YouVersion Logo
Search Icon

MATTHEUT 15

15
KAPTINA XV.
1Atëherë vinë te Iesui Shkruesit’ edhe Fariseitë prei Ierusalemit, e i thonë:
2Përse dishepujt’ e tu kapërcejnë fjalënë qi kanë lanë pleqtë? Sepse s’lajnë duert’ e veta, kur hanë bukë.
3Por ai u përgjeq, e u tha atyneve: Përse edhe ju kapërceni porosin’ e Perëndisë, për fjalënë qi keni lanë ju?
4Sepse Perëndia porositi, tue thanë: “Ndero tët at’ e tët amë”, edhe: “Ai qi flet keq për të i atin’ a për t’amënë le të vritetë.”
5Por ju thoni, se kush t’i thotë të i atit a s’amësë, se çdo të mirë qi të shofish prei meje ashtë dhunëti, miaft, edhe mundetë të mos nderojë të i atin’ e vet, a t’amën’ e vet.
6Edhe s’mbaitët porosin’ e Perëndisë, për fjalënë qi keni lanë ju.
7Hipokritëna, mirë profetizoi Isaia për ju, tue thanë:
8Kyi populli më afrohetë me gojën’ e vet, edhe më nderon me buzët; por zemëra e atyne ashtë lark prei meje.
9Edhe kot më nderojnë, tue mësuem mësime qi janë porosia nierëzish.
10Edhe si thiri gjindëjenë, u tha atyneve:
11Ndëgjoni, edhe merrni vesht: Qish hyn ndë gojët, nukë përlyen nierinë; por qish del prei gojësë, këjo përlyen nierinë.
12Atëherë u afruenë dishepujt’ e ati’ e i thanë: A e di, se Fariseitë kur ndëgjuenë këte fjalë, u shkandalizuenë?
13Edhe ai u përgjeq, e tha: Çdo bimë qi s’e ka mbiellë Ati em qiellori, ka me u shkulunë.
14Leni ata, se janë të verbëtë qi u tërhekin’ udhënë të verbënavet. Edhe i verbëti ndë i tërheqt’ udhënë të verbëtit, të dy kanë me ranë ndë gropët.
15Edhe Pietri u përgjeq, e i tha: Diftona këte parabullë.
16Edhe Iesui tha: Edhe por pa mend jeni ju?
17Edhe nukë po merrni vesht, se çdo gja qi hyn ndë gojët, sdryp ndë barkut, edhe nxiretë prei të dalunit.
18Por ato qi dalinë prei gojësë, dalinë prei zemrësë; edhe këto përlyejnë nierinë.
19Sepse prei zemrësë dalinë mendime të këqia, vrasa, ndynësina, kurvënia, të viedhuna, dëshmi-rrena, vlasfimia;
20këto jan’ ato qi përlyejnë nierinë, por me ngranë me duer të palame, nukë përlyen nierinë.
21Edhe Iesui duel prei andej, e iku ndë anë të Tyrës’ e të Sidonësë.
22Edhe qe nji grue Hananeje te duel prei atyne synoresh, e i bërtiste, tue thanë: Përdëllemë, Zot, i bir’ i Davidit, se eme bijë mundohetë keq prei diallit.
23Por ai nuk’ iu përgjeq asai ndonji fjalë. Edhe dishepujt’ e ati i erthnë përanë, e i luteshinë, tue thanë: Lishoje atë, sepse bërtet mbrapa nesh.
24Por ai u përgjeq, e tha: Nuk’ u dërgueshë ngjeti, veç mbë dhent e hupuna të shtëpisë Israelit.
25Mbasandai ajo erdhi, edhe e adhuronte tue thanë: Zot, ndihmomë.
26Por ai u përgjeq, e tha: Nuk’ ashtë mirë me marrë nieri bukën’ e dielmvet, e me ua hedhunë këlyshvet qenvet.
27Edhe ajo tha: Po, Zot, por edhe këlysht’ e qenvet hanë prei thërrmiash qi bienë prei truvezësë të zotënavet vet.
28Atëherë Iesui u përgjeq, e i tha: O grue, besa jote asht’ e madhe, t’u baftë tyi si daç. Edhe e bija e asai u shëndosh çë mb’ate herë.
29Edhe Iesui sdrypi prei andej, e erdhi ndaj detin’ e Galilesë; edhe hipi ndë malt, e rrinte atie.
30Edhe erthnë tek ai shumë gjindëje, qi kishin me vetëhe të çalë, të verbëtë, shurdha, dorëcunga, edhe shumë të tierë; edhe i hothnë përanë kambëvet Iesuit, edhe ai i shëndoshi,
31kaqi sa u mërekulluenë gjindëja, kur panë shurdha tue folunë, dorëcunga shëndoshunë, të çalë tue ecunë, edhe të verbëtë tue pamë; edhe lavduenë Perëndin’ e Israelit.
32Atëherë Iesui thirri përanë dishepujt’ e vet, e tha: Më dhimbetë gjindëja, sepse kanë tri ditt tashti qi mbesinë përanë meje, e s’kanë se qish me ngranë; edhe s’due me i lishuem pa ngranë, se mos lodhenë mb’udhë.
33Edhe dishepujt’ e ati i thonë: Ku na gjindenë këtu ndë shkreti kaqi bukë, sa të ngihetë kaqi gjindëje?
34Edhe Iesui u thot’ atyneve: Sa bukë keni? Edhe ata thanë: Shtatë, edhe pak peshq të vogjilë.
35Edhe ai urdhënoi gjindëjenë me u ulunë për dhe.
36Edhe ai muer shtatë bukët’ edhe peshqitë, u fal nders, edhe i theu, edhe ua dha dishepujvet vet, edhe dishepujtë gjindëjesë.
37Edhe hangrën të gjithë, e u nginë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet, shtatë shporta plot.
38Edhe ata qi hangrën ishinë katër mijë burra, veç gravet, e çunavet vogjilë.
39Edhe si lishoi gjindëjenë, hyni ndë lundrët, edhe erdhi ndë synoret Magdala.

Currently Selected:

MATTHEUT 15: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in