YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 142

142
1Himn i Davidit. Lutje që bëri kur ishte në shpellë.
2Me zërin tim i thërras Zotit,
me zërin tim i përgjërohem Zotit.
3Para tij do ta nxjerr rënkimin tim,
hidhërimin tim para tij do ta rrëfej.
4Kur më meket shpirti,
ti e njeh mirë udhën time.
Udhës ku po kaloj,
më kanë ngritur kurth.
5Hedh sytë djathtas e vështroj,
nuk ka asnjë të njohur,
nuk ka asnjë strehim për mua,
askush nuk kujdeset për jetën time.
6Atëherë të thirra ty, o Zot, e thashë:
«Ti je strehimi im,
ti je trashëgimia ime në tokën e të gjallëve».
7Dëgjoje mirë kujën time,
se shumë jam poshtëruar,
shpëtomë prej atyre që më përndjekin,
se janë më të fortë se unë.
8Nxirrmë prej burgut,
që ta përlëvdoj emrin tënd.
Të drejtët do të mblidhen rreth meje,
se ti do të më mbushësh me të mira.

Currently Selected:

Psalmet 142: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in