MARKUT 9
9
KAPTINA IX.
1Ende u thoshte atyne: Me të vërtet po u thom juve, se janë disa prei këtyneve qi rrinë këtu, qi s’kanë me ngranë vdekë, ngjer sa të shofinë mbëretënin’ e Perëndisë ardhunë me fuqi.
2Ende mbas gjashtë ditsh Iesui merr me vetëhe Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionnin’, ende i hypën vetëmë mbë nji mal të naltë veç-anë; ende ndërroi fytyrën’ e vet përpara atyne.
3Ende petkat’ e ati u banë të ndrituna e të bardha tepërë, posi bora, këso-faret qi as ai qi lan petkatë mbi dhet s’mundetë me i sbardhunë.
4Ende u duk mb’ata Elia bashkë me Moisenë, ende ishinë tue folunë bashkë me Iesunë.
5Ende Pietri u përgjeq, e i tha Iesuit: Mieshtër, mirë ashtë të jemi na këtu; ende le të bajmë tri tenda, nji për tyi, ende nji për Moisenë, ende nji për Elinë.
6Sepse s’dinte se qish me folunë, sepse ishinë tremunë.
7Ende i mbuloi nji re, ende erdhi nji za prei resë, tue thanë: Kyi ashtë biri em i dashumi; ati i ndëgjoni.
8Ende befas, kur vun’ ore rreth, s’panë ma askend, po Iesunë vetëmë bashkë me ata.
9Ende ata tue sdripunë prei malit, i porositi mos me i diftumë askuit sa panë, veç kur të ngjalletë prei së vdekunish i bir’ i nieriut.
10Ende ata e ruitnë fjalënë ndër vetëhe, tue u ngranë me fjalë njiani me tietrinë: Qish ashtë këjo e ngjallëme prei së vdekunish.
11Ende pysin’ ate, tue thanë: Përse thonë Shkruisitë, se duhetë me ardhunë ma përpara Elia?
12Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Elia vien ma përpara, ende ve mbë vend të gjitha punëtë; ende se si ashtë shkrumë për të birin’ e nieriut, se duhetë me hekunë shumë, ende se s’do ta kenë për gja.
13Po unë po u thom juve, se ende Elia erdhi, ende i banë sa deshnë, sikundrë ashtë shkrumë për ate.
14Ende kur erdhi ke dishepujt, pa shumë gjindeje rreth atyne, ende Shkruisitë tue u ngranë me fjalë bashkë me ata.
15Ende përnjiherë gjithë gjindëja kur pan’ ate, u habitnë, ende tue nxitumë, e përshëndetshinë.
16Ende ai pyeti Shkruisitë: Ç’haheni me fjalë bashkë me ata?
17Ende nji prei gjindëjes’ u përgjeq, e tha: Mieshtër, pruna t’em-bir ke ti, qi ka shpirt të pagojë;
18ende kudo ta zajë, e shkund, ende shkumon, e ngërcëllon dhambët’ e vet, ende thahetë; ende u thashë dishepujvet tu për me e nxierrë, po s’muftnë.
19Ende ai u përgjeq, e tha: O bres i pabesë, ngjer kur do të jemi bashkë me ju? Ngjer kur do t’u duroj juve? Bini ate ke unë.
20Ende e prunë ke ai; ende kur pa ate, përnjiherë shpirti e shqeu; ende ra për dhe, e tërhiqei barkas tue shkumumë.
21Ende ai pyti të i atin’ e ati: Sa kohë ka çë kur se i gjau këjo? Ende ai tha: Çë kur se ishte çun i vogëlë.
22Ende shumë herë e hodhi ende ndë ziarrm, ende nd’ujëna, për me u humbunë; po ndë mufsh me bamë gja, le të dhimbetë për ne, e na ndimo.
23Ende Iesui i tha këte: Ndë mufsh me mbesumë, të gjitha mundenë me u bamë mb’ate qi beson.
24Ende përnjiherë i ati çunit vogëlë thërriti me lot, tue thanë: Zot, mbesoj; ndimoi pa-besënisë s’eme.
25Ende Iesui kur pa se po mbëlidhei gjindëja, qirtoi shpirtin’ e ndytë, tue thanë: Shpirt i pagojë ende shurth unë të urdhënoj dil prei ati, ende mos hyjsh ma ke ai.
26Ende ai tue bërtitun’ e tue shqym’ ate shumë, dul; ende u ba posi i vdekunë; kaqi sa shumë vetë thoshinë se vdiq.
27Ende Iesui e kapi për dore, ende e çoi; ende u ngrit.
28Ende kur hynë ndë shtëpit, dishepujt’ e ati e pysinë veç-anë: Përse nukë muftëm na me e nxierrë?
29Ende ai u tha atyne: Kyi komp diajsh s’mundetë me dalunë me tietër gja, veç me të falun’ e me agjinim.
30Ende si dulnë andej, shkojinë ndëpër Galile, ende s’donte me e marrë vesht kushi.
31Sepse mësonte dishepujt’ e vet, e u thoshte, se i bir’ i nieriut epetë ndër durë të nierëzëvet, ende kanë me e vramë; ende si të vritetë, ka me u ngjallë të tretënë ditë.
32Po ata nuk’ e merrinë vesht fjalënë, ende kishinë frikë me e pytunë.
33Ende erdhi ndë Kapernaum, ende kur hyni ndë shtëpit, pyste ata: Qish mendoheshitë mb’udhë ndër vetëhe?
34Po ata s’pëzajinë, sepse mb’udhë banë kuvend ndërmiet atyneve, cilli ashtë ma i math.
35Ende si ndejti, thirri të dy-mbë-dhitëtë, ende u tha: Kush të detë me qen’ i parë, ka me qen’ i mbrapmi të gjithëve, ende shërbëtor i të gjithëve.
36Ende mur nji çun të vogëlë, ende e qindroi ndë miedis t’atyneve; ende si e mur n’grykë, u tha atyne:
37Kush të presi nji të këtillë çunash të vogëlë mb’emënit t’em, ka pritunë mu; ende kush të presi mu, s’ka pritunë mu, po ate qi më ka dërgumë.
38Ende Gjionni iu përgjeq, tue thanë: Mieshtër, pam nji nieri qi nxir diaj mb’emënit tand, i cilli nukë na vien mbrapa; ende e ndalëm, sepse nukë na vien mbrapa.
39Por Iesui tha: Mos e ndalni, sepse askushi s’asht’ ai qi ban mërekulli mb’emënit t’em, ende do të mundetë përnjiherë me folunë keq për mu.
40Sepse ai qi nuk’ ashtë kundrë nesh, ashtë bashkë me ne.
41Ende ai qi t’u api juve nji potir ujë mb’emënit t’em, sepse jeni të Krishtit, me të vërtet po u thom juve, s’ka me e humbunë pagën’ e vet.
42Ende ai qi të shkandalizojë nji prei kësish ma të vogjilish qi më mbesojnë, ashtë ma mirë për atë, ndë iu lithtë nji gur mullini mbë qafë t’ati, ende të hidhetë ndë det.
43Ende ndë të shkandalizoftë dora jote, preje; ashtë ma mirë për tyi me hymë ndë jetët me nji dorë, se tue pasunë të dy durët, me shkumë ndë xhehenem, ndë ziarrm të pa-shumë,
44atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”.
45Ende ndë të shkandalizoftë kamba jote, preje, sepse ashtë ma mirë për tyi me hymë ndë jetët çal, se tue pasunë të dy kambëtë, me u hedhunë ndë xhehenem, ndë ziarrm të pa-shumë;
46atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”.
47Ende ndë të shkandalizoftë syni yt, nxire; ashtë ma mirë për tyi me hymë me nji sy, ndë mbëretënit të Perëndisë, se tue pasunë dy sy, me u hedhunë ndë xhehenem të ziarrmit,
48atie ku “krymbi i atyneve s’ka të mbarume, ende ziarrmi s’ka të shumë”.
49Sepse çdo nieri ka me u krypunë me ziarrm, ende çdo kurban ka me u krypunë me krypë.
50Krypa asht’ e mirë, po ndë u baftë krypa e pashëllishime, me se keni me e shëllimë? Kini krypë ndër vetëhe, ende kini paqtim njiani me tietrinë.
Currently Selected:
MARKUT 9: DHRGKK72
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: