MATTHEUT 9
9
KAPTINA IX.
1Edhe ai hyni ndë lundrët, e kapërceu, e erdhi ndë qytet të vet.
2Edhe qe tek i prunë nji ulok diergunë mbi shtrat; edhe Iesui si pa besën’ e atyneve, i tha ulogut: Merr zemër’, o bir; t’u falnë fajet’ e tua.
3Edhe qe disa prei Shkruisish thanë me vetëvetëhet, se: Kyi po truen.
4Edhe Iesui si pa mendimet’ e atyneve, tha: Përse mendoheni ju punë të këqia ndër zemërat tueja?
5Sepse qish ashtë ma kollai me thanë: T’u falnë fajet’ e tua; a por me thanë: Çohu, edhe ecë?
6Edhe qi ta dini se i bir’ i nieriut ka urdhënë mbi dhet me falë faje (atëherë i thot’ ulogut): Çohu, e ngre shtratinë tand, edhe shko ndë shtëpit tande.
7Edhe ai u çue, e shkoi ndë shtëpit të vet.
8Edhe kur panë gjindëja, u mërekulluenë, edhe lavduenë Perëndinë qi u dha kësi urdhëni nierëzëvet.
9Edhe Iesui, tue shkuem andej, pa nji nieri, qi i thoshinë Matthe, tue ndenjunë ndë duganë, edhe i thotë: Më merr mbrapa. Edhe ai u ngrit, e i vote mbrapa.
10Edhe kur po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit, qe tek erthnë shumë publikanë e fajtorë, edhe rrijshinë ndë mësallë bashkë me Iesun’ e me dishepujt e ati.
11Edhe Fariseitë kur panë, u thanë dishepujvet ati: Përse mieshtri juei ha e pi bashkë me publikanë e me fajtorë?
12Por Iesui kur ndëgjoi, u tha atyneve: Ata qi janë të shëndoshë s’kanë nevojë për miekës, por ata qi kanë keq.
13Edhe shkoni, e mësoni qish ashtë: “Due përdëllim, e jo kurban”, sepse s’kam ardhunë me thirrunë të dreitë ndë pendim, por fajtorë.
14Atëherë i vinë përanë dishepujt’ e Gjionnit, e i thonë: Përse na edhe Fariseitë agjinojmë shumë, por dishepujt’ e tu s’agjinojnë?
15Edhe Iesui u tha atyneve: A mundetë me mbaitunë zi ata qi thërrasinë për darsmë, deri sa të jetë dhandërri bashkë me ata? Por kanë me ardhunë ditt, kur të hiqetë dhandërri prei atyneve, edhe atëherë kanë me agjinuem.
16Edhe as kurkush s’ven arnë pëlhure të re mbi petk të vietërë, sepse heq të mbushëmit’ e vet prei petkut, edhe bahetë ma e keqe e shqyeme.
17Edhe as nukë venë venë të re ndë rrëshiqë të vietërë, sepse ndë vufshinë, rrëshiqatë shqyhen’, edhe vena derdhet, edhe rrëshiqatë hupenë, por venë venë të re ndë rrëshiqë të rij, edhe kështu qindrojnë të dyja.
18Ai tue folun’ atyneve këto, qe tek erdhi nji i parë, edhe adhuronte atë, e thoshte: Se eme bijë vdiq tashti, por eja, e venë dorënë tande mbi atë, edhe ka me rruem.
19Edhe Iesui u çue, e vote mbrapa ati, bashkë me dishepujt e vet.
20Edhe qe, nji grue, qi i rriethte gjak prei vetëhesë dy-mbë-dhetë viet, u afrue mbrapa, edhe preku sqepin’ e petkut ati,
21sepse thoshte me vetëvetëhenë, se: Veç ndë përkitsha petkun’ e ati, kam me u shëndoshunë.
22Edhe Iesui, kur u këthye, e pa atë, tha: Ki zemër’, o bijë, besa jote të shpëtoi. Edhe grueja u shpëtue çë mb’ate herë.
23Edhe Iesui mbassi erdhi ndë shtëpit të parit, edhe pa ata qi u bijshinë fejevet, edhe gjindëjenë tue bamë gjam,
24u thotë: Ikni, sepse vajza s’ka vdekunë, por po flen. Por ata qesheshinë për atë.
25Edhe gjindëja kur duel përjashta, hyni, edhe e kapi për dore, edhe vaiza u çue.
26Edhe kyi za duel ndëpër gjith’ atë dhe.
27Edhe Iesui tue ikun’ andej, i voitnë mbrapa dy të verbëtë, tue thirrun’ e tue thanë: Përdëllena, o bir’ i Davidit.
28Edhe ai kur erdhi ndë shtëpit’, i erthnë përanë të verbëtë; edhe Iesui u thot’ atyneve: Besoni ju, se mundem me bamë këte punë? Ata i thonë: Po, Zot.
29Atëherë preku syt’ e atyneve, tue thanë: U baftë mbë ju mbas besësë tuei.
30Edhe u çelnë syt’ e atyneve, edhe Iesui i porositi shtrëngueshim, e u tha: Shikoni mos e marri vesht kurkush.
31Por ata porsa duelnë, dhanë zaninë për ate ndëpër gjith’ ate dhe.
32Edhe ata si duelnë, qe tek i prunë nji nieri shurth të diallosunë.
33Edhe dialli si u nxuer, shurdhi foli, edhe gjindëja u mërekulluen’ e thanë, se askurrë ndonjiherë s’ashtë pamë kështu ndë Israel.
34Por Fariseitë thoshinë, se: Nxier djemënitë me anë të parit djemënavet.
35Edhe Iesui shkonte rreth gjithë qytetevet, e katundevet, tue mësuem ndëpër synagogat e atyneve, e tue predikuem ungjillin’ e mbëretënisë, e tue shëndoshunë çdo sëmundëje, e çdo lingatë ndë popull.
36Edhe kur pa gjindëjenë, iu dhimpt për ata, sepse ishinë lodhun’ e shpërdamë porsi dhentë qi s’kanë bari.
37Atëherë u thotë dishepujvet vet: Të korrët ashtë shumë, por punëtorëtë janë pak;
38lutuni pra të zotit të korrit për me nxierrë punëtorë për të korrët e vet.
सध्या निवडलेले:
MATTHEUT 9: DHRGKK72
ठळक
सामायिक करा
कॉपी करा
तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania

: