YouVersion Logo
Search Icon

MATTHEUT 13

13
KAPTINA XIII.
1Edhe mb’atë ditë Iesui si duel prei shtëpisë, rrinte përanë detit.
2Edhe u mbëlothnë tek ai shumë gjindëje, kaqi sa hyni ndë lundrët, me ndenjunë; edhe gjithë gjindëja rrinte ndë buzë të detit.
3Edhe ai u foli atyneve shumë me parabulla, tue thanë: Qe mbiellësi te duel me mbiellë;
4edhe tue mbiellë, disa fara ranë përan’ udhësë, edhe erthnë shpendëtë, e i hangrën të gjitha;
5edhe të tiera ranë mbi gurishta, ku s’kishte dhe shumë, edhe përnjiherë binë, sepse s’kishte dhe të thellë,
6por kur leu dielli, u dogjën; edhe mbassi s’kishinë rranjë, u thanë.
7Edhe të tiera ranë ndër drizat, edhe u rritnë drizatë, e i mbytnë.
8Edhe të tiera ranë mbë dhe të mirë, edhe nepshinë pemë, njiana nji qind, e tietra gjashtë-dhetë, e tietra tri-dhetë.
9Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
10Edhe dishepujt’ erthnë përanë, e i thanë: Përse u flet atyneve me parabulla?
11Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: Sepse mbë ju ashtë dhanë me marrë vesht të mpsheftat’ e mbëretënisë qillvet, por mb’ata nuk’ ashtë dhanë.
12Sepse ai qi ka, do t’i nepet’ edhe ma, edhe do të teprohetë, por ai qi s’ka, edhe qish të ketë, do të mirretë prei ati.
13Përandai u flas atyneve me parabulla, sepse tue pamë, nuk shofinë; edhe tue ndëgjuem, nukë ndëgjojnë, as nukë marrinë vesht.
14Edhe mbushetë mb’ata profezia e Isaisë, qi thoshte: “Me ndëgjim keni me ndëgjuem, por s’keni me marrë vesht; edhe tue pamë do të shifni, por s’keni me pamë,
15sepse u trash zemëra e këtij populli, edhe ndëgjuenë randë me veshët, edhe mbyllnë syt’ e vet, qi të mos shofinë ndonjiherë me sytë, edhe të ndëgjojnë me veshët, edhe të marrinë vesht me zemrënë, edhe të këthehenë, qi t’i shëndosh”.
16Por juve të lumunë janë sytë, se shofinë, edhe veshëtë tuei, se ndëgjojnë.
17Sepse për të vërtet po u thom juve, se shumë profetën edhe të dreitë dëshëruenë me pamë sa shifniju, por nukë panë; edhe me ndëgjuem, sa ndëgjoni ju, por nukë ndëgjuenë.
18Ju pra ndëgjoni parabullën’ e mbiellësit.
19Kushdo qi ndëgjon fjalën’ e mbëretënisë, edhe s’e merr vesht, vien i keqi, edhe rrëmben atë qi ashtë mbiellë ndë zemërë t’ati. Këjo asht’ ajo qi u mbuell për-an’ udhësë.
20Edhe qish u mbuell mbi gurishtat, kyi asht’ ai qi ndëgjon fjalënë, edhe përnjiherë e merr me gëzim;
21por s’ka rranjë mbë vetëvetëhenë, andai ashtë për pak kohë; sepse kur bahetë shtrëngim a të ndiekunë për fjalënë, përnjiherë shkandalizohetë.
22Edhe qish u mbuell ndër drizat; kyi asht ai qi ndëgjon fjalënë; por gaileja e kësai jete, edhe gënjimi i gjasë mbysinë fjalënë, edhe bahetë pa pemë.
23Edhe qish u mbuell mbë dhe të mirë; kyi asht’ qi ndëgjon fjalënë, edhe e merr vesht; përandai ai bije pemë, edhe ban njiani nji qind, e tietri gjashtë-dhetë, e tietri tri-dhetë.
24Nji tietër parabull’ u pruni atyneve, tue thanë: Mbëretënia e qillvet ashtë përgjaitunë me nji nieri qi mbuell farë të mirë nd’arë të vet.
25Por tue fjetunë nierëzitë, erdhi anëmiku aty, edhe mbuell egjër ndërmiet grunit, edhe iku.
26Por kur bini bari edhe bani pemë, atëherë u duk edhe egjëri.
27Edhe shërbëtorët’ erthnë për-anë të zotit shtëpisë, e i thanë: Zot, nukë mbolle ti farë të mirë nd’arët tande? Kah duel pra egjëri?
28Edhe ai u tha atyneve: Ndonji nieri anëmik ka bamë këte. Edhe shërbëtorët’ i thanë: Do pra të shkojm’ e të sgjedhim’ atë?
29Por ai tha: Jo, sepse tue mbëledhun’ egjërinë, drujse mos shkulni gruninë përnjiherë me atë.
30Lini të rritenë të dyja bashkë deri mbë të korrunit; edhe ndë kohë të korrunit kam me u thanë korrësavet: Mbëlithni ma përpara egjëratë, edhe i lithni dorëza për me i diegunë, por grunin’ e mbëlithni ndë grunar t’em.
