YouVersion Logo
Search Icon

2 Korintasve 10

10
Pali mbron shërbesën
1Vetë unë, Pali, që qenkam i përulur kur gjendem përballë jush, por i guximshëm kur jam larg jush, ju bëj thirrje me butësinë e mirësinë e Krishtit 2dhe ju përgjëroj që kur të vij te ju, të mos më duhet të tregohem i guximshëm, kur të kundërshtoj me vendosmëri ata që mendojnë se ne veprojmë sipas dobësisë njerëzore. 3Megjithëse jemi njerëz, ne nuk luftojmë për gjërat njerëzore, 4sepse armët e luftës sonë nuk janë njerëzore, por kanë fuqinë e Perëndisë, me të cilën mund të shkatërrojmë fortesat. Ne shembim çdo arsyetim 5e çdo pengesë që ngrihen kundër njohjes së Perëndisë dhe çdo mendim e nënshtrojmë për t'iu bindur Krishtit. 6Kur të jetë përsosur bindja juaj, ne do të jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje.
7Shikojini gjërat siç janë. Nëse dikush është i bindur se është i Krishtit, le ta mendojë edhe një herë këtë gjë, sepse sikurse ai është i Krishtit, ashtu jemi edhe ne. 8Edhe pse krenohem shumë me pushtetin që Zoti na e dha për t'ju ndihmuar të rriteni në besim e jo për t'ju shkatërruar, nuk ka pse të më vijë turp. 9Nuk dua të jap përshtypjen se kërkoj t'ju tremb me letrat e mia. 10Disa thonë: «Letrat e tij janë të ashpra e të forta, ndërsa kur është i pranishëm vetë, është i dobët dhe fjalët e tij lënë për të dëshiruar». 11Ai që mendon kështu, ta dijë mirë se, edhe kur të vijmë atje, do të jemi po ata që kemi shkruar këtë letër kur ishim larg jush.
12Ne nuk guxojmë të renditemi apo të krahasohemi me ata që lavdërojnë veten. Por ata janë të marrë kur marrin veten e tyre si masë për t'u krahasuar me njëri-tjetrin. 13Ndërsa ne nuk do të krenohemi tej mase, por do të krenohemi brenda fushës së veprimit që na ka caktuar Perëndia e që na ka sjellë deri te ju. 14Nuk do të krenoheshim kaq shumë, po të mos kishim ardhur te ju. Por ne kemi ardhur të parët për t'ju predikuar ungjillin e Krishtit.
15Ne nuk krenohemi tej mase me mundin e të tjerëve, por shpresojmë se, duke u rritur besimi juaj, do të zgjerohet shumë edhe fusha jonë e veprimit, 16që të mund ta shpallim ungjillin edhe më tej, pa u krenuar me punën e bërë në fushën e veprimit të dikujt tjetër.
17 Kush krenohet, të krenohet në Zotin. 18Në të vërtetë, i sprovuar është ai që e lavdëron Zoti e jo ai që lavdëron veten.

Currently Selected:

2 Korintasve 10: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in