MATTHEUT 16
16
KAPTINA XVI.
1Edhe erthnë përanë Fariseit’ e Saddukeitë, edhe tue ngam’ atë, lypshinë me i diftuem atyneve shenjë prei qiellit.
2Por ai u përgjeq, e u tha atyneve: Kur bahetë mbramie, thoni, se ka me u bamë Koh’ e mirë, sepse qielli asht’ i kuq.
3Edhe ndë mëngjes, se: Sot ka me u bamë dimënë, sepse qielli asht i kuq, e i vranëtë. Hipokritëna, faqen’ e qiellit dini me e ngjofunë; por shenjet’ e kohëvet nukë mundeni?
4Bres i keq edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë s’ka me iu dhanë, përveç shenjit profetit Iona. Edhe i la, e iku.
5Edhe dishepujt’ e ati si erthnë përtej, harruenë me marrë bukë.
6Edhe Iesui u tha atyneve: Shikoni, edhe kini kujdes prei brumit Farisevet e Saddukevet.
7Edhe ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë, se: Nukë muerm bukë.
8Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Qish mendoheni me vetevetëhenë, o besë-pakë, se nukë muertë bukë?
9Edhe s’po merrni vesht, as nukë kujtoni pesë bukët’ e katër mijëvet, edhe sa kofina muertë?
10As shtatë bukët’ e katër mijëvet, edhe sa shporta muertë?
11Qysh nukë merrni vesht, se nuk’ u thashë juve për bukë, me pasunë kujdes prei brumit Farisevet e Saddukevet?
12Atëherë e muerrnë vesht, se nukë tha më pasunë kujdes prei brumit bukësë, por prei mësimit Farisevet e Saddukevet.
13Edhe Iesui kur erdhi mb’anët e Kaisarisë Filippit, pyeste dishepujt’ e vet, tue thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam un’ i bir’ i nieriut?
14Edhe ata thanë: Disa thonë Gjionn Pagëzori, edhe të tierë Elia; edhe të tierë Ieremia, a nji prei profetënish.
15U thot’ atyneve: Por ju cilli thoni, se jam unë?
16Edhe Simon Pietri u përgjeq, e tha: Ti je Krishti, Bir’ i Perëndisë gjallë.
17Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: I lumunë je ti, Simon i bir’ i Ionait, sepse mish edhe gjak nukë ta sbuloi tyi këte, por em Atë qi ashtë ndë qillt.
18Edhe unë po të thom, se ti je Pietër (shkamp guri), edhe përmbi këte shkamp guri kam me ndërtuem kishinë t’eme; edhe dyert’ e ferrit s’kanë me pasunë fuqi kundrë asai.
19Edhe kam me të dhanë çelat’ e mbëretënisë qillvet; edhe qish të lidhish mbi dhet, ka me lidhunë ndë qillt, edhe qish të sgjidhish mbi dhet, ka me qenë sgjidhunë ndë qillt.
20Atëherë porositi dishepujt’ e vet, mos me i thanë kurkuit, se ashtë Iesu Krishti.
21Çë mb’atë herë Iesui filloi me u diftuem dishepujvet vet, se duhetë me votunë ndë Ierusalemë, edhe me hekunë shumë prei pleqsh, e prei Krye-priftënish, e prei Shkruisish, edhe me u vramë, edhe të tretënë ditë me u ngjallë.
22Atëherë Pietri e muer përanë vetëhesë mbë-nj-anë, e filloi me e qirtuem, tue thanë: Le të dhimbetë vetëheja, Zot, mos u baftë këjo te ti.
23Por ai u këthye, e i tha Pietrit: Ikë mbrapa meje, Satana, shkandull më je, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, por punët’ e nierëzëvet.
24Atëherë Iesui u tha dishepujvet vet: Ndë dashtë kushi me ardhunë mbrapa meje, le të mohojë vetëvetëhenë, edhe le të ngrejë kryqin’ e vet, edhe le të vijë mbas meje.
25Sepse ai qi të detë me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e bierrë; edhe ai qi të bierri jetën’ e vet për punë t’eme, ka me e gjetunë.
26Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, e të bierri shpirtin e vet? A çfarë gjaje ka me dhanë nieriu për me ndërruem shpirtin’ e vet?
27Sepse ka për me ardhun’ i bir’ i nieriut ndë laft të i Atit vet bashkë me engjujt e vet; edhe atëherë ka me ia paguem gjithë-se-cillit mbas punës’ ati.
28Për të vërtet po u thom juve, se janë disa prei atyneve qi rrinë këtu, të cilltë s’kanë me ngranë vdekë (s’kanë me vdekunë), deri sa të shofinë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndë mbëretënit të vet.
सध्या निवडलेले:
MATTHEUT 16: DHRGKK72
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: