YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 21

21
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2O Zot, me fuqinë tënde gëzon mbreti,
sa shumë ngazëllen për shpëtimin tënd.
3Dëshirën e zemrës ia plotësove,
lutjen e buzëve të tij nuk e përbuze. selah
4Me bekime mirësie e prite,
mbi kokë i vure kurorë ari të kulluar.
5Të kërkoi jetë e ia dhe,
ditë të shumta në amshim.
6E madhe është lavdia e tij falë shpëtimit tënd,
me shkëlqim e madhështi e stolise atë.
7Ti i jep bekime përjetë,
e mbush me gëzimin e pranisë sate.
8Se mbreti ka besim te Zoti
dhe falë mirësisë së të Tejlartit nuk do të lëkundet.
9Dora jote do t'i kapë tërë armiqtë e tu,
e djathta jote do t'i zërë ata që të urrejnë.
10Do t'i hedhësh në furrën e zjarrit kur të shfaqesh,
Zoti do t'i përpijë tërë zemërim
e zjarri do t'i përlajë.
11Farën e tyre do ta zhbish nga dheu,
pasardhësit e tyre nga njerëzit.
12Kanë kurdisur ligësi kundër teje,
sajuan plane, por s'do t'ia dalin.
13Do t'i bësh të kthehen pas,
harkun do ta drejtosh kundër tyre.
14Ngrihu, o Zot, me fuqinë tënde,
do t'i këndojmë e do t'i thurim himne pushtetit tënd.

Currently Selected:

Psalmet 21: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in