Mateu 2
2
Mbërritja e të urtëve
1Mbasi Jezusi u lind në Betlehem të Judesë, në kohën e mbretit Herod, ja, disa magjistarë nga lindja mbërritën në Jerusalem 2dhe pyetën: «Ku ndodhet mbreti i judejve, që ka lindë. Pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm me e adhurue». 3Kur mbreti herod mori vesh, u tremb ai e mbarë Jerusalemi me të. 4Bashkoi të gjithë kryepriftënt dhe shkrojsat e popullit, që të hulumtonin ku duhej të lindte Krishti. 5Ata i thanë: «Në Betlehem të Judesë. Kështu shkruen profeti:
6 E ti, Betlehem, truell i Judesë,
s'je kurrsesi ma i vogli ndër prijësit e Judës,
se prej teje do të dalë një prijës,
që do ta kullosë popullin tim, Izraelin».
7Atëherë Herodi, tinëz, thirri magjistarët dhe mori vesh prej tyne me hollësi kohën kur ishte dukë ylli. 8I nisi në Betlehem e u tha: «Shkoni e hetoni imtësisht për foshnjen. Sapo ta gjeni, më njoftoni, që të vij edhe unë me e adhurue». 9Ndigjuen mbretin e shkuen. Dhe, ja, ylli që kishin pa në lindje po u printe, derisa erdhi e u ndal sipër vendit ku ishte foshnja. 10Kur panë yllin, u banë shend e verë. 11Hynë në shtëpi dhe panë foshnjen me Marinë, nanën e tij. Atëherë u përkulën dhe e adhuruen. Hapen thesaret dhe i parashtruen dhurata: ar, kem e mirrë. 12Të joftuem në andërr mos me u kthye te Herodi, u larguen drejt vendit të tyne nëpër një tjetër rrugë.
Arratisja në Egjipt
13Mbasi u nisën, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e tij, shko në Egjipt e rri atje der kur të them unë. Herodi po e kërkon foshnjen për me e vra». 14Ai u çue, mori foshnjen me të amën që me natë dhe u largue për në Egjipt. 15Ndejti atje deri ku i erdhi fundi Herodit, që të plotësohej çka kje thanë prej Zotit me anë të Profetit: Prej Egjiptit e thirra tim bir.
Therja e foshnjeve
16Kur Herodi e kuptoi se magjistarët ishin tallë me të, u tërbue së tepri dhe nisi një dërgatë me vra të gjitha foshnjet dy vjeç e poshtë, në Betlehem e në të gjitha rrethinat e tij, në përkim me kohën që e dinte hollësisht prej magjistarëve. 17Atëherë u plotësue çka kje thanë prej Jeremisë profet:
18 Një za u ndie në Ramah,
vaj e gjamë e madhe.
Rakela vajton fëmijët e vet
e nuk don me u ngushëllue,
se nuk janë ma.
Kthimi nga Egjipti
19Kur Herodit i erdhi fundi, ja, një engjëll i Zotit iu duk në andërr Jozefit, në Egjipt, 20e i tha: «Çohu, merr foshnjen me nanën e saj dhe shko në Izrael. Ata që kërkonin t'ia merrnin shpirtin foshnjes kanë vdekë». 21Ai u çue, mori foshnjen me të amën dhe hyni në dheun e Izraelit. 22Kur ndigjoi se Arkelau mbretnonte në Jude në vend të atit të vet Herodit, drujti me shkue atje. Atëherë u njoftue në andërr me shkue në krahinën e Galilesë. 23Shkoi e banoi në qytetin e quejtun Nazaret, që të plotësohej çka kje thanë prej profetëve: «Do të thirret nazareas».
လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု
Mateu 2: DHRG
အေရာင္မွတ္ခ်က္
မၽွေဝရန္
ကူးယူ
မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania

: