MATTHEUT 21
21
KAPTINA XXI.
1Edhe kur u afruenë ndë Ierusalem, edhe erthnë ndë Bethfagi ndaj malin’ e Ullivet, atëherë Iesui dërgoi dy dishepuj,
2tue u than’ atyneve: Shkoni mb’atë katund qi ashtë kundruell jush, edhe përnjiherë keni me gjetunë nji gomare lidhunë, edhe nji polisht bashkë me atë; sgjidhni, e m’i bini.
3Edhe ndë u thashtë juve gja kush, keni me i thanë, se Zoti ka nevojë për ata; edhe përnjiherë ka me i dërguem.
4Edhe gjithë këjo u ba për me u mbushunë qish ashtë thanë prei profetit, qi thoshte:
5“Thoni të bijësë Sionit: Qe mbëreti yt te po vien te ti i butë, edhe hipunë mbi gomare, edhe polisht bir shtaze”.
6Edhe dishepujtë si votnë, edhe banë sikurse i urdhënoi Iesui,
7prunë gomaren’ edhe polishtinë, edhe vunë petkat’ e veta sipër atyneve, edhe e hipnë sipër atyneve.
8Edhe e shumëta e gjindëjesë shtruenë petkat’ e veta mb’udhë, edhe të tierë këputshinë dega drush, e i shtrojshinë mb’udhë.
9Edhe gjindëja qi shkojshinë përpara, edhe ata qi e merrshinë mbrapa bërtitshinë, tue thanë: Hosanna mbë të birin’ e Davidit; i bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit. Hosanna mbë të naltat.
10Edhe ai kur hyni ndë Ierusalem, u tund gjithë qyteti, tue thanë: Cilli ashtë kyi?
11Edhe gjindëja thoshinë: Kyi ashtë Iesui profeti, qi ashtë prei Nazaretit Galilesë.
12Edhe Iesui hyni ndë tempull të Perëndisë, edhe nxuer jashtë gjithë ata qi shitshin e blejshinë ndë tempull, edhe rrenoi truvezat’ e truvezarëvet, edhe shqembet’ e atyneve qi shitshinë pullumbatë.
13Edhe u thot’ atyneve: Ashtë shkruem: “Shtëpia eme ka me u queitunë shtëpi lutëje.”, por ju e batë “shpellë viedhësish”.
14Edhe erthnë përanë ati të verbët’ e të çalë ndë tempull; edhe i shëndoshi.
15Por Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë kur pan’ ato mërekullitë qi bani, edhe çunatë tue bërtitunë ndë tempull, e tue thanë: Hosanna mbë të birin’ e Davidit, u zemëruenë,
16edhe i thanë: Ndëgjon qish thonë këta? Edhe Iesui u thotë: Po, kurrë s’keni ndëgjuem - “Se prei gojësë foshnjevet edhe prei atyneve qi thithinë gji bane gati lavdim”?
17Edhe i la, e duel jashtë qytetit ndë Bethani, edhe mbeti natën’ atie.
18Edhe me nadie kur u këthye ndë qytet, i erdhi uni.
19Edhe kur pa nji dru fiku mb’udhë, erdhi mb’atë, por s’gjeti gja nd’atë, veç gjethe vetëmë, edhe i thotë: Mos u baftë ma pemë prei teje për gjithë jetënë. Edhe druja e fikut përnjiherë u tha.
20Edhe dishepujtë kur panë, u mërekulluenë, e thanë: Qysh u tha druja e fikut përnjiherë!
21Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Për të vërtet po u thom juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mendesh, jo veç këte të drusë fikut keni me bamë, por edhe këtij mali ndë i thançi: Ngreu edhe bier ndë det; ka me u bamë.
22Edhe gjithë sa të lypni ndë lutëjet, tue pasunë besë, keni me i marrë.
23Edhe kur erdhi ndër tempull, Krye-priftënit’ edhe pleqt’ e popullit i erthnë përanë atie ku mësonte, e thanë: Me çfar’ urdhëni ban këto? Edhe cilli ta ka dhanë këte urdhënë?
