MATTHEUT 23
23
KAPTINA XXIII.
1Atëherë Iesui u foli gjindëjesë, edhe dishepujvet vet,
2tue thanë: Shkruisit’ edhe Fariseitë kanë ndenjunë mbë shkamp të Moiseut.
3Gjithë sa t’u thonë juve pra me i rueitunë, rueni edhe bani; por mbas vepëravet atyneve mos bani, sepse thonë, edhe nukë bajnë.
4Sepse lidhinë barrë të randa qi nukë barenë, edhe i venë përmbi kraha të nierëzëvet; por me gishtin’ e vet nukë duenë me i lueitunë.
5Edhe gjithë vepërat’ e veta i bajnë për me i pamë nierëzitë; edhe sgjanojnë hiret’ e veta, edhe smadhojnë sqepet’ e petkavet veta,
6edhe duenë kryet’ e mësallësë ndëpër darkat, edhe vendet’ e para ndëpër synagogat,
7edhe të përshëndetunatë ndëpër tregjet, edhe me u queitunë prei nierëzish Rabbi, Rabbi.
8Por ju mos quhi Rabbi, sepse nji ashtë mieshtri juei, Krishti; edhe të gjithë ju jeni vëllazën.
9Edhe mos quhi atë mbi dhet, sepse nji asht’Ati juei, qi ashtë ndë qillt.
10As mos quhi mieshtra, sepse nji ashtë mieshtri juei, Krishti.
11Por ma i madhi prei jush, ka me qenë shërbëtori juei.
12Edhe kush të ngrejë vetëhenë, ka me u përvumë; edhe kush të përvejë vetëhenë, ka me u ngritunë.
13Por mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna, sepse mbyllni mbëretënin’ e qillvet përpara nierëzish; përse ju nukë hyni, nukë leni me hym’ as ata qi hyjnë.
14Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse hani shtëpiat’ e gravet veja, edhe këte e bani tue shtimë shkaik se bani urata të gjata; përandai keni me marrë ma tepërë mundim.
15Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse kërkoni detin’ edhe tokënë me bamë nji të këthyem; edhe si të bahetë, e bani të birin’ e xhehenemit dy fijsh ma tepërë se vetëhenë tuei.
16Mjertë ju, udhë-tërhekës të verbëtë! Qi thoni, se: Kush të bajë be për tempull, nuk’ ashtë gja; por kush të bajë be për ar të tempullit, bahetë detuer.
17Të marrë, edhe të verbëtë, sepse cilli ashtë ma i math’ ari, apor tempulli qi shenjtënon arinë?
18Edhe: Kush të bajë be për therorenë, nuk’ ashtë gja; por cilli të bajë be për dhunëtinë qi ashtë përmbi atë, bahetë detuer.
19Të marrë, edhe të verbëtë! Sepse cilla ashtë ma e madhe, dhunëtia apo theroreja qi shenjtënon dhunëtinë?
20Ai pra qi të bajë be për therore, ban be për ate, edhe për gjith’ ato qi janë sipër mb’ate.
21Edhe ai qi të bajë be për tempull, ban be për ate, edhe për atë qi rri nd’ate.
22Edhe ai qi ban be për qiell, ban be për shkamp të Perëndisë, edhe për atë qi rri sipër mb’ate.
23Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse nepni të dhetën’ e mendrës’, e maraqes’, e qiminonit, edhe keni lanë ma të randat’e ligjësë, gjyqin’ edhe përdëllimin’ edhe besënë: këto duhei me i bamë, edhe ato mos me i lanë.
24Udhë-tërhekës të verbëtë, qi shtrydhni mushkajënë, edhe kamillen’ e përpini.
25Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse qironi të përjashtëmen’ e potirit edhe të kupësë, edhe përmbrenda janë plot me rrëmbesa, e me të pambaituna vetëhenë.
26Farise i verbëtë, qiro ma përpara të përmbrendshëmen’ e potirit edhe të kupësë, për me u bam’ e qirutë edhe e përjashtëmeja e atyneve.
27Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse u përgjani vorrevet lyeme me këlqere, të cillatë përjashta dukenë të bukura, por përmbrenda janë plot me eshtëna të vdekunish, e me gjithë farë ndynësie.
28Kështu edhe ju përjashta dukeni të dreitë mbë nierëzit, por përmbrenda jeni plot me hipokrisi, e me paligjëni.
29Mjertë ju, Shkruisa edhe Farisei, hipokritëna! Sepse ndërtoni vorret’ e profetënavet, edhe stolisni monumentat’ e të dreitëvet.
30Edhe thoni: Ndë ishim ndë ditt t’atënavet t’anë, nukë do të ishim piesëtarë me ata ndë gjak të profetënavet.
31Kaqi sa bani deshmi për vetëhenë tuei, se jeni të bijt’ e atyneve qi vranë profetënitë.
32Mbushni edhe ju matësin’ e atënavet tuei.
33Gjarpij, këlysh nepërkash, qysh keni me ikunë prei mundimit xhehenemit?
34Përandai qe unë te kam me dërguem te ju profetëna, edhe të ditshuna, edhe shkruisa; edhe disa prei asish keni me i vram’ e me i kryqëzuem, edhe disa prei asish keni me i rrafunë ndëpër synagogat tueja, edhe keni me i përzanë prei qyteti mbë qytet;
35për me ardhunë mbë ju çdo gjak i dreitë, qi ashtë derdhunë mbi dhet, çë prei gjakut Abelit dreitë, deri mbë gjak të Zaharisë, të birit Barahisë, të cillin’ e vratë ndërmiet tempullit edhe theroresë.
36Për të vërtet po u thom juve, gjithë këto kanë me ardhunë përmbi këte bres.
37Ierusalemë, Ierusalemë, qi vret profetënitë, edhe rref me gurë ata qi janë dërguem te ti, sa herë desha me mbëledhunë bijt’ e tu, sikurse pula mbëleth zoqt’ e vet ndënë fletët, por nukë deshët!
38Qe shtëpia juei te po lihet’ e shkretë mbë ju.
39Sepse po u thom juve: S’keni me më pamë për mbaskëndai, deri sa të thoni - I bekuem asht’ ai qi vien mb’emënit të Zotit.
सध्या निवडलेले:
MATTHEUT 23: DHRGKK72
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: