YouVersion Logo
Search Icon

Mikea 6

6
Gjyqi i Zotit
1«Dëgjoni, pra, ç'thotë Zoti:
ngrihu e dil në gjyq para maleve,
kodrat le ta dëgjojnë zërin tënd!
2Dëgjoni, o male,
e ju, o themele të paepura të tokës,
gjyqin që po bën Zoti,
se me popullin e tij po hahet,
Izraelin po padit.
3Ç'të bëra, o populli im?
Si të mërzita? Përgjigjmu!
4Të nxora nga dheu i Egjiptit,
nga shtëpia e skllavërisë të çlirova.
Para teje dërgova
Moisiun, Aronin e Mirjamën.
5O populli im, kujto ç'kurdisi Balaku, mbreti i Moabit,
ç'përgjigje i ktheu Balaami, biri i Beorit,
çfarë ndodhi mes Shitimit e Gilgalit,
që t'i mësosh veprat e drejta të Zotit.
6Si do t'i dal para Zotit
e të përulem para Perëndisë së tejlartë?
A t'i dal me fli shkrumbimi
a me viç motak?
7A do të kënaqet Zoti me mijëra desh
a me qindra mijëra përrenj vaji?
A t'i jap të parëlindurin për shkeljen time
a frytin e barkut për mëkatin tim?
8O njeri, ai ta tregoi çka është e mirë,
çka Zoti kërkon prej teje:
veç të veprosh drejt, të duash mirësinë
dhe të jesh i përulur me Perëndinë tënd.
9Zëri i Zotit kumbon në qytet.
I urti e druan emrin tënd.
Dëgjo, o fis e kuvend i qytetit#6.9 ose: dëgjojeni skeptrin dhe atë që e caktoi.
10A prapë#6.10 të tjerë: A mund ta duroj shtëpia e të mbrapshtit ka thesare të liga
dhe masa të rreme e të nëmura?
11A thua do t'i pranoj si të drejta
peshoret hileqare e peshat mashtruese?
12Të pasurit veprojnë plot dhunë,
banorët flasin rrena,
gjuhë gënjeshtare kanë në gojë.
13Ndaj të ndëshkova me sëmundje,
për mëkatet e tua të rrënova.
14Do të hash, por nuk do të ngihesh,
barkun zbrazët do ta kesh.
Do të ngresh gardhe#6.14 ose: do të vësh mënjanë, por gjë s'do të mbrosh,
çfarë shpëton, shpatës do t'ia jap.
15Do të mbjellësh, por nuk do të korrësh,
do të shtrydhësh ullinj, por s'do të vajosesh,
do të shtrydhësh rrush, por verë s'do të pish.
16Ju mbani rregullat e Omriut,
gjithë veprat e shtëpisë së Ahabit,
këshillat e tyre ju ndiqni.
Ndaj do të të shkatërroj,
banorët do të t'i turpëroj,
Ndëshkimin e popullit tim
do të bartni».

Currently Selected:

Mikea 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in