YouVersion लोगो
सर्च आयकॉन

Ioanni 6

6
Krie e gjashtëtë
1Pasandaj vate Iisui përtej detit së Galileësë, domethënë të Tiveriadhësë.
2E i vin pas tij një turm’ e madhe, sepse shihnë thavmërat’ e tij që bën mbë të sëmurë.
3E hipi Iisui mbë një mal, e ndënji atje bashkë me mathitit’ e tij.
4E afëronte pashka, e krëmptia e çifutet.
5E si ngrijti sitë Iisui e pa që vin turm’ e madhe nde ai, i thotë Filippoit: Mbë ç’anë do të blejëmë bukë, që të hanë këta?
6(E këtë e thosh për të dhoqimasur’ atë, se ai e dij atë që duaj të bën).
7Ju përgjegj atij Filippoi: Diqind dhinarë bukë nukë sos për këta, që të marrë cilido nga një çikë.
8I thot’ atij një nga mathitit’ e tij, Andhreu, i vëllai i Simon Petrosë:
9Është këtu një djalë që ka pesë bukë të elpta, edhe di pishq. Po ç’janë këto ndë kaqë njerëz?
10E u thot’ Iisui: Porsitni njerëzitë të rrinë mbë dhe. E qe bar shumë mb’atë vënd. Ndëjnë dha njerëzitë që qenë ngjera pesë mijë.
11E Iisui mori bukëtë, e si efharistisi ua dha mathitivet, e mathitejtë ua ndanë ature që rrijnë; ashtu edhe nga pishqitë, sa duaj gjithëkush.
12E si u frinë, u thotë mathitivet së tij: Përmbëjidhni copatë që tepëruanë, të mos humbasë gjë.
13Edhe ata i mbëjuadhë, e mbushnë dimbëdhjetë kofina copëra nga të pesë bukët’ e elpta, që tepëruanë nga ata që hangrë.
14E njerëzitë si pan’ atë thavmë që bëri Iisui, thoshnë, se: Kij është me të vërteta ai profit që duaj të vin ndë botë.
15Ma Iisui si e njohu që do të vijnë ta mirrë atë me pahir, e ta bëijnë mbret, u shtëmëng pa ai ndë mal vetëmë.
16E kur u err, zbritnë mathitit’ e tij mbanë detit.
17E si hinë ndë varkë veijnë përtej detit ndë Kapernaum. E qe bërë ahiere erësirë e nukë pat vaturë mb’ata Iisui.
18E deti nakatosej, sepse frinte er’ e madhe.
19E si vanë ngjera mbë njëzet e pesë a tridhjetë stadhe, shohënë Iisunë që ecën mbi det, e që vin afër varkësë; e u frikuanë.
20Edhe ai u thot’ ature: Unë jam, mos u trëmbni.
21E ata deshnë ta mirrë atë ndë varkë, e atë çast u gjënd varka mbë dhe, mb’atë vënd që kishnë për të vaturë.
22E nesëret turma që kish mbeturë përtej detit, si pa që nuk’ ishte atje tjatër varkë, përveçme një që mbë të hinë mathitit’ e tij, edhe që nukë hiri edhe Iisui ndë varkë me mathitit’ e tij, po vetëmë mathitit’ e tij, vanë.
23Po erdhë të tjera varka nga Tiveriadha, afër vëndit tek kishnë ngrënë bukënë, kur efharistisi Zoti.
24Si panë dha turma që nuk’ ësht’ atje as Iisui, as mathitit’ e tij, hipnë edhe ata ndë varka, e erdhë ndë Kapernaum tuke kërkuarë Iisunë.
25E si e gjenë atë përtej detit, i than’ atij: Dhaskal, kur erdhe këtu?
26U përgjegj ature Iisui e u thotë: Vërtet, vërtet u thom juvet, më kërkoni mua jo sepse patë thavmëra, po sepse hëngrëtë nga bukëtë e u ngostë.
27Mos fitoni të ngrënëtë që shkon, po të ngrënëtë që duron ngjera ndë jetë të pasosurë, atë që do t’u apë juvet i biri njeriut, se mbë këtë vuri vulën’ e tij Babai Perndia.
28I than’ adha atij: Ç’të bëjëmë, që të punojëmë punërat’ e Perndisë?
29U përgjegj Iisui, e u thot’ ature: Këjo është pun’ e Perndisë, që të besoni nde ai që dërgoi ai.
30Po ata i than’ atij: Ç’thavmë bën ti adha, që të shohëmë e të besojëmë? Ç’bën ti?
31Baballarëtë tënë hangrë Manënë nd’erimi, sikundr’ është shkruarë: U dha ature të haijnë bukë nga Qielli.
32U thot’ ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, nuk’ ua dha juvet Moisiu bukënë prej Qiellit, po babai im u ep juvet bukën’ e vërtetë prej Qiellit.
33Sepse buk’ e Perndisë ësht’ ai që ka zbriturë nga Qielli, e ep të rruaritë ndë botë.
34Edhe ata i than’ atij: Zot, ëmna navet kurdo këtë bukë.
35Edhe Iisui u thot’ ature: Unë jam buk’ e jetësë. Ai që vjen tek meje, do të mos ketë u. Edhe ai që beson mbë mua do të mos ketë et kurrë.
36Po un’ u thaçë juvet, që edhe më patë mua, edhe nukë besoni.
37Gjith’ atë që më ep mua babai, tek meje do të vijë, e unë do të mos nxjer jashtë atë që vjen tek meje.
38Sepse zbrita nga Qielli, jo që të bëj atë që dua unë, po atë që do ai që më ka dërguarë.
39E këjo është thelim’ e babait që më ka dërguarë, që nga gjith’ ajo që më dha ai mua, të mos humbas gjë nga ajo, po ta ngjall atë ndë ditë të pastajme.
40E këjo është thelim’ e atij që më ka dërguarë mua, që cilido që sheh të birë e beson nde ai, të ketë jetën’ e pasosurë; e unë do ta ngjall atë ndë ditë të pastajme.
41E murmurisnë dha mbë të për këtë çifutë, sepse tha: Unë jam ajo bukë që zbriti nga Qielli.
42E thoshnë: Nuk’ është kij Iisui i biri Iosifit, që nevet këtij i dimë babanë edhe mëmënë? Qish thotë dha kij se: Kam zbriturë nga Qielli?
43U përgjegj adha Iisui, e u tha ature: Mos murmurisni njeri me jetërinë.
44Ndonjë nukë mund të vijë tek meje, ndë mos e heqtë atë babai që më ka dërguarë mua, e atë do të ngjall unë ndë ditë të pastajme.
45Është shkruarë ndë profitër: Do të jenë gjithë dhaskalepsurë nga Perndia. Cilido adha që të digjojë e të mpsojë nga babai vjen tek u.
46Jo se ka parë ndonjë babanë, përveçme ai që është nga Perndia. Kij e ka parë babanë.
47Vërtet, vërtet u thom juvet, ai që beson mbë mua, ka jetë të pasosurë.
48Unë jam buka e jetësë.
49Baballarëtë tuaj hangrë Manënë nd’erimi, e vdiqnë.
50Kij është buka që zbriti nga Qielli, që të mos vdesë ai që të hajë prej soe.
51Unë jam buka e gjallë që zbrita nga Qielli. Ai që të hajë nga këjo bukë, do të rrojë ndë jetë të pasosurë, e buka që do të ap unë, kurmi im është, që do ta ap unë për shpëtim të botësë.
52E çifutë grindeshinë njeri me jatërinë, e thoshnë: Qish mund kij të na apë nevet kurmin’ e tij të hamë?
53U thot’ adha ature Iisui: Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos hëngrëçi kurmn’ e birit së njeriut edhe të piji gjakn’ e tij, nukë keni jetë mbë vetëhe tuaj.
54Ai që ha kurmnë tim e që pi gjaknë tim, ka jetë të pasosurë, e unë do ta ngjall atë mbë ditë të pastajme.
55Sepse kurmi im me të vërteta është të ngrënë, edhe gjaku im me të vërteta është të pirë.
56Ai që ha kurmnë tim edhe pi gjaknë tim, mbetetë tek meje, edhe unë tek ai.
57Sikundrë më dërgoi mua ai babai që rron, edhe unë rroj për babanë. Ashtu edhe ai që të hajë mua, do të rrojë me anë time.
58Këjo ësht’ ajo bukë që zbriti nga Qielli, nukë do të jetë si e baballarëvet suaj, që hangrë Manënë, e vdiqnë. Ai që ha këtë bukë, do të rrojë jetë të pasosurë.
59Këto u tha ai kur dhidhakste ndë Sinaguaj të Kapernaumit.
60Andaj shumë nga mathitit’ e tij, si digjuanë, thanë: E ashprë është këjo fjalë. Kush mund t’i digjojë atij?
61E si njohu Iisui vetiut, që murmurisnë mathitit’ e tij për këtë, u thot’ ature: Për këtë skandhalisi juvet?
62E nd’është dha që të shihni të bir’ e njeriut që të hipëjë tek ish që përpara?
63Shpirti ësht’ ai që ep jetënë, kurmi nukë vëjen fare gjë. Fjalëtë që u thom unë juvet, janë Shpirt edhe jetë.
64Po janë ca nga juvet që nukë besojënë. Sepse Iisui e dij që krie herësë cilëtë jan’ ata që nukë besojënë edhe cili ish ai që duaj ta paradhos atë.
65E thosh: Andaj u thaçë juvet, se nukë mund të vijë njeri tek u, ndë mos i qoftë dhën’ atij nga babai im.
66Që ahiere e pastaje shumë nga mathitit’ e tij u hoqnë mbë të prapë, e nuk’ ecëijnë më me të bashkë.
67E andaj u tha të dimbëdhjetëvet Iisui: Mos doji edhe juvet të viji?
68E ju përgjegj atij Simon Petrua: Zot, nde cili të vemi? Ti ke fjalë të jetësë pasosurë.
69E nevet besuam, e njohm se ti je Krishti, i biri Perndisë gjallë.
70U përgjegj ature Iisui: Nuk’ u zgjodha unë juvet të dimbëdhjetë? E një nga juvet është djall.
71E u thosh Iudhënë të bir’ e Simonit Iskariotnë, se kij, që qe një nga të dimbëdhjetë, duaj ta prodhos atë.

सध्या निवडलेले:

Ioanni 6: ALTMK27

ठळक

सामायिक करा

कॉपी करा

None

तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन