YouVersion Logo
Search Icon

Eksodi 3:7-8

Eksodi 3:7-8 ALBB

Pastaj Zoti tha: "Sigurisht që e kam parë pikëllimin e popullit tim që ndodhet në Egjipt dhe e kam dëgjuar britmën e tij për shkak të shtypësve të tij, sepse i njoh vuajtjet e tij. Kështu zbrita për ta çliruar nga dora e egjiptasve dhe për ta çuar nga ky vend në një vend të mirë dhe të hapur, në një vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, në vendin ku ndodhen kanaanenjtë, hitenjtë, amorenjtë, perezenjtë, hivenjtë dhe jebusenjtë.