MATTHEUT 27
27
KAPTINA XXVII.
1Edhe si u ba mëngjesie, gjithë Krye-priftënit’ edhe pleqt’ e popullit dhan’ e muernë këshille kundrë Iesuit, për me e vramë.
2Edhe si e lidhnë, e prunë, edhe e dhanë ndër duer të Pontiut Pilatit guvernatorit.
3Atëherë kur pa Iuda, ai qi e trathtoi, se u gjukue për vdekë, u pendue, edhe këtheu tri-dhet’ argjandatë te Krye-priftënit’ edhe te pleqtë,
4tue thanë: Fëjeva qi dhashë ndër duer gjak të pafaj. Edhe ata thanë: Ç’gaile kena na? Ti ke për ta pamë.
5Edhe ai hodhi argjandatë ndë tempull, e iku; edhe voiti, e vuer vetëhenë.
6Edhe Krye-priftënitë si muernë argjandatë, thanë: Nuk’ asht’ e udhësë me i vumë ndë kurbana, sepse janë nder gjaku.
7Edhe si dhan’ e muernë këshille, blen’ arën’ e tiegullarit me ato, për me vorruem të huejtë.
8Përandai ajo arë u queitë Arë gjaku, deri mbë ditë të sotshime.
9Atëherë u mbush qish ashtë thanë prei anësë profetit Ieremi, qi tha: “Edhe muernë tri-dhet’ argjandatë, nderin’ e të përnderumit, të cillin’ e përnderuenë prei të bijsh Israelit;
10edhe i dhanë nd’arë të tiegullarit, sikurse më urdhënoi Zoti”.
11Edhe Iesui ndeiti përpara guvernatorit, edhe guvernatori e pyeti, tue thanë: Ti je mbëret’ i Iudevet? Edhe Iesui i tha: Ti po thue.
12Edhe ai kur përflitei prei Krye-priftënavet edhe prei pleqvet, nukë përgjegjei aspak.
13Atëherë Pilati i thotë: Nukë ndëgjon sa bajnë deshmi kundrë teje?
14Por ai s’iu përgjeq as mbë ndonji fjalë, kaqi sa guvernatori mërekullohei fort.
15Edhe guvernatori kishte zakon për ditë feste me i lishuem gjindëjesë nji të lidhunë, cillinë të dojshin’ ata.
16Edhe atëherë kishinë nji të lidhunë me emënë, qi thohei Barabba.
17Edhe ata kur ishinë mbëledhunë, Pilati u tha atyneve: Cillinë doni me u lishuem juve? Barabbanë, apor Iesunë qi thohetë Krisht?
18Sepse e dinte, se e dhanë ndër duer prei zmirit.
19Edhe ai tue ndenjunë mbi shkamp të gjyqit, grueja e ati dërgoi tek ai, e tha: Ti mos i ban gja ati të dreitë, sepse sot hoqa shumë nd’andërrë për ate.
20Edhe Krye-priftënit’ edhe pleqt’ i mbushnë mendienë gjindëjesë me lypunë Barabbanë, edhe me prishunë Iesunë.
21Edhe guvernatori u përgjeq, e u tha atyneve: Cillinë doni prei kësi të dysh me u lishuem juve? Edhe ata thanë: Barabbanë.
22Pilati u thot’ atyneve: Qish do ta baj pra Iesunë qi thohetë Krisht? Të gjith’ i thonë: Le të kryqëzohetë.
23Edhe guvernatori tha: Përse, qish të keq ka bamë? Por ata bërtitshinë ma tepërë, tue thanë: Le të kryqëzohetë.
24Edhe Pilati si pa se s’qitei mbë krye aspak, por ma tepërë të përziem bahetë, muer ujë, e lau duertë përpara gjindëjesë, tue thanë: Jam pa faj prei gjakut këti të dreiti; ju keni për ta pamë.
25Edhe gjithë populli u përgjeq, e tha: Gjaku i ati qoftë mbi ne, edhe mbi bijt t’anë.
26Atëherë u lishoi atyneve Barabbanë, edhe mbassi rrafi me tërfurk Iesunë, e dha ndër duer për me u kryqëzuem.
27Atëherë ushtëtorët’ e guvernatorit muernë me vetëhe Iesunë ndë shtëpi të guvernatorit, edhe mbëlothnë mbi atë gjithë tubën’ e ushtëtorëvet.
28Edhe e sveshnë, e i veshnë nji kllamidë të kuqe.
29Edhe gërshetuenë nji kunorë ferrash, e ia vunë mbi kryet t’ati, edhe i dhanë nji kallam ndë dorë të diathtë; edhe ranë ndë gjunjë përpara ati, e luejshinë me atë, tue thanë: Falemi, Mbëret’ i Iudevet.
30Edhe si e pështynë, muernë kallamin’ edhe i bijshinë ndë kryet.
31Edhe mbassi lueitnë me atë, i sveshnë kllamidën’ edhe i veshnë petkat’ e ati, edhe e prunë për me e kryqëzuem.
32Edhe tue dalë, gjetnë nji nieri Kyreneas, qi e kishte emninë Simon; këte e zun’ angari qi të ngrejë kryqin’ e ati.
