YouVersion लोगो
सर्च आयकॉन

LUKËSË 21

21
KAPTINA XXI.
1Edhe çoi syt’ e pa të pasunitë qi hethshinë dhunëtiat’ e veta ndë kuti të limoshënësë.
2Pa edhe nji grue të vobekëtë tue hedhun’ atie dy të imëta.
3Edhe tha: Për të vërtet po u thom juve, se ajo grueja e ve edhe e vobekëtë hodhi ma shumë se të gjithë,
4sepse gjithë këta hothnë të dhunëtiat’ e Perëndisë prei të tepëruemit vet, por ajo hodhi gjithë gjanë qi pat prei të mangunit.
5Edhe disa kur thoshinë për tempullinë, se asht’ stolisunë me gurë të bukur’ e me dhunëtia, tha:
6Këto qi veni ore, kanë me ardhunë ditt, ndër ato s’ka me mbetunë gur përmbi gur, qi të mos rrëxohetë.
7Edhe e pyetnë, tue thanë: Mieshtër, kurë pra kanë me u bamë këto? Edhe ç’shenjë ka me qenunë kur të bahenë këto?
8Edhe ai tha: Shikoni të mos gënjeheni, sepse shumë vetë kanë me ardhunë mb’emënit t’em, tue thanë, se - Unë jam, edhe koha u afrue; mos shkoni pra mbrapa atyneve.
9Edhe kur të ndëgjoni luftëna e të përzieme, mos u frikoni, sepse këto duhenë me u bamë ma përpara, por nuk’ ashtë përnjiherë të mbaruemitë.
10Atëherë u thoshte atyne: Ka me u ngritunë komp kundrë kombi, edhe mbëretëni kundrë mbëretënie;
11edhe kanë me u bamë tërmetëna të mëdha vende mbë vende, edhe zia e sëmunda, edhe kanë me qenunë frika e shenjë të mëdha prei qiellit.
12Por para gjithë këtyneve kanë me vumë duert’ e veta mbi ju, edhe kanë me u ndiekun’, e me u dhanë ndër duer ndëpër përmbëledhëje e ndëpër burgje, tue u tërhekunë ndëpër mbëretëna e ndëpër guvernatorë për punë t’emënit t’em.
13Edhe këjo ka me u gjaitunë juve për deshmi.
14Veni pra ndë zemrat tueja, mos veni ndër mend përpara ç’fjalë me u dhan’ atyne,
15sepse unë kam me u dhanë juve gojë edhe dituni, qi s’do të mundenë me folunë kundrë, as me dalunë kundrë gjith’ anëmiqtë tuei.
16Edhe keni me u dhanë ndër duer edhe prei përintsh e prei vëllazënish e prei nierëzish tuei e prei miqsh; edhe kanë me vramë disa prei jush.
17Edhe keni me qenunë të marrë mëni prei së gjithësh për emninë t’em.
18Por as nji qime floku prei kresë tuei s’ka me hupunë.
19Me duriminë tuei keni me fituem shpirtënatë tuei.
20Edhe kur të shifni Ierusalemënë rrethuem prei ushtëriash, atëherë merrnia vesht se u afrue të shkretuemit’ e asai.
21Atëherë ata qi të jenë ndë Iude, le të ikinë ndëpër malet; edhe ata qi të jenë mbrenda nd’ate, le të dalinë jashtë; edhe ata qi të jenë ndëpër katunde, le të mos hyjnë mbrenda nd’ate.
22Sepse ato janë ditt shpagimi, për me u mbushunë gjith’ ato qi janë shkruem.
23Edhe mjer ato gra qi janë me barrë, e qi kanë foshnje për gjij nd’ato ditt! Sepse ka me qenunë shtrëngim i madh ndë dhet, edhe zemërim mbë këte popull.
24Edhe kanë me ranë ndëpër gojë të thikësë, edhe kanë me u skllavosunë ndëpër gjithë kombet; edhe Ierusalema ka me qenunë shkelunë prei kombesh, ngjysh sa të mbushenë kohat’ e kombevet.
25Edhe kanë me qenunë shenjë ndë diell, e ndë hanë, e ndë hyjt; edhe mbi dhet shtrëngim kombesh tue vramë mendienë; edhe ka me gjimuem deti edhe valëtë;
26nierëzëvet ka me u dalunë shpirti prei frikës’, e prei të pritunit të vështiravet qi vinë sipër botësë, sepse fuqiat’ e qillvet kanë me u tundunë.
27Edhe atëherë kanë me pamë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndë ret me fuqi e me laft të math.
28Edhe këto kur të fillojnë me u bamë, ngreni krenëtë tuei e shifni; sepse po afrohetë shpërblimi juei.
29Edhe u tha atyne nji parabullë: Shifni drun’ e fikut edhe gjithë drutë;
30tashti kur të çelinë, shifni e merrni vesht me vetëvetëhenë, se tashti të korrët’ ashtë ngjat.
31Kështu edhe ju, kur të shifni këto se bahenë, ta dini se mbëretënia e Perëndisë ashtë ngjat.
32Për të vërtet po u thom juve, se kyi bres s’ka me shkuem, ngjysh sa të bahenë të gjitha këto.
33Qielli edhe dheu kanë me shkuem, por fjalët’ e mia s’kanë me shkuem.
34Edhe veni ore vetëhenë tuei, se mos u randohenë zemëratë tueja prei kresë randë e prei të deitunit e prei gailesh jetësë, edhe të vijë përsipër jush befas ajo ditë,
35sepse porsi lak ka me ardhunë sipër gjith’ atyneve qi rrinë mbi faqen’ e gjithë dheut.
36Rrini qutë pra tue u lutunë mbë çdo kohë, qi të baheni të zotënitë për me ikunë prei gjith’ asosh qi kanë me u bamë, edhe të rrini përpara të birit nieriut.
37Edhe ditënë ai mësonte ndë tempull; edhe natënë dilte jashtë, e bunte ndë malt qi quhet’ i Ullivet.
38Edhe gjithë populli vinte çë me natie tek ai ndë tempull për me ndëgjuem ate.

सध्या निवडलेले:

LUKËSË 21: DHRGKK72

ठळक

सामायिक करा

कॉपी करा

None

तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन