GJIONNIT 5
5
KAPTINA V.
1Mbas këtyneve ishte festa e Iudevet; edhe Iesui hypi ndë Ierusalem.
2Edhe ndë Ierusalem, ngjat derësë dhenvet, ashtë nji banjë qi quhetë Hebraisht Bethesda, e cilla ka pesë kamare.
3Ndër këto dirgjei shumë shumicë të sëmunësh, të verbëtish, çalash, të thatësh, qi pritshinë me lueitun’ ujëtë.
4Sepse kohë mbë kohë sdrypte engjulli ndë banjët, edhe përzinte ujëtë; cilli të hynte pra ma përpara, mbas të përziemit ujit, bahei i shëndoshë prei çdo farë sëmunde qi hiqte.
5Edhe atie ishte nji nieri, qi ishte i sëmunë tri-dhet’ e tetë viet.
6Iesui kur pa këte se po dirgjei, edhe muer vesht se kishte shumë mot tashti, i thotë: Do me u bam’ i shëndoshë?
7I sëmuni i u përgjeq: Zot, s’kam nieri qi të më vejë ndë banjët, kur të përzihet’ ujëtë, sepse kur vij unë, sdryp përparë mejet tietër.
8Iesui i thotë: Çohu, ngre shtratinë tand, edhe ec.
9Edhe përnjiherë nieriu u ba i shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e vet, edhe ecëte. Edhe ate ditë ishte e shëtunë.
10Iudeitë pra i thoshin’ ati qi ishte shëndoshunë: Asht’ e shëtunë; nuk’ asht’ e udhësë të ngresh shtratinë.
11 Ai u përgjeq atyne: Ai qi më shëndoshi më tha - Ngre shtratinë tand, edhe ec.
12E pyetnë pra: Cilli asht’ ai nieri qi të tha - Ngre shtratinë tand, edhe ec?
13Por ai qi u shëndosh nukë dinte cilli ashtë, sepse Iesui u shtëmang, prei gjindëjesë qi ishte nd’ate vend.
14Mbasandai Iesui gjen ate ndë tempull, edhe i tha: Qe tek u banë i shëndoshë; mos ban faj ma, qi të mos të bahetë ndonji gja ma e keqe.
15Nieriu pra vote, edhe u dha za Iudevet, se ai qi e bani të shëndoshë ashtë Iesui.
16Edhe përandai Iudeitë ndiqshinë Iesunë, edhe kërkojshinë me e vramë, sepse bante këto për të shëtunë.
17Por Iesui u përgjeq atyne: Em atë punon qysh tashti, edhe unë punoj.
18Përandai Iudeitë ma tepërë kërkojshinë me e vramë, sepse jo veç të shëtunënë prishte, por edhe thoshte se Perëndia asht’ at’ i vet, bante vetëvetëhenë si nji-nji me Perëndinë.
19Iesui pra u përgjeq e u tha atyne: Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve - Biri s’mundetë me bamë asgja prei vetiut, ndë mos paft’ Atinë tue bamë ndonji gja, sepse ato qi ban ai, edhe Biri ban këto kështu.
20Sepse Ati do Birinë, edhe i difton gjith’ ato qi ban ai; edhe ka me i diftuem ma të mëdha punë se këto, qi të mërekulloheni ju.
21Sepse sikurse Ati ngjall të vdekunitë, edhe ep jetë; kështu edhe Biri u ep jetë atyneve qi do.
22Sepse Ati nukë gjukon askënd, por gjithë gjyqin’ ia dha Birit,
23qi të gjithë të nderojnë Birinë, sikurse nderojn’ Atinë. Ai qi nukë nderon Birinë, nuk nderon Atinë qi e ka dërguem.
24Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se ai qi ndëgjon fjalënë t’eme, edhe i beson ati qi më ka dërguem, ka jetë të pasosëme, edhe nukë vien mbë gjyq, por shkon prei vdekësë ndë jetët.
25Me të vërtet, me të vërtet po u thom juve, se vien nji orë, edhe tashti ashtë, të vdekunitë kur kanë me ndëgjuem zanin’ e të Birit Perëndisë; edhe ata qi ta ndëgjojnë kanë me rruem.
26Sepse sikurse Ati ka jetë ndë vetëvetëhet, kështu i dha edhe të Birit me pasunë jetë ndë vetëvetëhet,
27edhe i dha pushtet me bam’ edhe gjyq, sepse ashtë bir nieriu.
28Mos mërekullohi për këte, se vien nji orë, nd’ate gjith’ ata qi janë ndëpër vorret, kanë me ndëgjuem zanin’ e ati,
29edhe kanë me dalunë jashtë; ata qi kanë bamë të mira, për të ngjallunë jetë; edhe ata qi kanë punuem të këqia, për të ngjallunë gjyqi.
30Unë s’mundem me bam’ asgja prei vetiut; sikurse ndëgjoj kështu gjukoj; edhe gjyqi em asht’ i dreitë, sepse s’kërkoj dashuniminë t’em, por dashunimin’ e Atit qi më ka dërguem.
31Unë ndë deshmofsha për vetëhenë t’eme, deshmia eme nuk’ asht’ e vërtetë.
32Tietër asht’ ai qi deshmon për mue; edhe dij se deshmia qi deshmon për mue asht’ e vërtetë.
33Ju dërguetë te Gjionni, edhe ai deshmoi të vërtetënë,
34Edhe unë nuk’ e marr deshminë prei nieriut, por thom këto, qi të shpëtoni ju.
35Ai ishte kandili qi digjet’ e ban dritë; edhe ju deshët me u gëzuem për pak herë ndë dritët t’ati.
36Por un’ e kam deshminë ma të madhe se të Gjionnit, sepse ato punëtë qi më dha Ati me i mbaruem, ato punëtë qi baj unë deshmojnë për mue, se Ati me ka dërguem.
37Edhe ai Ati qi më dërgoi, ai bani deshmi për mue. As zanin’ e ati s’e keni ndëgjuem kurrë, as faqen’ e ati s’e keni pamë;
38edhe fjala e ati s’ka ndenjunë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni ati qi dërgoi ai.
39Ju vështroni shkronjatë, sepse ju kujtoni se gjeni jetë të pasosëme ndër ato; edhe ato janë qi deshmojnë për mue.
40Por s’doni me ardhunë tek unë, qi të keni jetë.
41Nukë marr laft prei nierëzish.
42Por u ngjofta juve se s’keni dashunin’ e Perëndisë ndë vetëhet tuei.
43Unë kam ardhunë mb’emënë të t’im-et, e nukë më pritni; ndë arthtë nji tietër mb’emënë të vet, keni me e pritunë.
44Si mundei me besuem ju qi merrni laft njiani prei tietrit, edhe nukë kërkoni laftinë qi ashtë prei të vetëmit Perëndi?
45Mos kujtoni se unë kam me u përfolunë juve tek Ati; ashtë kush u përflet juve, Moiseu qi ju shpëryetë mb’ate.
46Sepse ndë i besoishitë Moiseut, kishitë me besuem edhe mue, sepse ai shkroi për mue.
47Por ndë mos u besofshi shkronjavet ati, si keni me u besuem fjalëvet mia?
सध्या निवडलेले:
GJIONNIT 5: DHRGKK72
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: