YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 16

16
1Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.
2I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".
3Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.
4Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.
5Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.
6Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.
7Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.
8Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.
9Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,
10sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.
11Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.

Currently Selected:

Psalmet 16: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in