Ioanni 12
12
Krie e dimbëdhjetëtë
1Iisui dha më përpara gjashtë ditet së pashkësë erdhi ndë Vithani tek qe Llazari vdekurë më parë, që e pat ngjallturë nga varri.
2E i bënë atij atje gosti, e Martha shërben ndë mësallë, e Llazari qe një nga ata që rrijnë bashkë me të ndë mësallë.
3E Maria si mori një litrë miro të nxjerë nga Nardho të qëruarë e të shtrëjtë, leu këmbët’ e Iisuit, e ja fshiu këmbët’ e tij me leshëra të saj, e shtëpia u mbush nga mirodhia e mirosë.
4Thotë dha një nga mathitit’ e tij, Iudha i Simonit Iskarioti, ai që duaj ta paradhos atë.
5Pse nuk’ u shit këjo miro treqind dhinarë e t’ipejnë ndë të varfërë?
6E këtë e tha, jo sepse kish silloi për të varfërë, po sepse qe kusar e kish kuletënë, e mban ato që vijnë brënda.
7Thot’ adha Iisui: Lirie atë. Për ndë ditë të së kallturit sim ndë varr e ruajti ta bëjë këtë.
8Sepse të varfëritë kurdo me vetëhe tuaj i kini, po mua s’më kini kurdo.
9E mpsoi dha shumë turmë nga çifutë që ish mb’atë vënd, e erdhë jo për Iisunë vetëmë, po të shihnë edhe Llazarinë që e ngjalli nga të vdekuritë.
10E të parët’ e priftëret bënë kuvënd të vrisnë edhe Llazarinë.
11Sepse shumë nga çifutë për të par’ atë vijnë, e besoijnë nde Iisui.
12Të nesërmenë shumë turmë, që patn’ ardhurë ndë të krëmpte, si digjuanë që vjen Iisui ndë Ierusalim.
13Muarrë degat’ e hurmavet, e i duallë atij përpara, e thërrisnë: Osana, i bekuarë ai që vjen mbë ëmër të Zotit, mbreti i Israilit.
14E Iisui si gjeti një Kroç, ndënji mbi të, sikundr’ është shkruarë:
15Mos u trëmb, o bijë e Sionit. Ja, mbreti it vjen kaluar mbë një kroç të gomaresë.
16E mathitit’ e tij nuk’ i kupëtuanë këto herën’ e parë, po kur u nderua Iisui, ahere u kujtuanë që ato qenë shkruarë për atë, e këto i bënë atij.
17E turma që qe me atë martirisnë, që Llazarinë e thirri nga varri, e e ngjalli atë nga të vdekuritë.
18Pra andaj i dolli përpara atij turma, sepse digjoi që bëri ai këtë thavmë.
19E farisejtë thanë njeri me jatërinë: Shihni që nukë bëjmë gjë navet fare? Ja bota venë pas atij.
20E qenë ca Elinë nga ata që kishnë ardhurë të falishnë ndë të krëmpte.
21Këta dha ju qasnë Filippoit që qe nga Vithsaidhaja e Galileësë, e i lutejn’ atij, e i thoshnë: Zot, duamë të shohëmë Iisunë.
22Vjen Filippoi, e i thot’ Andhreasë, e pa Andhrea edhe Filippoi i thon’ Iisuit.
23Edhe Iisui ju përgjegj ature, e u thotë: Erdhi koha që të nderonetë i biri njeriut.
24Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos raftë mbë dhe koqia e grurit e të vdesë, ajo vetëmë mbetetë; ma ndë vdektë bën shumë koqe.
25Ai që do Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e ai që urren Shpirtin’ e tij ndë këtë dinia, do ta shpëtoj’ atë për jetë të pasosurë.
26Kush më shërben mua, le të vijë pas meje; e atje që jam unë, atje do të jetë edhe ai që shërben mua. E kush të më shërbejë mua, do ta nderojë atë babai.
27Ndashti Shpirti im m’ u drodh. E ç’të thom? O baba, shpëtomë nga kij sahat. Ma andaj arçë ndë këtë sahat.
28O baba, ndero ëmërinë tënd. Erdhi ahiere zë nga Qielli: Edhe e nderova edhe pagjene do ta nderoj.
29E turma që rrijn’ atje e që digjuanë, thoshnë se u bë gjëmim. Të tjerë thoshnë: Ëngjëll’ i foli atij.
30U përgjegj Iisui, e u thotë: Nuk’ u bë për mua kij zë, po për juvet.
31Ndashti është gjuq i kësaj diniasë. Ndashti arhondi i kësaj diniasë do të hidhetë jashtë.
32E unë kur të ngrihem lart nga dheu, gjithë do t’i heq pas vetiut.
33(E këtë e thosh për të shënuarë me çfarë vdekëjë do të vdis).
34Ju përgjegj atij turma: Navet digjuam nga nomi që Krishti rron jetë pas jetet. E qish thua ti, që duhetë të ngrihetë i biri i njeriut? Cili është kij i biri i njeriut?
35U thot’ adha ature Iisui: Akoma pakëzë kohë është me juvet drita. Ecëni ngjera sa keni dritë, të mos u zërë juvet erësira. E ai që ecën nd’erësirë, nukë di se ku vete.
36Ngjera sa kini dritënë, besoni mbë dritë, që të bëneni të bijt’ e dritësë. Këto tha Iisui e vate e u fsheh prej suresh.
37E ndonëse bëri kaqë thavmëra të mëdha ai përpara ature, nukë besuanë nde ai.
38Që të paguhetë fjala e profitit Isaiut, që pat thënë: Zot, kush besoi atë që digjoi nga nesh? E mbë cilinë është zbuluarë fuqia e Zotit?
39Pra andaj nukë mundnë të besoijnë, sepse pameta tha Isaiu:
40U verboi ature sitë e u gurëcoi zëmërënë, që të mos shohënë me si, e të mos digjojënë me zëmërë, e të kthenenë e t’i shëroj ata.
41Këto tha Isaiu kur pa nder’ e tij, e foli për të.
42Ndonëse edhe nga arhondëtë besuanë shumë nde ai, po nga frik’ e farisejet nuk’ e molloisnë, që të mos i nxirë jashtë nga Sinagoji.
43Sepse deshnë më tepër nder’ e njerëzet, se nder’ e Perndisë.
44E Iisui thirri më fort, e tha: Ai që beson mbë mua, nukë beson mbë mua, po mb’atë që më dërgoi mua.
45Edhe ai që sheh mua, sheh atë që më dërgoi mua.
46Unë arçë dritë ndë dinia, që kush të besojë mbë mua, të mos mbetetë ndë mes t’erësirësë.
47E cilido që të më digjojë fjalëtë e të mos besojë, unë nuk’ e gjukoj atë, sepse nuk’ arçë për të gjukuarë botënë, po për të sosurë botënë.
48Ai që shtie poshtë mua e nukë dheks fjalët’ e mia, ka kush ta gjukojë atë. Fjala ime që thaçë, ajo do ta gjukojë atë mbë ditë të pastajme.
49Se unë prej vetiut nukë thaçë gjë, po babai që më dërgoi mua, ai më porsiti mua ç’të thom, e ç’të kuvëndoj.
50E e di që porsi e tij është jet’ e pasosurë. Ato adha që thom unë, sikundrë më tha mua babai, ashtu ua thom.
सध्या निवडलेले:
Ioanni 12: ALTMK27
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.

: