Mateu 12
12
E shtuna
1Në atë kohë Jezusi përshkoi një të shtunë një hamalle gruni. Nxanësit e tij u ujtuen e filluen me këputë kallijtë e me hangër. 2Por, tue pa këtë gja, farisejtë i thanë: «Ja, nxanësit e tu bajnë çka nuk lejohet me ba të shtunën». 3Ai u tha: «A nuk e keni lexue çka bani Davidi kur pati uri, bashkë me ata që kishte me vete? 4Si hyni në shtëpinë e Hyut dhe hangri bukët e kushtimit, që nuk i lejohej t'i hante as ai, as ata që kishte me vete, por vetëm priftënt? 5Apo, nuk e keni lexue në ligj, se, të shtunën, priftënt në tempull e përdhosin të shtunën e janë të pafajshëm? 6Megjithatë, unë po ju them se këtu asht diçka ma e madhe se tempulli. 7Por, po ta dinit çka don me thanë përdëllimin dëshiroj e jo flinë, nuk do t'i kishit dënue të pafajshmit. 8Zot i të shtunës asht biri i njeriut».
Shërimi i të paralizuemit
9U shkëput prej andej dhe hyni në sinagogën e tyne. 10E, ja, një me një dorë të thame. Atëherë e pyetën e i thanë: «A lejohet të shtunën me shërue?», që ta paditnin. 11Por ai iu përgjigj: «Cili do të ishte ai njeri, nga ju, që, po të kishte një dele e po t'i binte kjo në pus, të shtunën, nuk do ta kapte e ta ngrente? 12Por, sa vlen një njeri kundrejt deles! Prandaj lejohet me veprue bukur të shtunën». 13Mandej i tha njeriut: «Shtrije dorën tande!». Ai e shtriu dhe iu përtëri, e shëndoshë si tjetra. 14Por farisejtë dolën jashtë e morën vendimin kundër tij, për me e vra.
Jezusi, shërbëtori i Hyut
15Kur Jezusi e mori vesh, u largue prej aty. Shumë turma shkuen mbas tij dhe ai i shëroi të gjithë ata 16dhe i urdhnoi të mos njoftonin kënd për të, 17që të plotësohej çka qe thanë prej Isaisë profet:
18 Ja shërbëroti im,
që e zgjodha,
i dashtuni im,
që ma ka kënaqë shpirtin.
Do të vej shpirtin tim mbi të
e gjykimin kombeve do t'ua shpallë.
19 Nuk do të grindet,
as do të bërtasë,
nuk do ta ndiejë kush në sheshe
zanin e tij.
20 Kallamin e lakuem nuk do ta thyejë
e fitilin tymues nuk do ta shkimë
derisa ta nxjerrë gjykimin me fitore
e kombet në të do të shpresojnë. 21
Jezusi dhe Beelzebuli
22Atëherë i sollën një të djallosun të verbët e memec dhe ai e shëroi memecin, kështuqë memeci mundte me folë e me pa. 23Mbarë turmat mahniteshin e thoshin: «A mos asht ky biri i Davidit?». 24Farisejtë, kur morën vesh, thanë: «Ky nuk i dëbon djajtë, veçse falë Beelzebulit, prijësit të djajve».
25Por, tue i ditë mendimet e tyne, ai u tha: «Çdo mbretni, e ndame ndër vete, shkretohet dhe asnjë qytet apo shtëpi, e ndame ndër vete, nuk do të qëndrojë. 26Prandaj, nëse Satani nxjerr Satanin, asht nda kundër vetes. Si do të qëndrojë, pra, mbretnia e tij? 27Nëse unë i nxjerr djajtë falë Beelzebulit, po bijtë tuej, falë të kujt i nxjerrin? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuej. 28Por, nëse unë i nxjerr djajtë falë Shpirtit të Hyut, atëherë ka mbërritë te ju mbretnia e Hyut. 29Ose, si mundet me hy dikush në shtëpinë e të fortit e me i rrëmbye plaçkat, nëse nuk e ka lidhë ma parë të fortin? Atëherë mundet me ia plaçkitë shtëpinë.
30Kus nuk asht me mue, asht kundër meje dhe, kush nuk mbledh me mue, shpërndan. 31Prandaj po ju them, çdo mëkat e blasfemi do t'u falet njerëzve, por blasfemia kundër Shpirtit të Shenjtë nuk ka me u falë. 32Kush flet ndonjë fjalë kundër birit të njeriut, do t'i falet, por kush flet kundër Shpirtit të Shenjtë, nuk do t'i falet as në këtë kohë, as në të ardhmen».
Pema dhe frytet
33«Ose e bani pemën të kandshme e fryti i saj asht i kandshëm, ose e bani pemën të çartun e fryti i saj asht i çartun. Se prej frytit njihet pema. 34Pjellë shlligash! Si mundni me folë gjana të mira, tue qenë të ligj. Goja flet çka gufon nga zemra. 35Njeriu i mirë, nga thesari i mirë, nxjerr të mira, ndërsa njeriu i lig, nga thesari i lig, nxjerr ligësi. 36Por, unë po ju them se çdo fjalë e kotë që thonë njerëzit, për atë fjalë do të përgjigjen në ditën e gjyqit. 37Se prej fjales sate do të shfajësohesh e prej fjalës sate do të dënohesh».
Shenja e Jonës
38Atëherë disa prej shkresarëve morën fjalën e i thanë: «Mësues, duem me pa një shenjtë prej teje». 39Por ai përgjigj e u tha: «Një brezni e ligë dhe besëthyeme kërkon një shenjë, por farë shenje nuk do t'i jepet, përveç shenjës së Jonës profet. 40Sikurse ndejti Jona në barkun e viganit ujor tri ditë e tri netë, ashtu do të rrijë biri i njeriut në zemrën e tokës tri ditë e tri netë. 41Burrat e Ninivës do të ngrihen në gjyq me këtë brez e do ta dënojnë, sepse ata u penduen falë kumtit të Jonës. Dhe, ja, ma shumë se Jona asht këtu. 42Mbretnesha e jugut do të ngrihet në gjyq me këtë brez e do ta dënojë, se ajo erdhi prej skajeve të dheut, me ndie urtinë e Solomonit. Dhe, ja, ma shumë se Solomoni asht këtu».
Kthimi i shpirtit të papastër
43«Kur shpirti i papastër del nga njeriu, endet nëpër vende të zhurituna, tue kërkue një vendpushim, por nuk e gjen. 44Atëherë thotë: "Do të kthehem te shtëpia ime, prej ku dola". Dhe, kur vjen, e gjen të lirueme, të dlirun e të stolisun. 45Mandej shkon e merr me vete shtatë shpirtna të tjerë ma të mbrapshtë se veten dhe hyjnë e zajnë vend aty. E fundja e atij njeriu bahet ma e keqe se fillimi. Kështu do të ndodhë edhe me këtë brezni të mbrapshtë».
Gjinia e Jezusit
46Ndërsa po u fliste turmave, ja, nana dhe vëllaznit e tij qëndronin përjashta, tue u orvatë me i folë. 47Dikush i tha: «Ja, nana jote e vëllaznit e tu qëndrojnë përjashta, tue u orvatë me të folë». 48Por ai ua ktheu e tha: «Kush asht nana ime e kush janë vëllaznit e mi?». 49Dhe zgjati dorën përmbi nxanësit e vet e tha: «Ja nana ime e vëllaznit e mi. 50Se, kushdo që kryen vullnetin e Atit tim, që asht në qiell, ai më asht vëlla e motër e nanë».
Currently Selected:
Mateu 12: DHRG
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania

: