1
Zanafilla 3:6
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
Dhe gruaja pa se pema ishte e mirë për t'u ngrënë, joshëse për syrin e tërheqëse, sepse jepte dijen. Ajo mori nga fryti i pemës, hëngri e i dha edhe burrit të saj që ishte me të. Hëngri edhe ai.
နှိုင်းယှဉ်
Zanafilla 3:6ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
2
Zanafilla 3:1
Gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha kafshët e egra që ZOTI Perëndi kishte bërë. Ai i tha gruas: «A ju ka thënë vërtet Perëndia të mos hani nga asnjë pemë e kopshtit?».
Zanafilla 3:1ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
3
Zanafilla 3:15
Armiqësi do të shtie mes teje e gruas, mes farës tënde e farës së saj që do të ta shtypë kokën, ndërsa ti do t'i plagosësh thembrën».
Zanafilla 3:15ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
4
Zanafilla 3:16
Gruas i tha: «Shumë dhimbje barre do të të jap e me mundim do t'i lindësh fëmijët. Burrin tënd do ta dëshirosh, por ai do të sundojë mbi ty».
Zanafilla 3:16ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
5
Zanafilla 3:19
Me djersën e ballit do ta nxjerrësh bukën e gojës derisa të kthehesh në dhe, se prej tij u nxore, pluhur je e në pluhur do të kthehesh».
Zanafilla 3:19ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
6
Zanafilla 3:17
Adamit i tha: «Meqë dëgjove gruan e hëngre nga pema që të urdhërova të mos hash, mallkuar qoftë toka për shkakun tënd! Me mund do të hash prej saj gjithë ditët e jetës sate.
Zanafilla 3:17ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
7
Zanafilla 3:11
Dhe ai tha: «Kush të tha se je lakuriq? A mos hëngre nga pema që të urdhërova të mos hash?».
Zanafilla 3:11ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
8
Zanafilla 3:24
E dëboi njeriun dhe në lindje të kopshtit të Edenit vendosi kerubët dhe një shpatë flakëruese që vringëllon për të ruajtur udhën për te pema e jetës.
Zanafilla 3:24ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
9
Zanafilla 3:20
Njeriu e quajti gruan Evë, se ajo ishte nëna e gjithë të gjallëve.
Zanafilla 3:20ရှာဖွေလေ့လာလိုက်ပါ။
ပင်မစာမျက်နှာ
သမ္မာကျမ်းစာ
အစီအစဉ်များ
ဗီဒီယိုများ