YouVersion Logo
Search Icon

MATTHEUT 25

25
KAPTINA XXV.
1Atëherë mbëretënia e qillvet ka me u përgjaitunë me dhetë virgjinesha, të cillatë muernë dritat’ e veta, e duelnë përpara me pritunë dhandërrinë.
2Edhe prei asosh ishinë pesë të mentshime, edhe pesë të marra.
3Ato të marratë kur muernë dritat’ e veta, nukë muernë voj bashkë me vetëhe,
4por të mentshimetë muernë voj ndër enët e veta, bashkë me dritat e veta.
5Edhe dhandërri mbassi u vonue, i zuni gjumi të gjitha, edhe flijshinë.
6Edhe ndë mies-natë u ba nji klithmë: Qe dhandërri te po vien; dilni përpara me e pritunë.
7Atëherë gjith’ ato virgjineshat’ u çuenë, edhe ndreqnë dritat’ e veta.
8Por të marrat’ u thanë të mentshimevet: Na epni prei vojit tuei, sepse po na shuhenë dritatë.
9Edhe të mentshimet’ u përgjegjën, tue thanë: Mos s’ka me na mbastuem neve edhe juve, por ma mirë shkoni tek ata qi shesinë, edhe blini për vetëhenë tuei.
10Edhe ato kur shkuenë me blemë, dhandërri erdhi; edhe ato qi ishinë gati hynë bashkë me ate ndër darsmat, edhe u mbyll dera,
11Mbasandai vin’ edhe virgjineshat’ e tiera, e thonë: Zot, Zot, çilna.
12Por ai u përgjeq, e tha: Për të vërtet po u thom juve se nuk’ u dij juve.
13Rrini qutë pra, sepse nukë dini ditënë, as orënë, kur vien i bir’ i nieriut.
14Sepse ka me ardhunë porsi nji nieri, i cilli, tue votunë ndë dhe të huej, thirri shërbëtorët’ e vet, e u dha gjan’ e vet.
15Edhe njianit i dha pesë tallanta, e tietrit dy, e tietrit nji; gjithë-se-cillit mbas fuqisë vet; edhe përnjiherë voiti ndë dhe të huej.
16Atëherë ai qi muer pesë tallantatë, shkoi, e punoi me ato, edhe bani të tiera pesë tallanta.
17Kështu edhe ai qi muer dy, fitoi edhe ai të tiera dy.
18Por ai qi muer njianënë, shkoi, e gërmihi ndë dhet, edhe mpshefi argjandin’ e të zotit.
19Edhe mbas shumë kohet vien i zoti atyne shërbëtorëvet, edhe ven ore llogari me ata.
20Edhe si erdhi përanë ai qi pat marrë pesë tallantatë, pruni të tiera pesë tallanta, tue thanë: Zot, pesë tallanta më dhe n’dorë, qe te fitova prei atyneve të tiera pesë tallanta.
21Edhe i zoti i tha: Të lumtë shërbëtor i mirë, edhe besëtar; mbë të pakëta qe besëtar, kam me të vumë mbi të shumëta, hynë ndë gëzim t’yt zot.
22Erdhi edhe ai qi pat marrë dy tallantatë, edhe tha: Zot, dy tallanta më dhe n’dorë, qe te fitova prei atyneve të tiera dy tallanta.
23I zoti i tha: Të lumtë, shërbëtor i mirë, edhe besëtar; mbë të pakëta qe besëtar, kam me të vumë mbi të shumëta, hynë ndë gëzim t’yt zot.
24Erdhi për-anë edhe qi ai pat marrë nji tallantë, e tha: Zot, të dita se je nieri i ashpër, qi korr ku nukë mbolle, edhe mbëleth ku nukë shpërdave;
25edhe mbassi pata frikë, shkova, e mpshefa tallantënë tande ndë dhet; qe ku e ke tandenë.
26Edhe i zoti u përgjeq e i tha: Shërbëtuer i keq edhe i përtueshim, ti e dite se unë korr ku nukë mbolla, edhe mbëleth ku nukë shpërdava,
27duhei pra me vumë argjandinë t’em ndër turvezarët, edhe kur të vishiem unë, kishiem me marrë t’emenë bashkë me kamatënë.
28Mirrni pra prei ati tallantënë, edhe epnia ati qi ka dhetë tallanta.
29Sepse kuitdo qi ka, ka me i u dhanë, edhe ka me i tepruem, por prei kuido qi s’ka, edhe ate qi s’ka, edhe ate qi të ketë, ka me u marrë prei ati.
30Edhe shërbëtorin’ e pavëjefshim hidhnia nd’errësinë të përjashtëme, atie ka me qenë të qjamit’ edhe të dridhunit’ e dhambëvet.
31Edhe kur të vijë i bir’ i nieriut ndë laft të vet, edhe gjith’ engjujt’ e shenjtënueshim bashkë me atë, atëherë ka me ndenjunë ndë shkamp të laftit vet;
32edhe kanë me u mbëledhunë përpara ati gjithë kombetë, edhe ka me damë njianinë prei tietrit, sikurse bariu dan dhentë prei kedhavet;
33edhe ka me vumë dhentë prei së diathtësë vet, edhe kedhatë prei së rrëmaktësë.
34Atëherë mbëreti ka me u than’ atyneve qi rrinë prei së diathtësë vet: Eni, të bekuemit’ e t’im et, trashigoni mbëretëninë qi ashtë bamë gati për ju çë kur se ashtë ngrefunë bota,
35sepse pata uni, e më dhatë me ngranë; pata het, e më dhatë me pimë ujë; qesh i huej, e më muertë përmbrenda;
36i sveshun’, e me veshët; u sëmuna, e më vut’ ore; qeshë ndë burk, e erdhët tek unë.
37Atëherë të dreitëtë kanë me iu përgjegjunë, tue thanë: Zot, kurë të pam tue pasun’ uni, e të ushqyem? A tue pasunë het, e të dham me pimë ujë?
38Edhe kurë të pam të huej, e të muerm përmbrenda? A të sveshun’, e të veshëm?
39Edhe kurë të pam të sëmunë, a ndë burk, edhe erthmë te ti?
40Edhe mbëreti ka me u përgjegjunë, e ka me u than’ atyneve: Për të vërtet po u thom juve - Sado qi i batë njianit këtyne ma të vogjilëvet vëllazënavet mi, ma keni bamë mue.
41Atëherë ka me u than’ edhe atyneve qi rrinë prei së rrëmaktësë: Shkoni prei meje, të mallëkuemitë, ndë ziarrm të pasosunë, qi ashtë bamë gati për diallin’, edhe për engjujt’ e ati,
42sepse pata uni, e s’më dhatë me ngranë; pata het, e s’më dhatë me pimë ujë;
43qesh i huej, e s’me muertë përmbrenda; i sveshun’, e s’më veshët; i sëmunë, edhe ndë burk, e s’më vutë ore.
44Atëherë kanë me iu përgjegjun’ edhe ata, tue thanë: Zot, kurë të pam tue pasun’ uni, a tue pasunë het, a të huej, a të sveshun’, a të sëmunë, a ndë burk, edhe nukë të shërbyem?
45Atëherë ka me iu përgjegjun’ atyneve, tue thanë: Për të vërtet po u thom juve - Sado qi nuk’ i batë njianit këtyne ma të vogjilëvet, as mue nukë ma batë.
46Edhe ata kanë me shkuem ndë mundim të pasosunë; edhe të dreitëtë ndë jetë të pa-sosëme.

Currently Selected:

MATTHEUT 25: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in