24Edhe Iesui u përgjeq, e u tha atyneve: Kam me u pyetunë juve edhe unë nji fjalë, ndë ma thançi, edhe unë kam me u thanë juve, me çfar’ urdhëni baj këto.
25Prei kah ishte pagëzimi i Gionnit? Prei qielli, a prei nierëzish? Edhe ata mendoheshinë me vetëhenë, tue thanë: Ndë thançim prei qielli, ka me thanë: Përse nuk’ i besuetë?
26Edhe ndë thançim prei nierëzish, drueim gjindëjenë, sepse gjith’ e kanë Gionninë për profet.
27Edhe iu përgjegjën Iesuit, e thanë: Nukë dimë. Edhe ai u tha atyneve: As unë s’u thom juve, me çfar’ urdhëni baj këto.
28Edhe qysh u duketë juve? Nji nieri kishte dy bij; edhe erdhi tek i pari, e i tha: Bir, shko sot, e puno ndë vesht t’em.
29Edhe ai u përgjeq, e tha: Nukë due; por mbasandai u pendue, e voiti.
30Edhe erdhi tek i dyti, e i tha ashtu. Edhe ai u përgjeq, e tha: Unë vete, Zot; edhe nukë voiti.
31Cilli prei të dysh i bani dashuniminë të i atit? I thonë: I pari. Iesui u thot’ atyneve: Për të vërtet po u thom juve, se publikanët’ edhe kurvatë shkojnë përpara jush ndë mbëretënit të Perëndisë.
32Sepse Gionni erdhi te ju nd’udhë dreitënie; edhe nuk’ i besuetë; por publikanët’ edhe kurvat’ i besuenë; edhe ju si patë, nuk’ u penduetë mbasandai për me i besuem.
33Ndëgjoni nji tietër parabullë. Nji nieri ishte zot shtëpie, i cilli mbuell nji vesht, edhe e thuri me garth, edhe gërmihi mb’atë nji gaviç, edhe ndërtoi nji pyrk, edhe e dha ndër bujq, edhe iku ndë dhe të huej.
34Edhe kur u afrue koha e pemëvet, dërgoi shërbëtorët’ e vet te bujqitë me marrë pemën’ e ati.
35Edhe bujqitë zunë shërbëtorët’ e ati, e njianin’ e rrafnë, e tietrin’ e vran’; e tietrin’ e gjueitnë me gur.
36Përsëri dërgoi të tierë shërbëtorë ma tepërë se te parëtë: por ua ban’ ashtu.
37Edhe mbasandai dërgoi të birin’ e vet tek ata, tue thanë, se: T’em bir kanë me e pasunë turp.
38Por bujqitë kur panë të birinë, thanë njiani tietrit: Kyi ashtë trashigimtari. Eni ta vrasim’, edhe të pushtojmë trashigimin’ e ati.
39Edhe si e zunë, e nxuernë jashtë veshtit, edhe e vranë.
40Kur të vijë pra i zoti veshtit, qish ka me u bam’ atyne bujqve?
41I thonë: Keq’ e ma keq ka me i prishunë; edhe veshtinë ka me ua dhanë të tierëve bujqve, të cilltë kanë me i dhanë pemëtë ndë kohë t’atyneve.
42Iesui u thot’ atyneve: Kurrë s’keni kënduem ndër shkronjat - “Ate gur qi s’e pëlqyen’ ata qi ndërtojnë, kyi u ba për krye kanti; prei Zotit u ba ajo, edhe asht’ e mërekullueshime ndër sytë t’anë?”
43Përandai po u thom juve, se mbëretënia e Perëndisë ka me u marrë prei jush, edhe ka me u dhanë mbë nji komp qi ban pemët’ e asai.
44Edhe ai qi të bierë përmbi këte gur, ka me u thërrmuem; edhe mbi atë qi të bierë, ka me e përsheshunë.
45Edhe Krye-priftënit’ edhe Fariseitë kur ndëgjuenë parabullat’ e ati, e muernë vesht se thotë për ata.
46Edhe kërkuenë me e zanë, por drojshinë gjindëjenë, sepse e kishinë për profet.
सध्या निवडलेले:
MATTHEUT 21: DHRGKK72
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: