1
Luka 17:19
Bibla Shqip 1994
Dhe i tha atij: ''Çohu dhe shko; besimi yt të shëroi''.
Compare
Explore Luka 17:19
2
Luka 17:4
Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale''.
Explore Luka 17:4
3
Luka 17:15-16
Dhe një nga ata, si e pa se u shërua, u kthye mbrapa dhe përlëvdonte Perëndinë me zë të lartë. Dhe ra përmbys me fytyrë përtokë te këmbët e Jezusit, duke e falënderuar. Ky ishte samaritan.
Explore Luka 17:15-16
4
Luka 17:3
Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale.
Explore Luka 17:3
5
Luka 17:17
Jezusi atëherë filloi të thotë: ''A nuk u shëruan që të dhjetë? Ku janë nëntë të tjerët?
Explore Luka 17:17
6
Luka 17:6
Dhe Zoti tha: ''Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do të mund t'i thoshit këtij mani: "Shkulu me gjithë rrënjë dhe mbillu në det", dhe ai do t'ju bindej.
Explore Luka 17:6
7
Luka 17:33
Ai që do të kërkojë të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë, do ta shpëtojë.
Explore Luka 17:33
8
Luka 17:1-2
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Është e pamundur që të mos ndodhin skandale; por mjerë ai për faj të të cilit vijnë! Për të do të ishte më mirë t'i varnin në qafë një gur mulliri dhe ta hidhnin në det, se sa të skandalizojë një të vetëm nga këta të vegjël.
Explore Luka 17:1-2
9
Luka 17:26-27
Dhe, ashtu siç ndodhi në kohën e Noeut, ashtu do të ndodhë edhe në ditët e Birit të njeriut. Njerëzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditën kur Noeu hyri në arkë; dhe erdhi përmbytja dhe i zhduku të gjithë.
Explore Luka 17:26-27
Home
Bible
Plans
Videos