YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 11

11
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
Te Zoti kam gjetur strehë,
si mund të më thoni: «Ik maleve si zogu?».
2Ja, të paudhët e ngrehin harkun,
mbi kordhë vënë shigjetën,
që nëpër errësirë të gjuajnë
mbi ata që janë zemërdrejtë.
3Po të shemben themelet,
i drejti ç'mund të bëjë?
4 Zoti është në tempullin e tij të shenjtë,
Zoti e ka fronin në qiell,
sytë e tij vëzhgojnë,
qepallat e tij rrinë hapur mbi bijtë e njerëzve.
5 Zoti vë në provë të drejtin e të paudhin,
e urren atë që dëshiron dhunën.#11.5 ose: Zoti e vë në provë të drejtin, por e urren të paudhin dhe atë që dëshiron dhunën
6Mbi të paudhët do të lëshojë fatkeqësi, zjarr e squfur,
në kupë do të kenë për hise erë përvëluese.
7Se Zoti është i drejtë, ai e do drejtësinë.
I drejti do ta shohë fytyrën e tij.

Currently Selected:

Psalmet 11: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in