YouVersion Logo
Search Icon

Luka 4:9-12

Luka 4:9-12 ALBB

Pastaj e çoi në Jeruzalem, e vuri në majë të tempullit, në cep, dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë që këtej; sepse është shkruar: "Ai do t'u urdhërojë engjëjve të vet rreth teje të të ruajnë. Dhe ata do të të mbajnë mbi duart e tyre që këmba jote të mos ndeshë me asnjë gur"''. Dhe Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Është thënë: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.