YouVersion Logo
Search Icon

Hosea 6

6
Thirrje për pendesë
1«Ejani të kthehemi te Zoti,
se ai na copëtoi, por edhe do të na shërojë,
na goditi, por edhe do të na mjekojë.
2Pas dy ditëve do të na ngjallë,
ditën e tretë do të na ngrejë,
që para tij të jetojmë.
3Ta njohim e ta gjurmojmë Zotin,
se ardhja e tij është e sigurt porsi agimi.
Do të vijë te ne porsi shiu,
porsi rrebeshi që tokën ujit.
4Ç'të të bëj, o Efraim?
Ç'të të bëj, o Judë?
Besnikëria juaj si re mëngjesi,
porsi vesa që herët kalon.
5Ndaj i copëtova me anë të profetëve,
i vrava me fjalët e gojës sime
e gjyqi im si drita agon.
6Dëshiroj mëshirën e jo flijimin,
dijen e Perëndisë më shumë se flinë e shkrumbimit.
7Si Adami e shkelën besëlidhjen,
të pabesë u treguan atje.
8Gileadi është qytet keqbërës,
i njollosur me gjak.
9Mblidhen bashkë priftërinjtë,
si kusarët që presin në pritë,
vrasin rrugës për në Shekem
e kryejnë prapësi.
10Një gjë të tmerrshme pashë në shtëpinë e Izraelit,
atje kurvërohet Efraimi
e përdhoset Izraeli.
11Edhe për ty, o Judë,
koha e korrjes është caktuar.
Sa herë e përtërij popullin tim».

Currently Selected:

Hosea 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in