erësë?
8Por ç’dueltë me pamë? Nieri veshunë me petka të buta? Qe ata qi kanë veshunë petka të buta ku janë ndëpër shtëpiat e mbëretënavet.
9Por ç’dueltë me pamë? Profet? Për të vërtet po u thom juve: Edhe ma tepërë se profet.
10Sepse kyi asht’ ai qi ashtë shkruem për atë: “Qe unë te po dërgoj engjullinë (za-dhanësinë) tem përpara faqesë sate, i cilli ka me ndrequn’ udhënë tande përpara teje”.
11Për të vërtet po u thom juve, se: Ndërmiet atyneve qi kanë lemë prei grash, nuk’ ashtë çuem ma i math se Gjionn Pagëzori, por ma i vogëli ndë mbëretënit të qillvet, ashtë ma i math se ai.
12Çë prei ditsh Gjionn Pagëzorit deri tashti, mbëretënia e qillvet ngutetë, edhe ata qi ngutenë, e rrëmbejnë.
13Sepse gjithë profetënitë, edhe ligja profetizuenë deri mbë ditë të Gjionnit.
14Edhe ndë daçi me pritunë këte fjalë, ai asht’ Elia qi kishte për me ardhunë.
15Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
16Por me se ta përgjaj këte bres? I përgjan çunavet vogjilë qi rrinë ndëpër tregjet, edhe u thërrasinë shokvet vet,
17e thonë: U ram fyllit, edhe nukë karcyetë; u bam vaje, edhe nuk qjatë.
18Sepse erdhi Gjionni as tue ngran’ as tue pimë, edhe thonë, se: Ka diallinë.
19Erdhi i bir’ i nieriut tue ngran’ e tue pimë, edhe thonë: Qe nieri ngranës e venë-pimës, miku i publikanëvet e i fajtorëvet; edhe ditunia duel’ e dreitë prei të bijvet vet.
20Atëherë filloi me qirtuem ato qytetetë, mbë të cilat’ u banë ma të shumatë mërekulliat’ e ati, sepse nuk’ u penduenë: Mjeri ti, Horazin!
21Mjeri ti, Bethsaida! Sepse këto mërekullia qi janë bamë mbë ju, ndë baheshinë ndë Tyrë e ndë Sidonë, çë kur se kishinë me u penduem me thes e me pluhunë.
22Veç po u thom juve, se: Ndë Tyrë e ndë Sidonë ma i durueshim ka me qenë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë ju.
23Edhe ti, Kapernaum, qi je ngritunë nalt deri mbë qiell, ke me sdrypunë deri ndë ferr, sepse këto mërekullia qi janë bamë te ti, ndë baheshinë ndë Sodom, kishinë me mbetunë deri mbë ditë të sotshime.
24Veç po u thom juve, se ndë dhe të Sodomvet ma i durueshim ka me qenë mundimi ndë ditë të gjyqit, se mbë tyi.
25Nd’atë kohë Iesui u përgjeq, e tha: Të lavdoj tyi, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se ua mpshefe këto punë të ditshunat e të mentshunavet, edhe ua sbulove foshnjevet.
26Po, o Atë, sepse pëlqimi yt kështu u ba përpara teje.
27Të gjitha m’u dhanë n’dorë prei t’im et, edhe kurkushi s’e ngjef birinë, veç Ati; edhe kurkushi s’e ngjef Atinë, veç i biri, edhe ai qi të dojë i biri me ia sbuluem.
28Ejani tek unë, gjithë sa jeni të lodhun’ e të ngarkuem, edhe unë kam me u praitunë juve.
29Merrni sgjedhënë teme mbë qafë tuei, edhe mësoni prei meje; sepse jam i butë, edhe i përvutë ndë zemërë, edhe keni me gjetunë të praitunë ndë shpirtënat tuei.
30Sepse sgjedha eme asht’ e mirë, edhe barra eme asht’ e letë.

Currently Selected:

MATTHEUT 11: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in