31Nji tietër parabull’ u pruni atyneve, tue thanë: Mbëretënia e qillvet përgjan me nji koqe senapi, të cillën’ e muer nji nieri, edhe e mbuell nd’arët të vet.
32Ajo ashtë ma e vogëlë se gjithë faratë, por kur rritetë, ashtë ma e madhe se gjithë barënatë, edhe bahetë dru, kaqi sa vinë shpendët’ e qiellit, e rrinë ndë degat t’asai.
33Nji tietër parabull’ u tha atyneve: Mbëretënia e qillvet përgjan me brumë, të cillin’ e muer nji grue, edhe e vu mbrenda ndë tre matësa mielli, deri sa u mbrum gjithë.
34Këto të gjitha ua foli Iesui gjindëjesë me parabulla; edhe pa parabulla nuk’ u fliste atyneve,
35qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit, qi thoshte: “Kam me hapunë gojënë t’eme me parabulla; kam me folë të mpshefta prei çë kur se ashtë ngrefunë bota”.
36Atëherë Iesui la gjindëjenë, e erdhi ndë shtëpit; edhe dishepujt’ e ati i erthnë për-anë, e thanë: Na difto parabullën’ e egjëravet arësë.
37Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: Ai qi mbiell farën’ e mirë asht’ i bir’ i nieriut;
38edhe ara ashtë bota; edhe far’ e mirë janë të bijt’ e mbëretënisë; edhe egjëratë janë të bijt’ e të keqit;
39edhe anëmiku qi mbuell ato ashtë dialli; edhe të korrunit asht’ e mbrapmeja jetësë; edhe korrësatë jan’ engjujtë.
40Sikurse pra mbëlidhen’ egjëratë, edhe digjenë ndë ziarrm, kështu ka me qenë mbë të mbrapmen’ e kësai jete.
41I bir’ i nieriut ka me dërguem engjujt’ e vet, edhe ka me mbëledhunë prei mbëretënis’ ati gjithë shkandujtë, edhe ata qi punojnë pa ligjë;
42edhe kanë me i hedhunë ndë furrë të ziarrmit; atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
43Atëherë të dreitëtë kanë me ndritunë si dielli ndë mbëretënit të Atit vet. Ai qi ka veshë me ndëgjuem, le të ndëgjojë.
44Për-së-ri mbëretënia e qillvet përgjan me nji thesore mpshefunë nd’arë, të cillënë kur e gjeti nji nieri, e mpshefi; edhe prei gëzimit vet vete e shet gjithë qish ka, edhe blen atë arë.
45Për-së-ri mbëretënia e qillvet përgjan me nji nieri tregëtar, qi kërkonte margaritarë të mirë;
46ai kur gjeti nji margaritar shumë të ndershim, voiti e shiti gjithë sa kishte, edhe e bleu.
47Për-së-ri mbëretënia e qillvet përgjan me nji rretë qi u hoth ndë det, edhe mbëlodhi çdo fare gjaje;
48edhe si u mbush, e nxuernë ndë buzë të detit, edhe ndeitnë, e mbëlothnë të miratë nd’enë, edhe të këqiat’ i hodhnë jashtë.
49Kështu ka me qenë mbë të mbrapmen’ e jetësë: kanë me dal engjujtë, edhe kanë me damë të këqijtë prei të dreitëve, edhe kanë me i hedhunë ndë furrë të ziarrmit;
50atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
51Iesui u thot’ atyneve: Muertë vesht këto të gjitha? I thonë: Po, Zot.
52Edhe ai u tha atyneve: Përandai çdo Shkruis qi ka mbushunë punët e mbëretënisë qillvet, përgjan me nji nieri zot shtëpie, qi nxier prei thesoresë vet gjaja të reja, edhe të vietëra.
53Edhe Iesui mbassi mbaroi këto parabulla, iku prei andej.
54Edhe si erdhi ndë dhe të vet, mësonte ata ndëpër synagogat e atyneve, kaqi sa mërekulloheshinë, e thoshinë: Kah i erdhi këti këjo dituni, e këto fuqia?
55Nuk’ ashtë kyi i bir’ i mieshtrit qi ndërton? E am’ e ati nukë thohetë Mariam, edhe të vëllazënit’ e ati Iakob, edhe Iose, edhe Simon, edhe Iudë?
56Edhe të motërat’ e ati nukë janë të gjitha ndër ne? Kah i erthnë pra këti këto të gjitha?
57Edhe shkandalizoheshinë mb’atë. Por Iesui u tha atyneve: Nuk’ashtë profet i pa-ndershim kurkundi, veç ndë dhet të vet, e ndë shtëpit të vet.
58Edhe nukë bani atie shumë mërekullia, për pabesënin’ e atyneve.

Currently Selected:

MATTHEUT 13: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in