YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 147

147
1Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.
2Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.
3Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.
4Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.
5I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarsia e tij.
6Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.
7Këndojini Zotit me falënderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,
8që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.
9Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.
10Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.
11Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
12Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.
13Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.
14Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.
15Dërgon mbi tokë urdhrin e tij, fjala e tij merr dheun.
16Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.
17Hedh breshrin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?
18Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.
19Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.
20Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

Currently Selected:

Psalmet 147: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in