33Edhe kur erthnë ndë nji vend, qi thohetë Golgotha, ai ashtë qi thohetë Vend i kresë,
34i dhanë me pim’ uthëllë përziem bashkë me t’amëlth, por ai si e vuni ndë buzë, nukë deshi me pimë.
35Edhe si e kryqëzuenë, shtinë shortë, e danë petkat’ e ati, qi të mbushetë qish ashtë thanë prei profetit: “Danë petkat’ e mia mbë vetëhen’ e atyneve, edhe shtinë shortë mbi petkunë t’em”.
36Edhe tue ndenjunë ruejshin’ ate atie.
37Edhe vunë sipër mbi kryet t’ati punën’ e ati shkruem: KYI ASHT’ IESUI MBËRETI I IUDEVET.
38Atëherë kryqëzohenë bashkë me ate dy kursarë, nji prei së diathtet, edhe nji prei së rrëmaktet.
39Edhe ata qi shkojshinë për-anë nemshin’ ate, tue tundunë krenët’ e vet,
40e tue thanë: Ti qi prish tempullin’, edhe e ndërton për tri ditt, shpëto vetëhenë tande, ndë je i Bir’ i Perëndisë, sdryp prei kryqit.
41Kështu edhe Krye-priftënitë tue lueitunë bashkë me Shkruisit edhe me pleqt, thoshinë:
42Të tierë shpëtoi, vetëvetëhenë nukë mundetë me e shpëtuem. Nd’ashtë mbëret’ i Israelit, le të sdrypi tashti prei kryqit, edhe kena me i besuem.
43Mbahei mbë Perëndinë; le ta shpëtojë tashti, ndë e dashtë, sepse tha, se: Jam Bir Perëndie. -
44Ashtu edhe kursarëtë qi ishinë kryqëzuem bashkë me ate e shajshinë.
45Edhe çë prei orësë gjashtë u ba nji errësinë mbë gjithë dhenë, deri mbë nand’orë.
46Edhe mbë të nandën’ orë Iesui bërtiti me za të math, tue thanë: “Eli, Eli, lama sabahthani?”, qi do me thanë: “Perëndia em, Perëndia em, përse më lishove prei duersh?”
47Edhe disa prei asish qi ishin’ atie, kur ndëgjuenë, thanë, se: Kyi po thërret Elinë.
48Edhe përnjiherë u tuerr nji prei asish, edhe muer nji shpuzë, edhe e mbushi me uthëll, edhe e vuni mbë nji kallam, e i nepte me pimë.
49Edhe të tierë thoshinë: Leni të shofimë, ndë qoftë se vien Elia me e shpëtuem.
50Edhe Iesui për-së-ri bërtiti me za të math, e dha shpirtinë.
51Edhe qe kurtina e tempullit tek u ça mbë dy prei së naltit deri poshtë; edhe dheu u tund, edhe gurëtë plasnë.
52Edhe vorret’ u hapnë, edhe shumë korpëna prei asi shenjtënash qi kishinë vdekun’ u ngjallnë,
53edhe duelnë prei vorresh, mbas të ngjallunit ati, e hynë ndë shenjtinë qytet, edhe u duknë mbë shumë vetë.
54Edhe urdhën-qindësi, edhe ata qi ishinë bashkë me atë tue rueitunë Iesunë, kur panë tërmetin’ edhe se qish u banë, u frikuenë fort, e thanë: Për të vërtet kyi paska qenë Bir Perëndie.
55Edhe atie ishinë shumë gra tue vum’ ore prei së largut, të cillat e kishinë marrë mbrapa Iesunë prei Galilesë, tue i shërbyem;
56ndër ato ishte Maria Magdalena, edhe Maria e ama Iakobit edhe Ioseut, edhe e ama të bijvet Zebedeut.
57Edhe si u ngrys, erdhi nji nieri i pasunë prei Arimathesë, qi e kishte emninë Iosef, qi edhe ai vetë kishtë pasë qenë dishepull’ i Iesuit;
58kyi voiti për-anë Pilatit, e lypi korpin’ e Iesuit. Atëherë Pilati urdhënoi me iu dhanë korpi.
59Edhe Iosefi si muer korpinë, e mpshtuell me pëlhurë të pastër,
60edhe e vuni ndë vorr të vet të rinë, qi e kishte gërmihunë ndë shkamp të gurit; edhe si rrokulloi nji gur të math ndë derët të vorrit, iku.
61Edhe atie ishte Maria Magdalena, edhe Maria tietër, tue ndenjunë kundruell vorrit.
62Edhe ndë të nesërmenë, qi ashtë mbas të prendesë, u mbëlothnë Krye-priftënit’ edhe Fariseitë te Pilati,
63tue thanë: Zot, na u kujtue, se ai gënjeshtari tha, kur qe i gjallë, se: Mbas tri ditsh kam me u ngjallë.
64Urdhëno pra të ruhetë vorri deri mbë të tretënë ditë, se mos vinë dishepujt’ e ati natënë, edhe e viedhinë, edhe i thonë popullit, se: U ngjall prei së vdekunish, edhe ka me qen’ e mbrapmeja gënjeshtrë, ma e keqe se e para.
65Edhe Pilati u tha atyneve: Keni rueitësa, shkoni, e siguronia si ta dini.
66Edhe ata voitnë, e siguruenë vorrinë, tue bulosunë gurinë bashkë me rueitësat.
Currently Selected:
MATTHEUT 27: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: